web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Dita më e bukur e jetës time"/ Bebe Rexha rrëfehet për dasmën që "çmendi" rrjetin

1 Gusht 2019, 09:25, Lifestyle CNA

Së fundmi këngëtarja me origjine shqiptare Bebe Rexha, i habiti të gjithë ndjekësit e saj në Instagram ku shfaqej me vello dhe fustan nusërie.

?Dita më e bukur e jetës sime! M?u desh ta mbaja super private. Më shumë foto dhe video së shpejti. Ju dua të gjithëve!?- shkruante këngëtarja në videon që ngriti dyshime të mëdha.Një ditë më pas ajo zbuloi edhe partnerin me të cilin po martohej dhe të gjithë i bëri të besonin se dasma ishte e vërtetë.

 

Por mesa duket kjo ka qenë e gjitha një mënyrë për të tërhequr vëmendje, pasi videot e publikuara janë regjistruar për të qenë pjesë e klipit më të fundit të këngëtares.

Pak më parë ajo ka hedhur në treg këngën me titullin ?Harder? ku shfaqet pranë ?partnerit? të saj e veshur me fustan të bardhë.

?Më falni nëse ua hodha, por ishte shumë qejf. Nuk do e bëj përsëri (ndoshta)?, shkruan Bebe në Instagram-in e saj.





Lajmet e fundit nga