Ambasada Amerikane publikon videon/ Ja si do bëhet Reforma në Drejtësi
Ambasada amerikane ka publikuar sot një video, ku kujton sej...
Vettingu, edhe pse në disa raste me dy standarte iu ka futur “ethet” gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Vjedhjet që kanë bërë ndër vite tashmë iu kanë dalë hapur. Jo se nuk diheshin, por gjithnjë është quajtur perceptim.
Sot, faktet janë të pamohueshme dhe të korruptuarit apo hajdutët e drejtësisë janë të pafuqishëm për të thënë të kundërtën.
CNA.al vijon të investigojë pasuritë e tyre dhe në të ardhmen nuk do të mugojnë suprizat që do të dëgjojmë nga Vetttingu.
Alarmi që do të mbetemi pa Gjykata Apeli, është dhënë që vitin e kaluar nga kreu i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj.
Mjafton të shikosh pasuritë e tyre dhe kupton që shkarkimi është i paevidentueshëm.
Artur Gaxha është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, nëpërmjet dekretit numër 9830, më 8 nëntor 2016.
Pasuria e tij është marramendëse. Në një Shqipëri të varfër me një pasuri të tillë, vetëm Gaxhaj e di se e ka vënë, të paktën këtë që ka deklaruar.
CNA.al nuk bën llogari, vetëm zbardh pasurinë me detaje që opinioni publik të njohë se kush janë njerëzit e drejtëisë. Është Vettingu shkalla e parë dhe e dytë që vendos të qëndrojnë në detyrë apo të shkarkohen.
Por, të ardhurat që deklaron gjyqtari Artur Gaxhaj, duket se nuk ia justifikojnë pasurinë marramendëse që deklaron.
Gaxhaj, në vitin 2004, deklaron se ka blerë një Mercedes Benz me vlerën 9500 euro , ndërsa bashkëshortja kishte një Suzuki me vlerën 3000 euro
Në vitin 2005 ka blerë një apartament në Durrës me sipërfaqen 58 metra katrorë, me vlerë 26 mijë euro si de një apartament në Tiranë, 147 metra katrorë bashkë me dyqan (20 metra katrorë) me vlerë 134.150 dollarë.
Në vitin 2007 ka shitur apartamenti në Golem, me sipërfaqe 56 m2, në shumën 32 000 euro, ndërsa ka blerë një tjetër apartament më të madh. Po në Golem, ka blerë një apartament me sipërfaqe 72 më, vlera 41 000 uro.
Në vitin 2010, ka shitur një apartament në Durrës me sipërfaqe 72 m2, në shumën 45 000 euro, ndërsa ka blerë një tjetër apartament me sipërfaqe 180 m2 me vlerë 200 000 euro.
Në vitin 2011 ka shitur një apartament me vlerë 120 000 euro, ka shitur makinën me vlerë 8 000 euro, ndërsa ka blerë një tjetër automjet tip ‘Mercedes Benz’, që ka kushtuar 55 000 dollarë.
Gjithashtu deklaron se ka shpenzuar për arsimimin e fëmijëve në kolegj shumën 3 200 euro dhe në gjimnaz në shumën 1 800 euro.
Në vitin 2013 deklaron të ardhura nga qiraja e ambientit zyrë për një afat 7-mujor, 207 000 lekë, si dhe të ardhura nga qiraja e apartamentin për një afat 7-mujor, 2 847 dollarë.
Bashkëshortja, Dezdemona Gaxha, ka përfituar apartament banimi me sipërfaqe 210.3 m2 përfituar sipas Vendimit të Asamblesë të Ortakëve të shoqërisë tregtare për ndarjen në përdorim personal dhe në pronësi të ambienteve zyra për shoqërinë, të blera me kredi bankare në emër të shoqërisë më 16 maj 2008 si dhe shtojcë kontrate më 6 tetor 2008.
Gjithashtu bashkëshortja, Dezdemona Gaxha ka shitur apartamentin me sipërfaqe 210.3 m2, në shumën 450 000 euro. Më tej ajo ka blerë 33 % të kuotave të kapitalit të shoqërisë Universiteti ‘Pavarësia’ në Vlorë, në vlerën 33 000 lekë.
Në vitin 2014, vetëm të ardhurat nga qiraja e një apartamenti i shkojnë 8 000 euro. Në të njëjtin vit ka blerë një garazh në Tiranë me sipërfaqe 25 m2, me vlerë 3 325 000 lekë.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Artur Gaxha.
Viti 2003 (Deklarimi fillestar)
Pronar me 50 % i një ap. banimi ndërtuar para viteve ’90, blerë me të ardhura të përfituara nga pagat dhe nga vlera e pjesës takuese të banesës së përbashkët me prindërit në Tepelenë, vlera e ap. 2 000 000 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 10 000 dollarë, kursime nga paga dhe të ardhura nga vëllai i deklaruesit i cili prej 10 vitesh ishte emigrant në Gjermani.
Gjendja cash, të ardhura nga puna në emigracion e vëllezërve të deklaruesit, 8 000 dollarë.
Pronar me 100 % i një autoveture, blerë me kursime nga rroga, vlera 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, 730 000 lekë bruto.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga paga në Drejtorinë e Përgjithshme të Bankës së Kursimeve, 1 150 000 lekë.
Viti 2004
Të ardhura nga paga në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, 762 071 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga paga në Drejtorinë Qendrore të Raiffaisen Bank, 812 496 lekë.
Shpenzime për blerjen e një autoveture tip ‘Mercedes’, e patarguar, korrik 2004, vlera 9 500 euro.
Shpenzime për blerjen e një autoveture tip ‘Suzuki Vitara’, e patarguar, shtator 2004, në pronësi të bashkëshortes, vlera 3 000 euro.
Viti 2005
Të ardhura nga paga, 765 552 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga paga në Drejtorinë Qendrore të Raiffaisen Bank, 812 496 lekë.
Kontratë sipërmarrjeje për një ap. banimi në Durrës me sip. 58 m2, vlera 26 000 euro.
Kontratë sipërmarrjeje për një ap. banimi në Tiranë me sip. 147 m2 plus dyqan me sip. 40 m2 plus garazh, vlera 134 150 dollarë.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, e përbashkët me bashkëshorten, 10 400 dollarë.
Të ardhura fituar nga llotaria ‘Player’s Club’ në Illinois, SHBA në shkurt 2005.
Viti 2006
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 972 560 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga paga, 1 148 010 lekë.
Kursime familjare nga paga, 600 000 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha,kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën 1 500 000 lekë, me afat 5 vjet marrë në shkurt 2006. Detyrimi i shlyer 289 992 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 1 449 960 lekë.
Viti 2007
Të ardhura nga paga si zv/kryetar gjykate, 1 208 506 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 560 dollarë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga paga në Raiffeisen Bank, 1 138 194 lekë.
Bashkëshortja, Dezdemona Gaxha, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga paga, 200 164.97 lekë.
Bashkëshortja, Dezdemona Gaxha, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga paga, 827.73 dollarë.
Bashkëshortja, Dezdemona Gaxha, gjendja e cash, 300 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e ap. në Golem, Kavajë me sip. 56 m2, vlera 32 000 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha,kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë me këst mujor 30 000 lekë. Detyrimi i shlyer 347 990.43 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 1 014 972 lekë.
Shpenzime për blerjen e një ap. në Golem, Kavajë me sip. 72 më, vlera 41 000 euro. Pagesa e shlyer 25 000 euro, pagesa për t’u shlyer 16 000 euro.
Viti 2008
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 872 875 lekë.
Të ardhura nga interesat e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 812 dollarë.
Të ardhura nga interesat e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 22 dollarë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga paga plus bonuse, 1 555 186 lekë.
Bashkëshortja, Dezdemona Gaxha, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga paga e deklaruesit dhe bashkëshortes, 351 709 lekë.
Bashkëshortja, Dezdemona Gaxha, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga paga e deklaruesit dhe bashkëshortes, 2 041 dollarë.
Bashkëshortja, Dezdemona Gaxha, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga paga e deklaruesit dhe bashkëshortes, 401 euro.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi i shlyer 347 988 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 724 980 lekë.
Shpenzime për pagesën e këstit për ap. në Golem, Kavajë me sip. 72 m2, detyrimi i shlyer, 11 000 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer 5 000 euro.
Viti 2009
Të ardhura nga paga dhe shpërblime si gjyqtar, 995 446 lekë.
Të ardhura nga interesat e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 377.96 dollarë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 728 509 lekë.
Bashkëshortja, Dezdemona Gaxha, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga paga e deklaruesit dhe bashkëshortes, 300 039.72 lekë, pjesa takuese 50 %.
Bashkëshortja, Dezdemona Gaxha, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga paga e deklaruesit dhe bashkëshortes, 5 224.85 euro, pjesa takuese 50 %.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësim 25 dollarë.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të djalit, (të ardhura nga dhurata për ditëlindje, kursime etj.), 1 700 euro.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të vajzës, (të ardhura nga dhurata për ditëlindje, kursime etj.), 1 700 euro.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi i shlyer 347 988 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 405 860 lekë.
Detyrim për pagesën e këstit për ap. në Golem, Kavajë me sip. 72 m2, detyrimi i shlyer, 0 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer 5 000 euro.
Viti 2010
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 073 486 lekë.
Të ardhura nga interesat e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 348.16 dollarë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga paga, shpërblime dhe bonuse, 1 825 333 lekë.
Të ardhura nga shitja e ap. në Durrës me sip. 72 m2, vlera 45 000 euro.
Bashkëshortja, të ardhura nga shitja e autoveturës tip ‘Suzuki’, vlera 1 500 000 lekë.
Kontratë sipërmarrje për blerjen e një ap. me sip. 180 m2 më 05.10.2010, vlera 200 000 euro. Është paguar shuma prej 60 000 euro, detyrimi për t’u shlyer 140 000 euro.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga paga e deklaruesit dhe bashkëshortes dhe transferta nga një bankë tjetër, 1 000 000 lekë.
Shpenzime për shlyerjen e kredisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, mbetur pa shlyer nga viti 2010, në shumën 336 501 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, transferuar nga një bankë tjetër, shtesë 400 euro.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të djalit, (të ardhura nga dhurata për festa e ditëlindje), shtesë 410 euro.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të vajzës, (të ardhura nga dhurata për ditëlindje e festa), shtesë 579 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemoma Gaxha, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 346.52 dollarë.
Hua marrë prej motrës në shtator 2010, detyrim për t’u shlyer, 15 000 euro.
Viti 2011
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 042 878 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 82 350 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 310 dollarë.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 176 euro.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 97.88 euro.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 91.55 euro
Të ardhura nga qiraja e ap. mars-tetor 2011, 500 euro/muaj, 4 000 euro.
Të ardhura nga qiraja e zyrës (dyqanit) me sip. 40 m2, prill – dhjetor 2001, 30 000 lekë/muaj, 270 000 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga paga dhe bonuse, 2 199 712 lekë.
Të ardhura nga shitja e ap. në tetor 2011, vlera 120 000 euro.
Të ardhura nga shitja e autoveturës tip ‘Mercedes Benz’ në dhjetor 2011, vlera 8 000 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga paga e deklaruesit dhe bashkëshorte, shtesë, 700 000 lekë.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën 120 000 euro për shlyerjen e detyrimit për blerjen e ap. Detyrimi i shlyer 6 476 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 116 185 euro.
Detyrim ndaj shoqërisë për blerje ap., detyrimi i shlyer 120 000 euro, detyrimi i mbetur pashlyer 20 000 euro.
Shpenzime për blerjen e autoveturës tip ‘Mercedes Benz’, e patarguar, në bashkëpronësi me një të afërme, 50 % secili, vlera 55 000 dollarë.
Shpenzime për arsimimin e fëmijëve në kolegj në shumën 3 200 euro dhe në gjimnaz në shumën 1 800 euro. Detyrimi i shlyer 2 700 euro, detyrimi i mbetur pashlyer 500 euro.
Viti 2012
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 023 295 lekë neto.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 283.65 dollarë.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 115.787.74 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3 843.12 euro.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 141.13 euro.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 81.87 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga paga dhe bonuse si punonjëse e Raiffeissen Bank, 2 363 112.6 lekë neto.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të djalit, 109.9 euro.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtesë nga interesat bankare dhe arkëtime cash, 4 000 euro, pjesa takuese 50 %.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtesë nga interesat bankare dhe arkëtime cash, 300 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të vajzës, shtesë nga interesat bankare dhe arkëtime cash, 381.87 euro.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën 120 000 euro për shlyerjen e detyrimit ndaj shoqërisë për blerjen e ap.. Detyrimi i shlyer 7 778.4 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 111 496.6 euro.
Detyrim ndaj shoqërisë për blerje ap., detyrimi i mbetur pashlyer 20 000 euro.
Shpenzime për arsimimin e fëmijëve pranë kolegjit turk 3 200 euro dhe pranë gjimnazit në shumën 1 900 euro. Detyrimi i shlyer, 2 700 euro, detyrimi I mbetur pashlyer, 500 euro.
Viti 2013
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 051 338 lekë neto.
Të ardhura nga pjesëmarrja në Komisionin e Apelimit pranë FSHF-së, 45 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë,103 500 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3 960.25 euro.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të deklaruesit dhe bashkëshortes, 287.2 dollarë.
Të ardhura nga qiraja e ambientit zyrë për një afat 7-mujor, 207 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ap. për një afat 7-mujor, 2 847 dollarë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga paga dhe bonuse si punonjëse e Raiffeissen Bank, 2 404 507 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 138.5 euro.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të djalit, 12.8 euro.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të vajzës, 81.08 euro.
Gjendja e fondit të investimit në një bankë të nivelit të dytë, nga depozita e maturuar po pranë të njëjtës bankë dhe nga bonusi i bashkëshortes, 2 900 000lekë, pjesa takuese 50 %.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë e cila përdoret për mbylljen e kredisë së ap. (të ardhurat nga shitja e ap. në pronësi të bashkëshortes), 175 300 euro, pjesa takuese 50 %.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën 120 000 euro për shlyerjen e detyrimit ndaj shoqërisë për blerjen e ap.. Detyrimi i shlyer 7 133.05 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 106 196.44 euro.
Detyrim ndaj shoqërisë për blerje ap., detyrimi i mbetur pashlyer 20 000 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, detyrim ndaj një banke të nivelit të dytë për pagesa me kartë krediti, detyrimi i shlyer 2 866.03 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 606.88 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, detyrim ndaj një banke të nivelit të dytë për pagesa me kartë krediti, detyrimi i mbetur pashlyer 173 029.83 lekë.
Bashkëshortja, Dezdemona Gaxha, ap. banimi me sip. 210.3 m2 përfituar sipas Vendimit të Asamblesë të Ortakëve të shoqërisë tregtare për ndarjen në përdorim personal dhe në pronësi të ambienteve zyra për shoqërinë, të blera me kredi bankare në emër të shoqërisë më 16 maj 2008 si dhe shtojcë kontrate më 6 tetor 2008. Pjesa e mbetur e kredisë së pashlyer do të ndahet në mënyrë të barabartë nga 50 % për çdo ortak.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga shitja e ap. banimit me sip. 210.3 m2, vlera 450 000 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, shpenzime për blerjen e 33 % të kuotave të kapitalit të shoqërisë Universiteti ‘Pavarësia’ në Vlorë, vlera 33 000 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, gjendja kredi bankare disbursuar në një bankë të nivelit të dytë për blerjen e ap. 210.3 më, detyrimi i mbetur pashlyer 175 250 euro. .
Pagesa për arsimimin e vajzës pranë Kolegjit Turk në shumën 3 200 euro. Detyrimi i shlyer, 2 700 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 500 euro.
Viti 2014
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 293 741 lekë neto.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të deklaruesit dhe bashkëshortes, 236.16 dollarë.
Të ardhura nga qiraja e ambientit zyrë për një afat 11-mujor, 330 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ap. për një afat 12-mujor, 8 000 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga paga 2 019 356 lekë neto.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 87.21 euro.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të djalit, 5.32 euro.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të vajzës, 64.13 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga interesat e depozitave/bonove në një bankë të nivelit të dytë, 1 397.69 euro.
Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një garazhi në Tiranë me sip. 25 m2, vlera 3 325 000 lekë.
Bono thesari, vlera 60 000 euro, pjesa takuese 50 % me 50 % me bashkëshorten.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, gjendja e fondit të investimit në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 374 616 lekë nga paga e trembëdhjetë dhe bonus, gjendja në 31.12.2014, është 3 474 675 lekë, pjesa takuese 50 % me 50 % me bashkëshorten.
Gjendja e fondit të pensionit në një bankë të nivelit të dytë, 59 364 lekë.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 300 000 euro, 50 % me 50 % me bashkëshorten.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 23 294 lekë.
Automjet tip ‘Toyota’ targuar në emër të deklaruesit por në pronësi të motrës, Laureta Gaxha (shtetase amerikane).
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën 120 000 euro për shlyerjen e detyrimit ndaj shoqërisë për blerjen e ap.. Detyrimi i shlyer 6 884.54 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 100 621.09 euro.
Detyrim ndaj shoqërisë për blerje ap., detyrimi i mbetur pashlyer 20 000 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, detyrim ndaj një banke të nivelit të dytë për pagesa me kartë krediti, detyrimi i shlyer plotësisht, 1 601.03 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, detyrim ndaj një banke të nivelit të dytë për pagesa me kartë krediti, detyrimi i shlyer plotësisht, 73 633.94 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, detyrim ndaj një banke të nivelit të dytë për pagesa me kartë krediti, detyrimi i shlyer plotësisht, 223 300 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, fond pensioni krijuar gjatë punësimit pranë Raiffeisen Bank me kontribut personal 60 000 lekë dhe 24 000 me kontributin e punëdhënësit, gjendja 406 286 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë për blerjen e ap. me sip. 210.3 m2, detyrimi i shlyer plotësisht 175 250 euro.Shpenzime për blerjen e një toke më sip. 900 m2 sipas kontratës së shitblerjes dt. 29.01.2014, vlera 2 000 000 lekë, pjesa takuese 50 % me 50 % me bashkëshorten.
Shpenzime për arsimin e vajzës në kolegj, detyrimi i mbetur pashlyer, 500 euro.
Viti 2015
Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 274 497 lekë neto.
Të ardhura nga qiraja e ambientit zyrë në pronësi të deklaruesit dhe bashkëshortes, për një afat 12-mujor, 360 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë në emër të vajzës, 20.31 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga paga 2 278 449 lekë neto.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 4 398.9 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 10.15 euro.
Djali, Z. Kristi Gaxha, të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1.26 euro.
ronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i ap. të blerë më 11.02.2011, pasqyruar në deklaratën periodike vjetore të vitit 2011, vlera 200 000 euro.
Gjendja e fondit të pensionit në një bankë të nivelit të dytë, 125.825 lekë.
Gjendja e depozitës në një bankë të nivelit të dytë në emër të deklaruesit dhe bashkëshortes, pakësim 24 091.8 dollarë pas tërheqjes së gjithë shumës dhe mbylljes së llogarisë.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të vajzës, shtesë 1 870.32 euro (850 euro dhurata ditëlindje dhe festa, 1 000 euro nga bonusi i fundvitit i bashkëshortes dhe 20.31 euro nga interesat e depozitës). Gjendja më 31.12.2015 është 4 784.75 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 130 000 lekë pas transferimit në llogari të bashkëshortes për të investuar në obligacione pranë Bankës së Shqipërisë.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën 120 000 euro për shlyerjen e detyrimit ndaj shoqërisë për blerjen e ap.. Detyrimi i shlyer 6 749.7 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 94 861.81 euro.
Detyrim ndaj shoqërisë për blerje ap., detyrimi i shlyer plotësisht 20 000 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, fond pensioni krijuar gjatë punësimit pranë Raiffeisen Bank me kontribut personal 60 000 lekë dhe 24 000 me kontributin e punëdhënësit, gjendja 523 387 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, detyrim ndaj një banke të nivelit të dytë për pagesa me kartë krediti, detyrimi i shlyer 1 688 euro, detyrimi i mbetur pashlyer 1 072.57 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, detyrim ndaj një banke të nivelit të dytë për pagesa me kartë krediti, detyrimi i shlyer plotësisht, 10 257.9 lekë.
Djali, Z. Kristi Gaxha, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtesë, 1 101.26 euro (100 euro dhurata ditëlindjeje, festa, 1 000 euro nga bonusi i fundvitit i Znj. Dezdemona Gaxha dhe 1.26 euro interesat e depozitës), gjendja më 31.12.2015, 3 860.29 euro.
Shpenzime për arsimin e vajzës pranë Kolegjit Turk, 3 200 euro
Viti 2016
Të ardhura nga paga si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë (01.01.2016 – 08.11.2016.), 1 172 372 lekë neto.
Të ardhura nga paga si gjyqtar pranë Gjykatës Apelit, Tiranë (08.11.2016 – 31.12.2016.), 203 999 lekë neto.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të vajzës, 9.99 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga paga pranë RBAL, 2 501 711 lekë neto.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3.68 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, të ardhura neto gjatë vitit 2016 nga investimi në bono thesari, 214 239 lekë.
Djali, Z. Kristi Gaxha, të ardhura nga interesat e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1.75 euro, gjendja më 31.12.2016 është 3 862 euro.
Gjendja e fondit të pensionit në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 60 000 lekë, të ardhura nga paga. Gjendja më 31.12.2016 është 196 123.37 lekë.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 0 euro, llogaria është mbyllur dhe shuma ka kaluar në llogarinë e bashkëshortes.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën 120 000 euro për shlyerjen e detyrimit ndaj shoqërisë për blerjen e ap.. Detyrimi i shlyer 6 617 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 88 931 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, fond pensioni krijuar gjatë punësimit pranë Raiffeisen Bank me kontribut personal 60 000 lekë dhe 24 000 me kontributin e punëdhënësit, shtesë 84 000 lekë, gjendja më 31.12.2016 është 646 012 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, llogari page, pakësim 25 379 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, llogari page, pakësim 14.48 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha, shlyer detyrimi dhe mbyllje e kartës së kreditit në një bankë të nivelit të dytë në shumën 7 100 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha,, shlyer detyrimi në një bankë të nivelit të dytë për pagesën me kartë krediti, 2 461.54 euro.
Bashkëshortja, Znj. Dezdemona Gaxha,, shlyer detyrimi në një bankë të nivelit të dytë për pagesën me kartë krediti, 13 556.47 lekë.
Djali, Z. Kristi Gaxha, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 1 000 lekë, transfertë nga prindërit. Gjendja më 31.12.2016 është 1 050 lekë.
Djali, Z. Kristi Gaxha, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 0 lekë pasi llogari është mbyllur dhe shuma ka kaluar në llogari të nënës znj. Dezdemona Gaxha.
Djali, Z. Kristi Gaxha, detyrime pranë një banke të nivelit të dytë për pagesa me kartë krediti, detyrimi i shlyer 160.96 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 112.71 euro.
Viti 2017
Shtuar fond Pensioni ne emrin Artur Gaxha 35,000 leke Invest, shuma e shtuar 35,000 lekeë.
Shtuar depozita në emër të vajzës, prane ISP 11.87 Euro Bank. Burimi: 11.87 Euro nga interesat e depozitës.
Shtuar Ilogaria rrjedhëse në lekë 0.52 lekë.
Pakësuar Ilogaria rrjedhëse në 0.5 Euro.
Shtuar Ilogaria rrjedhëse (page) në 19,946.4 lekë.
Të ardhura të përfituara nga paga si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë për periudhen 01 Janar 2017 ? 31 Dhjetor 2017, në shumën 1,397,007 lekë.
Të ardhura neto nga interesat e dcpozitës. 11.87 Euro në emër të vajzës.
Shlyerje këste kredie pranë Raiffeisen Bank, disbursuar n3 shum3n 120.000 Euro për blerjen e apartamentit, 6,595.68 euro (principal +interes). Kanë mbetur pashlyer 82,938.65 Euro
Shlyer detyrim pranë RBAL për pagesa të kryera me kartë krediti, 244.52 euro.
Shtuar fond pensioni në emër të bashkëshortes gjatë vitit 2017 me kontribut personal në shumën 60,000 lekë dhe kontribut të punëdhënësit (RBAL) në shumën 24,000 lekë. Në total janë 84,000 lekë.
Shtuar Ilogaria rrjedhëse në emër të bashkëshortes në lekë pranë RBAL, 88,852.03 lekë.
Pakësuar llogaria e kursimit të bashkëshortes pranë RBAL, në shumën 186.01 lekë.
Shtuar llogaria rrjedhëse e bashkëshortes, pranë RBAL, në shumën 60.36 Euro
Gjendje cash nga kursimet familjare, 2.000 Euro.
Të ardhurat e bashkëshortes të përfituara nga paga (neto) pranë RBAI, për periudhen 1 Janar 2017.31 Dhjetor 2017, 2,550,780 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitës pranë, 0.51 Euro.
Të ardhura neto gjatë vitit 2017 nga investimi në bono thesari pranë 214,154.44 lekë.
Të ardhura nga nga qiraja (ambient zyre për periudhsn Shkurt ? Dhjetor 2017 , në shumën 280,500 lekë.
Viti 2018
Shtuar fond Pensioni ne emrin Artur Gaxha, shuma e shtuar si kontribut personal 55.000 leke. Vlera me 31.12.2018, në shumën 313,604.23 lekë.
Shtuar llogaria rrjedhëse pranë RBAL, 0.52 lekë.
Shtuar llogaria rrjedhëse pranë RBAL, në shumën 250 Euro.
Pakësuar Ilogaria rrjedhëse, në shumën 8,121.96 lekë.
Shtuar llogaria depozitë në emër të vajzës pranë ISP Bank. Vlera 10.22 Euro, burimi nga interesat e depozitës.
Të ardhura të përfituara nga paga si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë për periudhën 01 Janar 2018 – 31 Dhjetor 2018, në shumën 1,416.399 lekë.
Të ardhura neto nga interesat e depozitës në emër të vajzës Amy Gaxha, 10.22 Euro.
Shtuar fond pensioni në emër të bashkëshortes, gjatë vitit 2018 me kontribut personal 170,000 lekë dhe kontribut të punëdhënësit (RBAL) në shumën 24,000 lekë. Shuma 194,000 lekë.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në lekë (paga) pranë RBAL, në shumën 102,297.53 lekë.
Pakësuar llogari kursimi në lekë pranë RBAL, 0.45 lekë.
Pakësuar llogari rrjedhëse pranë RBAL, në shumën 15.6 euro.
Shtuar gjendja cash nga kursimet familjare, 7.700 euro.
Të ardhurat e bashkëshortes të përfituara nga paga(neto) pranë RBAL për periudhën 1 Janar 2018-31 Dhjetor 2018, në shumën 2,572,728 lekë.
Të ardhura neto nga investimi në bono thesari pranë RBAL viti 2018
Te ardhura neë nga qeraja (ambient zyre) per periudhen 1 Janar 2018-31 Dhjetor 2018, në shumën 230,554.261ekë.
Të ardhura neto nga interesat e depozitës pranë ISP Bank 1 Janar 2018-31 Dhjetor 2018, 306,000 lekë./CNA.al
Ambasada amerikane ka publikuar sot një video, ku kujton sej...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Në fund të votimeve në Ukrainë partia e presidentit Selensky...
Një shqiptar është gjetur pa jetë në Holandë në kanalin e Am...
Kuvendi i Shqipërisë miratoi me nxitim, në seancën e fundit ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Moti për ditën e sotme do të jetë me kthjellime përgajtë Ult...
DASHI 21. mars – 20. prill Dite e mbushur me bashkëpunim, h...
Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e flut...
Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prel...
Në muajin shkurt të këtij viti, Prokuroria e Tiranës dhuroi ...
Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken ng...
Ylli televiziv Megan Barton Hanson është përfolur shumë nga ...
Deputeti i listës së Lulzim Bashës, Kujtim Gjuzi ka tërhequr...
Një makinë në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët pa...
Para 6 javësh, modelja e famshme Abbey Clancy është bërë nën...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të ...
Një fatorino është plagosur në Durrës, pasi ka rënë nga urba...
Në disa lagje të Tiranës, në datat 22 dhe 23 korrik, do të k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...