PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në pa...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur thellësisht të shqetësuara nga, siç thuhet, ?veprimi i qeverisë së Kosovës për emërimin e individëve të pakualifikuar në pozita të larta qeveritare – përfshirë edhe individë të dënuar për krime lufte, individë nën aktakuzë aktive për krime të rënda dhe të dyshuar për keqpërdorim të rëndë të pozitës?.
Në një komunikatë të ambasadës amerikane në Prishtinë të publikuar të martën thuhet se ?në demokraci, individët e emëruar në pozita të nivelit të lartë duhet të rrezatojnë fytyrë etike dhe të kualifikuar para botës; fatkeqësisht shembulli i Kosovës sa i përket emërimeve paraqet të kundërtën. Individët e pakualifikuar, të cilët janë dënuar nga drejtësia apo janë duke u ndjekur në mënyrë aktive për krime të rënda, si dhe ata që kanë shfaqur gatishmëri për të vepruar, të sigurt se nuk do të dënohen dhe kanë keqpërdorur autoritetin e tyre, nuk kanë vend në pozitë zyrtare?.
Emërimi i këtyre individëve të pakualifikuar ?dëmton besimin e publikut që Kosova po përpiqet ta ndërtojë, e privon vendin nga mundësia për të pasur individë kompetentë, me nam dhe më se të kualifikuar për të kryer punën në qeveri dhe i fyen viktimat e krimeve të këtyre individëve. Po ashtu, kjo gjë pengon përparimin e Kosovës drejt ndërtimit të namit në rrafshin ndërkombëtar që do ta bënte atë partnere të dëshirueshme për vendet e tjera dhe forcon pozicionin e kundërshtarëve që do të pohonin se Kosova nuk është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit?.
Gjatë muajve të kaluar në disa raste ambasada amerikane por edhe diplomatët tjerë perëndimorë kanë tërhequr vërejtjen për emërime politike në poste të rëndësishme.
Në fillim të muajit mars diplomatët amerikanë dhe evropianë reaguan me kritika të rrepta ndaj vendimit të parlamentit të Kosovës për emërimin e Naser Shalës në postin e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë së Krahasimit dhe Vërtetimit të Pronës në Kosovë.
Më herët në muajin shkurt ambasadori amerikan Philip Kosnett kundërshtoi emërimin e ish komandantit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, në postin e këshilltarit të kryeministrit Ramush Haradinaj./VOA/
LSI me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat ka reag...
Ditën e nesërme pritet të mbërrijë në Tiranë trupi i Major K...
Me 21 Janar të vitit 2011, gjatë protestës së opozitës, që n...
Mbrëmjen e djeshme CNA.al, i informuar nga burimet e veta, p...
Ish kryeministri, Sali Berisha, në një postim në rrjetet soc...
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, në një postim në rrjetet soc...
Këngëtari i famshëm latin, Maluma është një prej artistëve m...
Luana Vjollca është një nga vajzat më të bukura dhe seksi të...
Botuesi Fahri Balliu e quan fat daljen në skenën politike të...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferncë p...
Kryedemokrati, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij përpara med...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë ditë...
I pyetur nga gazetarët nëse ka PD-ja ndonjë mekanizëm për nd...
Aktorja e njohur, Jameela Jamil ka zbuluar një sekret nga je...
Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit të tij me gazetarët konf...
Lista e kandidatëve për kryetar bashkie nga Partia Socialist...
Artistja e make-up, Pranvera Metolli ka bërë një rrëfim të p...
Rita Ora dhe këngëtari Liam Payne janë komentuar shumë në me...
Ish deputeti demokrat Gent Strazimiri në një postim në rrjet...
Opozita prej më shuma se tre muajsh ka dalë në rrugë duke p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...