“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
11 shtatori i vitit 2001 do të mbahet mend gjatë në mendjen e njerëzve për shkak të sulmit terrorist mbi dy kullat binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga ajo ditë sot shënohen plotë 18 vite. Mijëra njerëz panë nga televizorët e tyre anembanë globit skenat apokaliptike që u zhvilluan në një prej qendrave më të rëndësishme ekonomike të botës perëndimore.
Gjithçka nisi me rrëmbimin e katër aeroplanëve nga terroristë të Al Qaeda-s. Në orën 8:46 të mëngjesit, njëri prej tyre u përplas me kullën veriore të qendrës së madhe tregtare në New York, duke krijuar një çarje të thellë të ndërtesës.
17 minuta më vonë një aeroplan tjetër pasagjerësh përplasi kullën jugore, duke krijuar një lëmsh të madh zjarri.
11 shtatori është cilësuar edhe si ngjarja që ndryshoi botën, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona.
Viktimat në kullat binjake ishin 2 752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.
Fitorja në të ashtuquajturën ?luftë kundër terrorizmit? mbetet gjithsesi disi e turbullt. Zinxhiri i ngjarjeve që pasuan tragjedinë, është larg fundit të kënaqshëm. Në nëntor të vitit 2001, Shtetet e Bashkuara, me sulme të furishme, larguan lëvizjen talebane nga pushteti në Afganistan, por ajo duket të jetë rigjallëruar përsëri.
Në Irak, ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara rrëzoi Husseinin më 2003, lufta civile që kërcënonte përçarjen e vendit ka nisur të zbehet. Por, qeveria e qëndrueshme dhe siguria për të gjithë qytetarët e vendit mbeten objektiva të largëta. Në vetë Shtetet e Bashkuara, ngushëllimi për asnjë sulm masiv të terrorizmit përgjatë 10 vjetëve, përzihet me hidhërimin për koston e luftës globale kundër armikut në hije.
Michael Mandelbaum, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, thotë se pasojat më serioze të 11 shtatorit kanë të bëjnë me shpërqendrimin e vëmendjes së liderëve amerikanë nga prioritetet e brendshme urgjente.
?Një nga sfidat më të mëdha janë deficitet, me të cilat po përballet qeveria federale. Ato janë përkeqësuar nga luftërat në Afganistan dhe Irak, për të cilat vendi nuk ka paguar. Ne kemi huazuar për t?i financuar këto luftëra?-është shprehur Michael Mandelbaum.
Disa ekspertë thonë se vitet pas 11 shtatorit kanë parë rënie të ndikimit global të Shteteve të Bashkuara. Të tjerët vënë në dukje se SHBA-të mburren si ekonomia më e madhe në botë, edhe pas krizës financiare të 2008-ës. Ndërsa, epërsia e saj ushtarake mbetet e pasfidueshme. Kjo e fundit sigurisht nuk është e çuditshme, marrë parasysh zgjerimin masiv të mekanizmit të sigurisë kombëtare që nga viti 2001. Sipas disa të dhënave, vetëm gjatë dekadës së fundit, Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shpenzuar rreth 7 trilionë dollarë për mbrojtjen kombëtare, sigurinë e vendit dhe shërbimet e inteligjencës.
Krijimi i Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe i Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare pas sulmeve të 11 shtatorit, dëshmuan për riorganizimin më të madh të burokracisë federale që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sot, Shtetet e Bashkuara përbëjnë rreth 46 për qind të shpenzimeve ushtarake të të gjithë botës, ndërsa buxheti i inteligjencës është dyfishuar gjatë 10 vjetëve të kaluar.
Obsesioni për të parandaluar sulme të tjera terroriste ka bërë administratën e George W. Bushit të ndërmarrë një sërë masash të rënda, përfshirë ?metodën e ashpër të hetimit të të burgosurve? ? taktikë që nga disa është përshkruar si torturë ? dhe programet për vëzhgimin e brendshëm të qytetarëve amerikanë.
Debati për efikasitetin e këtyre masave vazhdon ende. Mbrojtësit e tyre – si ish-zyrtari i Departamentit të Drejtësisë, John Yoo – argumentojnë se ato kanë luajtur një rol vendimtar në shmangien e sulmeve të reja. Profesori i së drejtës në Universitetin Georgetoën, David Cole, nuk pajtohet. Ai thotë se fakti që administrata e Bushit ka dhënë dritën e gjelbër për metoda të jashtëligjshme të hetimit. Obama ka intensifikuar përdorimin e operacioneve të fshehta antiterroriste nga ana e CIA-s dhe njësiteve elite të Pentagonit kundër terrorizmit. Ai ka zgjeruar fushatën e sulmeve me telekomandë të CIA-s, që kanë në shënjestër caqet xhihadiste.
Kritikët thonë se sulmet e tilla kanë vrarë operuesit terroristë, por edhe kanë destabilizuar Pakistanin dhe fuqizuar ekstremistët islamikë. Shifrat e zyrtarëve lokalë flasin për mbi 33 mijë pakistanezë të vrarë në luftën kundër terrorizmit, që nga 11 shtatori 2001. Ndërsa, mbi 6 mijë pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë vdekur në Irak dhe Afganistan.
Michael Mandelbaum thotë se rritja e Kinës dhe e ekonomive të tjera aziatike gjatë dekadës së fundit, paraqet sfida më të mëdha – sesa çfarëdo që ndodhë në Lindjen e Mesme – për vendin e Amerikës në botë. ?Lindja e Mesme është e rëndësishme për një sërë arsyesh, por jo se është qendër e rritjes ekonomike dhe fuqi e mundshme ushtarake? , thotë Mandelbaum. Shumë gjëra kanë ndodhur në dhjetë vjetët e fundit, por historia e epokës së pas 11 shtatorit thuhet të jetë ende larg fundit.
Pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, forcat amerikane kanë vrarë Osama Bin Ladenin. Sadam Huseini dhe regjimi i tij diktatorial tashmë janë histori. Apeli për luftë të shenjtë kundër Perëndimit është venitur.
Eshtë një triumf diplomatik për kryeministrin e Hungarisë, V...
Një ditë pas votimi nga Dhoma e ulët e Parlamentit,Qeveria e...
Keshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut vendo...
Presidenti i SHBA Donald Trump ka shkarkuar këshilltarin e s...
Fondacioni i Bertelsmann ka lajmëruar se mungesa e mësuesve...
Me thirrjet “Orderrrr”- John Bercow, kreu i parlamentit brit...
Një ngjarje e rëndë raportohet nga Gjermania ku 14 persona ...
Para përcaktimit të pozicionit të unionit CDU/CSU ende i pav...
Në Rusi, partia në fuqi Rusia e Bashkuar, e cila mbështet Pr...
Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin tha të hënën se...
Teresa Bellanova është ministrja e re përgjegjëse për Politi...
Njëmbëdhjetë marrëveshje dhe disa fjalë paralajmëruese për H...
Nga Edlira Bllaca *– Kosova do të mbajë më 6 tetor zgjedhjet...
Aktivistët pro-demokracisë u mblodhën pranë konsullatës amer...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka vendosur kushte p...
Një Ministre e partisë Konservatore në pushtet në Britani ka...
Një nga sfidat kryesore për partitë politike për të formuar ...
Sektori privat, edhe pse sipas statistikave është punëdhënës...
600.000 vetë e dhanë votën e tyre në fundjavën e kaluar për ...
Një skandal i ri ka tronditur Rumaninë. 5 vetë, mes tyre edh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...