“QSUNT nuk disponon pajisjet bazike”/ Meta: Prioriteti i Ramës shpërdorimi i fondeve publike për koncerte
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërnda...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërnda...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar në lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çela, dy ditë më parë në Tiranë.
Në një njoftim për mediat, KSHH kritikon ashpër drejtësinë shqiptare, e cila ka lënë të lirë autorët e krimit, dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi, të dy me të shkuar kriminale.
Sipas KSHH, pavarësisht akuzave të rënda për krime ndaj jetës që rëndojnë mbi dy djemtë e pronarit të vilës 3-katëshe, ku u vra i riu, ata janë lënë të lirë nga organet e drejtësisë penale.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i drejton një mesazh organeve të drejtësisë, të hetojnë në mënyrë të plotë, të gjithanshme dhe objektive çështjen në fjalë si dhe çështje të tjera ku dyshohet se janë implikuar autorët e krimit.
?Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në kushtet kur Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk është ngritur ende, i sugjeron Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të kenë në vëmendje të veçantë të veprimtarisë, shkeljet e mundshme që mund të jenë kryer nga gjyqtarë dhe/ose prokurorë të ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e veprave penale për të cilat janë akuzuar në të kaluarën autorët e dyshuar të këtij krimi.?-thuhet ndër të tjera në njoftimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Njoftimi i plotë:
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është njohur me ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë shtetasi I.Ç. I riu 26 vjeçar, sipas informacioneve të publikuara në media dyshohet se është vrarë për motive të dobëta, teksa po punonte për montimin e një kondicioneri në një godinë në rrugën ?Muhamed Gjollesha?.
Autorët kryesorë të dyshuar për këtë ngjarje rezulton se janë larguar nga vendngjarja dhe sipas medias dyshohet se janë me precedentë të mëparshëm penale. Sipas medias, pavarësisht nga akuzat e rënda që rëndonin në ngarkim të tyre për kryerjen e krimeve ndaj jetës, ata janë lënë të lirë nga organet e drejtësisë penale.
E drejta e jetës është një e drejtë themelore kushtetuese dhe shteti ka detyrimin pozitiv ta mbrojë atë. Por pavarësisht nga ky detyrim, krimet me motive të dobëta apo nga persona të dyshuar se janë të përfshirë në veprimtari kriminale, vijojnë të marrin jetën e njerëzve të pafajshëm në vendin tonë.
KShH i sugjeron organeve të rendit që në përputhje me detyrat e parashikuara në ligjin për policinë e shtetit, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve kryesorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë. Ngjarja ku mbeti i vrarë shtetasi I.Ç ka ndodhur në një nga zonat afër qendrës së Tiranës, shumë afër institucioneve të policisë së shtetit.
KShH i sugjeron organeve përkatëse të procedimit penal të hetojnë në mënyrë të plotë, të gjithanshme dhe objektive çështjen në fjalë si dhe çështje të tjera ku dyshohet se janë implikuar autorët e krimit.
KShH, në kushtet kur Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk është ngritur ende, i sugjeron Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të kenë në vëmendje të veçantë të veprimtarisë, shkeljet e mundshme që mund të jenë kryer nga gjyqtarë dhe/ose prokurorë të ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e veprave penale për të cilat janë akuzuar në të kaluarën autorët e dyshuar të këtij krimi.
Ndërkohë që sipas ligjit nr.115/2016, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është autoriteti shtetëror përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i shpreh familjarëve të viktimës ngushëllimet e tij./ CNA.al
Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit...
Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë pë...
Një 26-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, p...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndod...
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur ve...
Pas disa orëve “luftë” me flakën në Malin e Shëngjinit, tash...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë tëk zona ...
Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në malin e Shëngji...
Një ngjarje të pazakontë ka ndodhur në Xhenova, ku një grup ...
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar transferimin e dosjes “...
Policia Kufitare e Kakavijës ka ndaluar gjatë ditës së sotme...
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar...
Policia greke ka kapur një velierë me mbi 1 tonë drogë, e ci...
Afro një vit e gjysmë pas arrestimit, drejtësia gjermane ka ...
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi a...
Një tjetër zjarr masiv ka rënë sot në vendin tonë. Mësohet s...
Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Dur...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e krij...
Një zjarr masiv ka rënë gjatë paradites së sotme në malin e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...