Vodhën milionat për pensionet dhe ndihmat sociale/ Në pranga 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin, Ministri në Detyrë Gent Cakaj zhvilloi një seri takimesh me parlamentarë gjermanë, në kuadër të një komunikimi intensiv me Bundestagun, sidomos me përfaqësues të grupeve politike dhe komisioneve parlamentare të angazhuar me çështjet e Bashkimit Evropian, zgjerimit dhe Ballkanit Perëndimor.
Konkretisht, Ministri në Detyrë Cakaj u takua me Norbert Röttgen, Kryetari i Komitetit Parlamentar për Politikën e Jashtme në Bundestag, me Katrin Staffler, Reportere për Shqipërinë në Komitetin për Çështjet Evropiane, me Thomas Hacker nga Demokratët e Lirë (FDP), njëkohësisht dhe Raporter i FDP për Shqipërinë, me Patrick Sensburg, Kryetar i Komitetit të Shqyrtimit të Zgjedhjeve, Imunitetit dhe Procedurave ligjore, në Bundestag dhe me Manuel Sarrazin, Reporter për Shqipërinë, Përfaqësues i të Gjelbërve në Komitetin e Çështjeve Evropiane në Bundestagun gjerman.
Ministri në Detyrë Cakaj shprehu vlerësimet maksimale për angazhimin e Gjermanisë dhe vëmendjen e kushtuar ndaj Shqipërisë, çka demonstrohet nga fokusi i shtuar i Bundestagut dhe numri i lartë i vizitave të parlamentarëve gjermanë në vendin tonë.
Ministri në Detyrë Cakaj u paraqiti përfaqësuesve të Bundestagut, një tablo të detajuar të ecurisë së deritanishme të procesit të vetingut dhe reformës në drejtësi, rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me agjencitë ligj zbatuese të vendeve partnere.
Ministri në Detyrë Cakaj u kërkoi përfaqësuesve të Bundestag-ut vazhdimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e procesit të saj transformues, në kuadër të çeljes së negociatave për anëtarësim, bazuar në meritë dhe në përmbushje të procesit të reformave.
Në takimin me Norbert Rottgen, ky i fundit rikonfirmoi idenë dhe bindjen e tij se BE-ja nuk është e plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, duke siguruar mbështetjen për negociatat dhe nxitjen e procesit.
Gjatë takimit me Hacker, bashkëbiseduesit ndanë mendimin se koncepti dhe interesi i përbashkët evropian nënkupton një rajon të integruar, të qëndrueshëm dhe të sigurt, por në këtë drejtim perspektiva e integrimit në BE, është një promotor i shkëlqyeshëm për kapërcimin e nacionalizmave dhe konflikteve të së shkuarës në Ballkan.
Ndërkohe që Patrick Sensburg, shprehu vlerësimin e tij për ecurinë e proceseve integruese dhe theksoi rëndësinë e promovimit të arritjeve të Shqipërisë jo vetëm me zyrtarët publikë në Gjermani por edhe me qytetarët gjermanë, për të kuptuar proceset e rëndësishme që po ndërmerr Shqipëria, si dhe efektet që kanë këto procese edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Në takimin e Ministrit në Detyrë Cakaj me Manuel Sarrazin, ky i fundit u shpreh se Komisioni Evropian dhe politika gjermane duhet të marrin sa më parë një vendim pozitiv për Shqipërinë, për t?i mundësuar asaj një perspektivë të qartë e të besueshme evropiane, si e vetmja alternativë e qenësishme për vendin.
Deputeti e njëkohësisht reporteri për Shqipërinë, Sarrazin, vlerësoi shkëmbimin e informacionit konkret dhe të detajuar sa i takon reformave të ndërmarra në Shqipëri dhe u shpreh se jo vetëm personalisht, por edhe në emër të së Gjelbërve, e mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Në përgjigje të kësaj fryme pozitive dhe tejet inkurajuese të përfaqësuesve të Bundestagut gjerman, Ministri në Detyrë Cakaj vlerësoi Gjermaninë si një partnere kryesore që ka qenë dhe mbetet luajale ndaj zhvillimeve politike dhe ekonomike në rajonin e Ballkanit, pa mbështetjen e së cilës, procesi i integrimit nuk do të ishte i mundur për asnjë nga vendet e rajonit tonë.
Ministri Cakaj u rikonfirmoi të gjithë përfaqësuesve të Bundestagut, vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me ritmet e duhura për konsolidimin e reformave kyçe dhe përgatitjet për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.?/ CNA.al
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të jetë në ndikimin e qënd...
Largimi i të rinjve, tendenca e çifteve për të bërë më pak f...
Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ...
DASHI 21. mars – 20. prill Çdo gjë do shkoje mire sot mes j...
Mbrëmjen e sotme një aksident tragjik ndodhin në dalje të qy...
Pak çaste më parë një aksident i rëndë ndodhi në dalje të qy...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Kavaj...
Ish deputetja Grida Duma dhe gazetarja Mira Kazhani kanë deb...
Në emisionin “Tempora,” të mbrëmjes së sotme, po diskutohet ...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Ish deputetja e listës Basha, mandatdjegura Grida Duma, foli...
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj u komentuan gjatë në media për l...
Avokat Spartak Ngjela. i qenë prezent në studion e emisionit...
Avokat Spartak Ngjela foli rreth shoqerimit dhe dhunës polic...
Ish deputeti demokrat, Luçiano Boçi, në një postim në rrjete...
Ish presidenti Bujar Nishani ka folur rreth protestave të zh...
Festival i madh Eurvizionit ka startuar me natën e parë të g...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës rastin e të burgosur...
Dojna Mema është një nga vajzat më të pëlqyera të ekranit. A...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...