“Projekti “Smart City” me kosto të fryra”/ PD: Kërkohet hetim për 118 milionë dollarët e borxhit
Partia Demokratike ka denoncuar marrëveshjen e qeverisë pë...
Partia Demokratike ka denoncuar marrëveshjen e qeverisë pë...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit vasili ka reaguar në lidhje me debatet për teatrin Kombëtar.
Në një deklaratë për mediat, Vasili renditi disa nga arsyet, pse sipas tij, të gjithë shqiptarët janë ngritur në këmbë për të mbrojtur Teatrin nga grabitësit e pushtetit dhe hajdutët me kravatë.
Sipas tij, “te Teatri është beteja e ligjit, me antiligjin. Mbrojtjes të vlerave dhe rrënjëve kulturore e historike nga njëra anë dhe pushtetarëve shkatërrues nga ana tjetër.
Beteja mes qytetarisë dhe vandalëve. Beteja për mbrojtjen e pronës dhe interesit publik kundër grabitjes dhe vjedhjes së tij.”.
Më tej, ai deklaroi se ?Është lufta për të mbrojtur memorien e ndritur të vendit nga njëra anë dhe atyre që duan ta shuajnë këtë memorie nga ana tjetër. Çështja e Teatrit Kombëtar është një betejë në rradhë të parë qytetare, e prirë nga profesionistët dhe që i ka qëndruar fort këtij dimensioni?.
Deklarata e Vasilit:
Të gjithë shqiptarët janë me sy e vesh të hapur dhe në këmbë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga grabitësit e pushtetit dhe hajdutët me kravatë. Sepse: Te Teatri është beteja e ligjit, me antiligjin. Mbrojtjes të vlerave dhe rrënjëve kulturore e historike nga njëra anë dhe pushtetarëve shkatërrues nga ana tjetër.
Beteja mes qytetarisë dhe vandalëve. Beteja për mbrojtjen e pronës dhe interesit publik kundër grabitjes dhe vjedhjes së tij. Është beteja mes shkuarjes në Europë përmes vlerave përballë antivlerave të hajdutëve dhe pastruesve të parave të krimit që na mban larg nga Europa.
Është lufta për të mbrojtur memorien e ndritur të vendit nga njëra anë dhe atyre që duan ta shuajnë këtë memorie nga ana tjetër. Çështja e Teatrit Kombëtar është një betejë në rradhë të parë qytetare, e prirë nga profesionistët dhe që i ka qëndruar fort këtij dimensioni.
Kjo betejë është politizuar vetëm nga Edi Rama dhe sejmenët e tij të cilët në vend që ti kthejnë përgjigje se pse e shkelën dhe dhunuan ligjit për të grabitur pronën publike, janë fshehur pas parrullave politike, boshe, për fat të keq të mbështetura dhe nga disa ndërkombëtarë.
Në çështjen e Teatrit Kombëtar është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë, është shkelur Konventa Evropiane e Trashëgimisë Kulturore, është dhunuar kryq e tërthorë parimi i decentralizimit dhe autonomisë vendore duke rrëmbyer kompetencat, janë dhunuar standartet dhe vlerat e Bashkimit Europian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, është grabitur prona publike në mënyrë të dhunshme dhe gjithshka është reduktuar në një tender të paracaktuar, të qepur sipas kostumit të fituesit dhe interesave qindra milionëshe të Edi Ramës dhe të tijëve.
Ky skandal i dimensioneve kombëtare është aty në mes të sheshit. Një skandal i tillë sdo guxohej të ndodhte në asnjë kryeqytet europian të perëndimit, ku aktorë e protestues janë dhunuar mes sheshit, janë rrethuar duke mos u lejuar as ujë të pijnë, dhe gjithë kjo dhunë shtazarake ka qenë vetëm në funksion të grabitjes së pronës publike, dhunimit të interest publik dhe vijimësi e planit të zi për instalimin e antishtetit.
Përfundimisht, Teatri është vijë ndarëse edhe për ndërkombëtarët që janë shnderruar ne avokate te qeverise dhe qe degjojne vetem italishten e qeverise nderkohe qe edhe ne opozite ka mjaft qe flasin e italishten por ate te se vertetes dhe jo ate te korrupsionit dhe grabitjes.
Eshte dita qe at ate zgjedhin në Shqipëri, të cilët janë pro vendosjes së ligjit dhe shtetit të së drejtës, apo me grykësinë dhe babëzinë e qeverisë? Janë me të drejtën e qytetarëve që të protestojnë e të mbrojnë të drejtën publike apo më dhunuesit e pacipë të çdo të drejte themelore për tu shprehur?
Janë për tendera fiktivë për të pastruar qindra miliona euro apo janë për procedura transparente të një vendi që aspiron në BE? Janë për tërheqjen zvarrë të njerëzve që për dhjetra vjet kanë prodhuar art e kulturë apo janë në mbrojtje të atyre që kanë prodhuar për dhjetra vjet art kulturë e kanë edukuar brezat?
A do guxonte njeri të tërhqite zvarrë Macello Mastoianon, apo Michele Placidon, apo Giancarlo Gianinin, apo Michele Picolin, Alen Delonin, Zhan Gabenin, Robert De Niron, Inuke Dauglas, Al Pacinon?
Edhe Shqipëria është krenare për artistët e saj të mëdhenj e do t?i mbrojë deri në fund, ndërsa ata që sillen si pushteues e nga mëngjesi deri në darkë mendojnë si do futen aty brënda si hajna natën në sallën e teatrit, do të shporren. E gjithë kurajua e hajdutëve në pushtet vjen nga drejtësia e kapur dhe pandëshkueshmëria që erdhi pas kapjes së drejtësisë.
Asnjë shqiptar nuk do tërhiqet përpara dhunuesve të qeverisë të cilët grabisin të gjithë pronat publike e private duke e konsideruar Shqipërinë çifligun e tyre privat. Asnjë procedurë tenderi korruptiv nuk mund të shërbejë dhe nuk do të shërbeje si alibi e krimit shtetëror të konsumuar tek Teatri Kombëtar dhe çdo avokati e këtyre procedurave korruptive do të refuzohet me forcë.
Korrupsion dhe grabitje do të thotë antiligj dhe çdo mbështetje do të jetë edhe ajo antiligjore. Rezistenca qytetare do të triumfojë mbi antishtetin e kriminelëve në pushtet! Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët!/ CNA.al
Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të reagoj...
Të jesh pjesë e politikës, duhet të jesh medeomos edhe i pas...
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, taulant Balla ka rea...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke përshëndetur...
Ish-kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, K...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar li...
Gjatë një aktiviteti të organizuar nga zyra e BE-së në Tiran...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryeministri Edi Rama duket i vendosur në qëndrimin e tij pr...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka parala...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në l...
Në bashkinë e Devollit vijojnë tensionet, ndërkohë që prej o...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Përplasjet në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar duket se...
Bashkia e Devollit është e para bashki që drejtohej nga PD, ...
Pas apelit për ndihmë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e...
Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të heq dorë n...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ishte këtë të dielë në një tak...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një intervistë me mod...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...