Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Në datën 7 tetor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës u zhvillua seanca e parë për një cështje gjyqësore, që në gjykatat shqiptare është trajtuar vetëm 2 herë gjatë këtyre 29 viteve tranzicion. Gazetari Gjergji Thanasi ka paditur për fyerje dhe shpifje një muxhahedin iranian (anëtar i së ashtuquajturës organizatë/kult MEK) të quajtur Behzad Saffari Dehkordi i biri i Mohammad-it dhe i Rezvan-es i lindur më 1961 në qytetin Esfahan të Iranit. Behzad-i, kur MEK-u strehohej në Irak nga diktatori Saddam Husejn kishte një dokument identifikimi (si bicim letërnjoftimi) me Nr. 468 dhe me numër kodi kombëtar: 1283574101. Kuptohet arkivat irakene janë mjaft të dëmtuara pas dy luftrash (1991 dhe 2003), pas vitesh të tëra lufte civile dhe një rebelimi të armatosur e të përgjakshëm terroristësh islamikë të DAESH-it të udhëhequr nga I ashtuquajturi Kalifi Al-Baghdati. Duhet t?u jemi jashtëzakonisht mirënjohës kolegëve irakenë për këtë info dhe disa dokumente të tjera autentike për iranianin tashmë apolid të quajtur Behzad.
Behzad Saffari duke u prezantuar si këshilltar ligjor i Muxhahedinëve Iranianë (MEK) në Shqipëri e ka akuzuar gazetarin shqiptar Thanasi si spiun të ulët të Iranit. Këtë akuzë e ka bërë me shkrim në një letër drejtuar z. Amund Djuve, kryeredaktor i gazetës norvegjeze Dagens Naeringsliv. Për më shumë mund të lexoni në linkun: https://www.ncr-iran.org/en/neës/iran-resistance/26246-the-letter-of-pmoi-s-legal-advisor-to-editor-of-chief-of-norwegian-dn. Akuzave të Behzad Saffari-t kundra gazetarit Thanasi i kanë bërë jehonë edhe eksponentë të tjerë të Muxhahedinëve Iranianë (MEK) rezidentë jashtë Shqipërisë si psh. një farë Rubin Katiaie, shkrimin e të cilit mund ta lexoni në këtë link: https://www.iranfocus.com/en/terrorism-mainmenu-31/33565-iran-launches-yet-another-misinformation-campaign-against-opposition. Akuzat e Saffarit kanë gjetur jehonë në një shkrim pa emër të publikuar në linkun në vazhdim: http://isjcommittee.com/2019/06/journalism-at-the-service-of-democracy-or-a-weapon-against-democracy/
Një iranian etnik resident në Norvegji i quajtur Parviz S. Khazai duke përsëritur ndër të tjera akuzat e Behzad Saffarit e ka etiketuar gazetarin Gjergji Thanasi si spiun të ulët iranian, të angazhuar në veprimtari spiunazhi kundra Moxhahedinëve të Popullit Iranian (MEK). Ai ka dërguar një letër proteste Ministrit të Drejtësisë së Mbretërisë së Norvegjisë Sh.T. Joran Kallmyr, ku sulmohet gazetari Thanasi si edhe gazetari norvegjez Eskil Engdal i Gazetës Dagens Naeringsvil. Shkrimi i plotë gjendet në këtë link: https://english.mojahedin.org/i/the-letter-ncri-rep-norways-justice-minister
Gazetari Gjergji Thanasi i ndjerë i fyer nga të tilla shpifje (sic u shpreh vetë ai për Gazetën Impakt) e paditi të quajturin Behzad Saffari në gjykatë për fyerje dhe shpifje duke kërkuar madje edhe dëmshpërblim për shkaktim dëmi jo pasuror. Seanca e parë e gjyqit ishte seancë paraprake, ku gjithsesi ra në sy që muxhahedinin Behzad Saffari mbrohej prej një nga avokatëve më të shquar e më të mirëpaguar të Tiranës z. Genc Gjokutaj.
Brenda ambienteve të ndërtesës së gjykatës, por jo në sallën e gjyqit u vu re prania e dy muxhahedinëve iranianë. Njëri prej tyre ishte Shahin Ghobadi (në foto është personi me këmishe në ngjyrë të kaltërt), që përsa i përket marëdhënieve me publikun luan në gjirin e muxhahedinëve iranianë (MEK) një rol të përafërt me atë të Endri Fugës në Kryeministri. Muxhahedini tjetër (në foto i veshur me xhaketë të zezë) quhet Baharm Hassanzadeh. Ky Hassanzadeh-ja ra nësy të gazetarëve të Durrësit për rolin e tij tepër aktiv, kur ata po mbulonin mediatikisht mbytjen në rezervuarin e fshatit Rrotull të muxhahedinit Malek Shara?i në qershor 2018. Të dy këta muxhahedinë u përpoqën të identifikojnë gazetarët, që ndoqën seancën gjyqësore si edhe mediat për të cilët punonin këta gazetarë. Ky Hassanzadeh-ja madje u shpjegoi gazetarëve me një shqipe të calë se MEK-u kishte miq në redaksitë e mediave, ku punonin gazetarët, që mbuluan seancën gjyqësore. Seanca tjetër e këtij gjyqi kaq të vecantë e me impakt transnacional (spiunazh në favor të Iranit SIC!) do të jetë në 26 tetor 2019./Gazeta Impakt
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tro...
Të tjera të dhëna kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e e ...
Rritet bilanci i viktimave në aksidentin tragjik të Shijakut...
Avokati i njohur i çështjeve të nxehta Maks Haxhia ka pësuar...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e stome në në fshat...
Marsida Qatja e cila u cilësua si “molla e sherrit” për vraj...
Zbardhet dëshmia e hallës së Marsida Qataj, në shtëpinë e të...
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane me aku...
Gjykata e Apelit ka rikthyer në detyrë ish-drejtoreshën e Ag...
Policia italiane ka arrestuar 3 shtetas shqiptarë të akuzuar...
Të tjera detaje vijojnë të zbardhen lidhur me ngjarjen e Kav...
Zbardhet dëshmia e Marsida Qatja, e cila u bë shkak për vras...
Një aksident ka ndodhur sot në rrugën e Dibrës në Tiranë ku ...
Ka reaguar për herë të parë kryebashkiaku i Vlorës, Dritan L...
Policia e Korçës ka finalizuar operacionin antikontrabandë t...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka zhvilluar ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elb...
Reforma në Drejtësi në vendin tonë, ngritja e institucioneve...
Marsida Qatja, 30 vjeçarja është “molla e sherrit” për ngjar...
Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e sotme në qytet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...