Pse kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, aleat i Partisë Demokratike, Artur Roshi ditën e djeshme pranoi mandatin e deputetit.
Ndërkohë sot, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai sqaron të gjitha arsyet e vendimit që e çuan që të pranonte mandatin.
“Sot edhe vetë vendim-marrësit, PD-ja pranojnë se ishte një veprim i gabuar, i fortë dhe kundër parimeve të demokracisë Euro-Atlantike.?-shkruan Artur Rushi.
Më tej, ai sqaron se pse marrja e mandatit nuk mund të konsiderohet tradhti, por sipas tij një korrigjim i gabimit emocional e lajthitës të PD.
Postimi i plotë i Artur Roshit:
Pse pranova të marr mandatin për në parlament ?
Emri im në listat e PD tregon qartë se është pjesë e një marrëveshjeje që erdhi si detyrim për ne si aleatë për të mos garuar në zgjedhje dhe të votohej vetëm sigla e PD, pra defacto mandati që marr është i Ballit Kombëtar Demokrat sepse votat tona në gjithë Shqipërinë bëjnë të paktën dy mandate.
Sot po marr një mandat që të mohuar nga PD në 2017.
Lista e PD përfaqësonte listën e gjithë koalicionit Opozitar dhe si të tillë për ?diegien ? e mandateve duhet të ishim pyetur nga PD para vendimit.
Kjo gjë nuk ndodhi as për etikë.
Kështu kemi një vendim thjesht të PD,i cili nuk shtrin efektin e tij tek unë që nuk jam anëtar i saj.
Megjithatë pavarësisht se isha skeptik për vendimin e saj,e përkraha si gjest politik që të jepte efekt duke vepruar mbi sedrën e kryeminitrit për tu tërhequr.
Efekti ishte zero mbi Ramën si njeri që pushtetin nuk e ndërron me asgjë morale.Pra kalkulimet politike të këtij akti janë bërë keq.
Sot edhe vetë vendim-marrësit ,PD-ja pranojnë se ishte një veprim i gabuar,i fortë dhe kundër parimeve të demokracisë Euro-Atlantike.
Lind pyetja pse marrja e mandatit konsiderohet tradhëti dhe jo një korigjim i gabimit emocional e lajthitës të PD ?
Kush është ndryshimi tek unë,dje Opozitar jashtë parlamentit dhe sot po Opozitar në parlament.
Nuk ka sens logjika se Opozita jashtë Parlamentit do ta rrëzojë Ramën,ndërsa Opozita në Parlament bashkpunon me Ramën.
Opozitat janë Opozita pavarësisht rrugëve të ndjekura dhe fuqisë së tyre.
Dje ishte në Parlament Opozita që është sot jashtë.
A ishte ajo bashkpunëtore e Ramës ?Me logjikën e vetë PD, Po.
Si ndyshoi brënda një dite nga bashkpunëtore në të kundërtën e saj ?
Shigjeta e të drejtës Opozitare shkon nga shkon PD ?
Kush e cakton statusin e Opozitarit ,-PD-ja ?
Opozita nuk është tapi e më të fortit.
Në gjithë këto vite,PD është një Parti Opozitare parciale e Partisë Socialiste thjesht për pushtetin dhe jo Opozitare e filozofisë së majtë mbi të cilën qeveris ajo.
Kjo dukej dje dhe sot,sepse PD asnjëherë nuk vlerësoi dhe të tregonte mirënjohje për votat që merr nga ish të përndjekurit politikë,ish-pronarët,të cilët kanë treguar devotshmëri për të.
Unë vetë kam sakrifikuar për PD, kujtoj ?çështjen e të ndjerit Hakile Rama?,dhe kam marrë prej saj shijen bajate të mosmirënjohjes.
PD që prej dy vjetësh ka organizuar tryeza të koalicionit Opozitar vetëm me partitë parlamentare duke shpërfillur ne jo-parlamentarët besnikë.
Edhe mbas ?diegies? së mandateve që ishim të gjithë jo-parlamentarë sërish ne aleatët tradicionalë besnikë na la jashtë tryezave të saj.
Unë pjesëmarrës në çdo protestë,por u ndjeva i fyer kur Basha lexoi emrat e çdo partie me perjashtim tonin si aleatë besnikë.
Pra PD ka përçmuar besimin tonë ndaj vetes së saj.
Përtej çdo raporti politik apo personal,
Vendimi im për marrjen e mandatit nuk është as cinik,as meskin dhe as kapriços,por një veprim i matur nën sytë e Optimistit të Çërçill-it,që në çdo rrezik shikon një mundësi.
Ky vendim tenton të ruajmë egzistencën tonë politike,ngaqë besnikëria jonë e egzagjeruar ndaj PD po na çonte drejt asgjësimit duke na shpërfillur në raport me aleatët e tjerë të saj.
Ky vendim tenton në forcimin e linjës tonë politike dhe krijimin e një produkti politik mbi filozofinë Konservatore Moderne Europiane që predikojmë si vazhdimësi e Mid?hat Frashërit.
Ky vendim tenton në kontributin për instalimin në kodin zgjedhor të votës së lirë, si themeli i një sistemi demokracie të vërtetë në fillim dhe si mekanizëm kontrolli i këtij sistemi në vazhdimësi.
Ky vendim hap derën e një taktike politike që i shërben Partisë që drejtoj,për të tërhequr vëmëndjen dhe për të rritur komunikimin me publikun, e cila është në të njëjtën dinamikë me protestën dhe rekomanimet e ndërkombëtarëve.
Futja ne parlament korigjon vendimin që tashmë duket i dështuar i Opozitës dhe kjo është një detyrë dhe bonses për të maximalizuar energjitë Opozitare në kushte të tjera.
Ne nuk mund të vazhdojmë me të njëjtën mëndje që bëri diktaturën,të bëjmë edhe demokracinë.
Ky është problemi real i politikës sonë sot.
Sipas PD :- PS është përsëmbari vetëm se ja prish kryetari.
Pra u zgjidhka problemi në se ikën vetëm kryetari ?
Unë them jo,dhe duhet të iki nga pushteti kryetari së bashku me PS,sepse filozofia e tyre Marksiste prodhon me shumicë dhe në seri kryetarë po si ky,ndaj duhet të jemi kundër sistemit që ka ngritur e majta.
Une do jem nder ata qe do mundohem te krijoj kohezion me opozitarizmin brenda parlamentit me ate jashtë.
Qendrimi im do jete në vazhdimësi e qëndrimeve që kam patur,derëhapur ndaj bashkpunimit me PD dhe anti-komunist,anti-Rame,anti-PS sa te kem fuqi.
Une besoj ne intuiten time politike,prandaj them se në kohën që logjika do zvendësojë emocionin politik të momentit,Opozita brënda Parlamentit dhe ajo jashte Parlamentit do kenë një rezultante që do godasë përfundimisht hiearkinë e sistemit të mjerimit të formësuar nga kjo qeveri e majtë.
Meqënese ?e drejta ? , si koncept që nuk është prone e askujt, dhe as privilegj i të fortëve ,as e Golisë dhe as e Davidit , dhe meqë e njoh natyrën e saj dinamike pranoj që ndoshta dëshpërimi dhe humbja e besimit tek PD , pamundësia ime për të mos injoruar mosmirenjohjen e saj ka ndikuar ne gjykimin tim.
Megjithate siç tha Krishti :
? Ai që s?ka asnjë mëkat le ta hedh gurin i pari?
Këngëtari i hitit “Youth” Shawn Mendes është një ndër djemt...
Ai ka lindur aty, në Labinotin heroik. Pas shinave të trenit...
Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohe...
Sot ndodh fenomeni i Hënës Rozë, i cili sipas astrologëve, n...
Përveçse janë trendy i kësaj vere, ato arrijnë më së miri të...
~ Binjakët dhe Ujori ~Binjakët dhe Ujori janë luftëtarë të v...
Modelja e fiksuar pas “fitness”-it Jen Selter, ka 12,7 milio...
Singapori njihet si qyteti më i shtrenjtë në botë, dhe kete ...
Në Shqipëri ekzistojnë disa modele gazetarësh, analistësh, n...
Indetifikohen dy persona për grabitjen në Rinas.Klement Çala...
Ish deputeti i LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për media...
Dje në mbrëmje, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim...
Deputeti opozitës parlamentare Ralf Gjoni ka reaguar pas laj...
Prokurori Olsian Çela është kandidati i parë zyrtar që ka ap...
Ish-anëtari i KLD-së, Astrit Haxhialushi, është pjesë e fazë...
Pas udhëzimeve të fundit të kryetarit të Republikës së Re, L...
Aktorja e cila lindi në Warwickshire në vitin 2002, e filloi...
Thuhej se ajo do të ishte e vetme në skenën e festivalit eur...
Moderatorët e emisionit “Wake Up” Isli Islami dhe Ori Nebiaj...
Identifikohen dy nga autorët e super grabitjes së miliona eu...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...