web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mashtruesi me tre emra/ Pse hesht Fatmir Cici

14 Prill 2019, 08:00, Aktualitet CNA

Z. Cici nuk ka guxuar ende të reagojë ndaj provave që kemi sjellë këtu në lidhje me përdorimin prej tij të tre emrave të ndryshëm, në kundërshtim flagrant me ligjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Vetëm keqbërësit i ndryshojnë emrat e tyre në këtë mënyrë e me këtë intensitet. Falsifikimi i të dhënave personale përbën shkelje të rëndë penale dhe dënohet rëndë.

Theksojmë edhe një herë se, siç e pohon edhe vetë, madje edhe me pamje fotografike, qysh prej datës 26 janar 1991, i vetmi emër i tij i ligjshëm është “Fotaq”. Përdorimi i çdo emri tjetër, por edhe i emrit të tij të vjetër, d.m.th. i emrit Fatmir, përbën shkelje ligjore, sepse ai emër është fshirë përgjithmonë nga database e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.
Nuk mund të paraqitet as privatisht me dy emra njëherësh, sepse emri i pagëzimit përkon me atë të Gjendjes Civile.

Përdorimi ekskluziv i emrit “Fatmir”, të cilin e ka zëvendësuar ligjërisht me emrin “Fotaq”, përbën shkelje të rëndë penale, vërteton në mënyrë të qartë e të dukshme se në SHBA e Kanada qarkullon me dokumente të falsifikuara. Nuk mund të ketë shpjegim tjetër, prandaj edhe ai nuk guxon të kthejë përgjigje, siç bëri p.sh. kur dikush e akuzoi se kishte shkuar në Amerikë me pasaportë greke.

Kuptohet që është detyrë e të gjithë neve të denoncojmë pranë organeve kompetente në Shqipëri, SHBA dhe Kanada veprime të tilla kriminale.

Në pritje të një përgjigjeje nga ana e z. Cici për sa i përket përdorimit të paligjshëm të emrit “Fatmir” në dokumente zyrtare në SHBA e Kanada (që do të thotë se ky njeri ka qarkulluar dhe qarkullon edhe sot me dokumente të falsifikuara), një përgjigje që ua ka borxh të paktën atyre, përpara të cilëve tregoi me prova (fotografike) se, prej janarit të vitit 1991 ka vetëm një emër, i cili është “Fotaq”, mendoj të vazhdojmë përpjekjen që jemi duke bërë, për t’i hequr maskën e shpifjes, mashtrimit e gënjeshtrës, me të cilën është rishfaqur kohët e fundit.

Për parantezë, edhe pse nuk i njoh vetes ndonjë zotësi të madhe në të shkruar, kur vendos të shkruaj, sidomos kur shkruaj për të mbrojtur një fakt, ide apo argument, nuk harroj të citoj fjalë për fjalë (d.m.th. tekstualisht) faktet, idetë dhe argumentet e atyre me të cilët debatoj. Kjo për faktin se, ndryshe nga z.Cici, unë jam tepër i familjarizuar me të ashtuquajturin ?kriticizëm tekstual?, prandaj dhe, në rreshtat që do të vijojnë, ashtu siç kam bërë edhe herë të tjera, këtë kam ndërmend të bëj, të citoj, të interpretoj dhe të nxjerr konkluzione të drejta, të sakta e të sinqerta.
Para pak minutash, i hodha një sy një shkrimi të z. Cici në web, në kujtim të arvanitasit të njohur Aristidh Kola (https://bizantin.wordpress.com/2017/…ristidh-kolja/). Si fillim, d.m.th. si për të hapur oreksin, dua t?u kujtoj lexuesve të kësaj teme se kam theksuar disa herë se, ky njeri, kur ishte në Greqi, e urrente në kulm gjuhën shqipe, prandaj dhe kush i fliste shqip, paralajmërohej që të mos vazhdonte, sepse, në të kundërt, shndërrohej në armik të tij personal. Tek shkrimi i lartpërmendur, z. Cici shkruan:

Në fakt, e kisha takuar Hirësi Jeronimin në vitin 1994, tek zyrat e sinodit, kur bëja një emision të përjavshëm shqip në radion kishtare. Qëlloi që u futëm në ashensor bashkë dhe sapo më hodhi sytë, ai më foli shqip menjëherë, por unë nga hutimi dhe frika e atëhershme ia ktheva greqisht. Kisha humbur një rast të lidhesha me Kryepeshkopin e sotëm të Greqisë, njëherësh mik i Aristidh Koljes!

Nuk arrij dot të kuptoj justifikimin e tij në shprehjen ?nga hutimi dhe frika e atëhershme?. Për çfarë frike e ka fjalën ky njeri? Shqip nuk fliste në stacionin radiofonik të Kishës Greke? Për këtë punë nuk paguhej? A nuk ishte Jeronimi që i foli i pari shqip? Përse duhej t?ia kthente greqisht? Më së paku, a nuk është mungesë e plotë mirësjelljeje? Sigurisht, por urrejtja e tij për shqipen, jo si qëllim në vetvete, por si mjet për t?u diferencuar nga bashkëkombësit e vet, të cilët i shihte si qenie inferiore, i tejkalonte edhe rregullat më elementare të mirësjelljes. Në këtë rast, dikush mund të pyesë me të drejtë: Si ka mundësi që të urrente gjuhën shqipe, por në të njëjtën kohë, të bënte emision në gjuhën shqipe? I përgjigjem me katër vargje të bejtexhiut të famshëm, Hasan Ziko Kamberit, me një parafrazim sa thoi i gishtit të vogël: Cicit, t’i rrëfesh paranë/ Ters e vërtit sherianë/ Për para se ç’e shet t’anë/ Ja di kimenë parasë…”… Z. Cici paguhej për këtë punë, përveç lidhjeve që kishte krijuar dhe që shpresonte se, nëpërmjet tyre, do të siguronte mbijetesën në të ardhmen. Por nuk është vetëm kjo përgjigjja që mund të jepet për këtë rast.

Ka rëndësi të kihet parasysh se, fragmenti i cituar më lart, është një parantezë, dhe nuk ka lidhje me ngjarjet, që u referohet dhe as me Aristidh Kolën. Refuzimi i z. Cici për të folur shqip me Kryepiskopin e sotëm të Greqisë ka ndodhur në vitin 1994, ndërsa njohja e tij me Aristidh Kolën ndodhi pesë vite më vonë. Në vitin në fjalë (1994), z. Cici quhej ?Fotios Tsitsis? dhe ishte një vorioepirot fanatik, në gjak dhe në bindje (të paktën kështu deklaronte). Emisionet e tij në gjuhën shqipe, siç e pohon edhe vetë, u miratuan nga vetë Kryespiskopi i atëhershëm i Greqisë, Kristodhulos, i cili akuzohet edhe sot nga kundërshtarët e tij të paktën si nacionalist. Më tej nuk mund të flas me kompetencë, sepse nuk e di se çfarë ka biseduar z. Cici me të dhe si ia mbushi mendjen që të bënte emision në gjuhën shqipe. Atë që di me siguri është se Kristodhulos nuk do ta lejonte kurrë të kalonte caqet e bindjeve të veta, të njohura dhe të shpallura publikisht, të cilat i përmenden deri sot në Greqi, madje duke krijuar edhe një atmosferë tejet të elektrizuar midis kundërshtarëve dhe pasuesve të tij të shumtë. Për opinionin publik në Greqi, Kristodhulos mbetet një pikë e fuqishme referimi, prej nga ku burojnë kritika të fuqishme kundër kryepiskopit të sotëm, Jeronimit, arvanitasit që, në vitin 1994, në ashensorin e Kryepiskopatës Greke, iu drejtua z. Cici në shqip, por që ky, nga hutimi dhe frika, iu përgjigj greqisht!!!!

Vazhdojmë më tej, me një tjetër parantezë të vogël, por jo të parëndësishme. Në po këtë shkrim, z.Cici shkruan se në vitin 1998 ishte rikthyer në Greqi nga Anglia pas një qëndrimi prej dy vitesh në këtë shtet. Mund të na thotë ky zotëri se çfarë bëri dhe me se u mor atje në këto dy vite? Si ka mundësi që nuk ka përmendur kurrë asnjë fakt apo detaj të kësaj periudhe relativisht të gjatë kohore? Mund të ketë shumë arsye, por unë di vetëm njërën prej tyre. I vjen turp të pohojë se shkoi për të marrë master. Qëndroi plot dy vjet pa hedhur asnjë shkronjë në letër. Jetoi në kurriz të të tjerëve, duke ngrënë e duke pirë qyl. Kur e shikonte se i duheshin më shumë para, bënte ndonjë inkursion tek shqiptarët e atjeshëm, duke u hequr si një intelektual që kishte nevojë për ca të holla hua, sa t?i vinin gjoja çeqet nga institucionet që e financonin. Më vjen keq që nuk kam lejen të përmend emrin e një shqiptari nga një familje shumë e njohur, që ra pre në Angli e këtij mashtruesi ordiner. I dha z. Cici si hua një shumë të konsiderueshme parash, të cilat nuk ia ktheu kurrë.

Pasi e hapëm oreksin me këto dy paranteza, kalojmë në pjatën kryesore. Pas kthimit nga Anglia, z. Cici u përball me problemin e tij të njohur, atë të mbijetesës. Kishte në xhep diplomën e teologjisë, por kishte krijuar rreth vetes edhe një klimë mosbesimi tek ata pak profesorë të teologjisë, të cilët e kishin ndihmuar të merrte diplomën, por edhe të shkonte në Angli për studime. Njëri prej atyre, që e ndihmuan pa masë këtë njeri, ishte një profesor me inicialet J. P., mik i Kryepiskopit Anastas, por që më pas, pas shpifjeve të z. Cici, u tregua disi i ftohtë në vazhdim. Kur e pa që u kthe nga Anglia me gisht në gojë, pa diplomë e pa katandi, i tundi gishtin, duke e quajtur dështimin e tij të pafalshëm. Në fakt, ky profesor, shumë dashamirës me të gjithë, u rekomandonte të gjithë studentëve të shkonin në Angli nëse donin të merrnin master, sepse kërkonte shumë pak kohë. Këtë ua thoshte atyre që kërkonin të bënin karrierë universitare, e cila kalonte detyrimisht edhe nga masteri, padyshim, më pas, edhe nga doktoratura. Përgjigja e z. Cici e çarmatosi: ?Nuk munda! Kaq i kam mundësitë!?.

Edhe sikur të mos e pranonte hapur këtë dështim, të gjithë e kishin kuptuar se niveli i tij intelektual nuk e lejonte ecurinë e tij të mëtejshme në ?udhën e shkronjave?. E këshilluan të kthehej në Shqipëri e të kontribuonte në veprën e Ringritjes së Kishës sonë. Disa të tjerë e kishin këshilluar edhe më parë, por z. Cici e kishte përgjigjen në majë të gjuhës: ?Nuk më pranon Kryepiskopi Anastas sepse jam vorioepirot!?. Kështu lindi ideja e gjoja luftës së Kryepiskopit kundër tij, i atij Kryepiskopi që i zgjati bursën për të mbaruar studimet universitare në pothuajse dyfishin e kohës së lejuar, i atij Kryepiskopi që e dërgoi në Angli për të mësuar anglishten, që i dërgoi vëllanë me bursë për të studiuar edhe ai për teologji… Mendoni sa bukëshkalë! Shpifi kundër Kryepiskopit vetëm e vetëm që të kishte një justifikim për të mos u kthyer në Shqipëri. Shpifi kundër tij që të siguronte përkrahjen e disa profesorëve të teologjisë, me të vetmin qëllim sigurimin e një jetese të rehatshme e pa kokëçarje.

Sa për sqarim, profesorët që e ndihmuan, nuk ishin antishqiptarë. Ata nuk e ndihmuan z. Cici ngaqë deklarohej vorioepirot. E ndihmuan sepse e konsideruan si një njeri që diskriminohej për shkak të identitetit të tij. Të njëjtët profesorë kanë ndihmuar të gjithë studentët që erdhën më pas nga Shqipëria, të cilët deklaroheshin shqiptarë, flisnin shqip dhe ndiheshin shqiptarë. Pra, në kuadrin e kësaj ndihme, e këshilluan z. Cici të studionte diçka të lehtë, diçka që të mos kishte lidhje me provime (në Fakultetin e teologjisë së Athinës, masteri p.sh. parashikonte provime pranimi, një vit studime pasuniversitare pa mungesa e me provime të vështira + pesë tema shkencore + temën master). Ndërhynë që të bënte doktoraturë në Fakultetin e Filozofisë, në degën e muzikologjisë, ku mund të ndërthurte njohuritë që kishte në muzikën bizantine (ka diplomë për këtë muzikë) me ndonjë element tjetër, sipas temës që do të zgjidhte. E theksoj se edhe kësaj here hyri nga dritarja, sepse nuk mund të pranohesh për doktoraturë pa pasur diplomë master. Në të njëjtën kohë, shfrytëzuan të gjithë autoritetin e tyre për të detyruar nëpunësin e zyrës së bursave në MJ, S. Millonas, t?i jepte bursë studimi.

Pak a shumë, për vazhdimin kemi folur në postimet e mëparshme. Tani jemi tek momenti që z. Cici fiton përkrahjen e disa profesorëve grekë, fiton pranimin si kandidat për doktoraturë dhe një bursë nga Ministria e Jashtme e Greqisë, e të gjitha këto i fitoi sepse ishte një vorioepirot i flaktë, kaq i flaktë, saqë për shkak të këtyre bindjeve, përndiqej nga Kryepiskopi Anastas, i cili, sipas tij, bashkëpunonte vetëm me shqiptarë, madje me shqiptarë myslimanë!!! Këto bindje i shpaloste vetëm në një pjesë të ditës. Pjesën tjetër filloi ta shfrytëzonte për të ushtruar shqipen nëpër disa kafene të caktuara të Athinës, të cilat frekuentoheshin për orë të tëra nga shqiptarë të ndryshëm. Ishte një rast i mirë jo vetëm për të rifreskuar gjuhën shqipe, por edhe për t?u afirmuar si një element i ri e shpresëdhënës në gjirin e ?shqiptarizmës?. Gjatë kësaj kohe tentoi të kontaktonte nga afër me arvanitasin Aristidh Kola, me të cilin, siç shkruan, krijoi lidhje të ngushta. Z. Cici sapo kishte hapur një portë të re në jetën e tij. Duke qenë i ndërgjegjshëm se nuk mund të bënte prokopi me aftësitë e veta, se nuk kishte as mundësinë më të vogël që të afirmohej si intelektual, pavarësisht shanseve që i ishin ofruar deri atëherë, vendosi të afirmohej si pseudointelektual, me një mbidozë patriotizmi primitiv. Në fund të fundit, nuk ishte as i pari, as i fundit që po ndërmerrte një hap të tillë. Pjesa më e madhe e mashtruesve botërisht, kanë qenë, janë dhe do të vazhdojnë të jenë njerëz ordinerë dhe analfabetë.

Si, përse, dhe deri në ç?masë u shtjelluan marrëdhëniet mes tyre, do të bëjmë fjalë në postimin e radhës, por përpara se ta mbyll këtë postim, sepse u zgjat shumë, dua t?i them z. Cici të mos fyejë kujtimin e tij në një mënyrë kaq të trashë e vulgare. Personalisht, nuk kam pasur ndonjë respekt të veçantë për Aristidh Kolën, sepse nuk e kam njohur nga afër që të respektoj diçka më tepër nga ato që ka shkruar në librat e tij. Aristidh Kola ishte ateist, që në librat e tij përfshihen edhe mjaft fyerje ndaj besimit tonë. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk duhet respektuar. Përkundrazi, përulem me respekt ndaj përpjekjeve të tij për të ruajtur historinë, kulturën dhe traditat e arvanitasve, por distancohem nga pikëpamjet e tij në lidhje me besimin ortodoks, i cili përbën element mjaft të rëndësishëm e të pamohueshëm të identitetit të tyre kulturor, ashtu siç distancohem plotësisht edhe nga qëndrimi i tij pro diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë.

Në shkrimin që po flasim, z. Cici e përmend mikun e tij si ?Aristidh Kolja? dhe jo ?Aristidh Kola?. Këtë lajthitje trashanike, edhe pse nuk e shtjellon, e justifikon me këtë batutë të të ndjerit:

Një herë e pyeta se a i pëlqente kur ia shkruanin mbiemrin shqip ?Kola?, por ai ma ktheu: ?Jo, se mbiemri im ka j-në?, ndërsa ngriti gishtin tregues në shenjë grepi duke qeshur.

Edhe pse kam plot punë të tjera, jam i detyruar t?i shpjegoj këtij analfabeti të gjuhës shqipe dhe greke së bashku, se ?Kola?, i cili shfaqet si emër dhe si mbiemër familjar në të gjithë Shqipërinë, më shumë në Veri, por edhe në Jug, madje unë e kam hasur edhe në fshatrat e minoritetit grek (si emër dhe si mbiemër), vjen nga emri ?Nikolla?. Sipas vendit dhe zonës, ky emër merr mjaft forma: Nik, Niko, Kolë, Kola, Koll… Tek arvanitasit, sa më shumë që e humbasin shqipen e tyre, aq më shumë kjo trajtë e këtij emri shfaqet vetëm si mbiemër familjar. Për sa i përket shqiptimit, nëse do ngjallnim arvanitasin e fundit, që fliste gjuhën e arvanitasit të parë të vajtur në Greqinë e sotme, atëherë ai do ta shqiptonte pikërisht ?Kola? (siç e shqiptojmë edhe ne sot në shqip). Me kalimin e shekujve dhe modernizimin e mënyrës së jetesës (gjë që ndodh edhe me arbëreshët në Itali), arvanitasit e kanë humbur gjuhën e tyre. Ata që kanë mundur ta ruajnë deri në një farë mase, kanë humbur padyshim sistemin fonetik të gjuhës së të parëve, duke e zëvendësuar atë me atë të gjuhës greke. ?Viktimë? e këtij sistemi fonetik joautentik të gjuhës së vonë të arvanitasve ishte padyshim edhe Aristidh Kola.

Në greqisht, emri ?Kola? shkruhet ?????????, i cili shqiptohet ?Kolias? dhe jo ?Koljas?, gjithsesi jo ?Kola? (dy ????-të nuk kanë asnjë lidhje me diferencim në shqiptimi. Lexohen njësoj sikur të ishin një). Në sistemin fonetik të greqishtes, shkronja ? ka dy tinguj: |?| dhe |?|?, ku |?| shqiptohet si ?L? në shqip kur ndodhet përpara tingujve |i| dhe |e|, dhe si ?L? e fortë (jo tamam si ?ll? e shqipes, por diçka më e butë) kur ndodhet përpara gjithë tingujve të tjerë. Sekreti në një shqiptim sa më të saktë të emrit ?Kola? në greqisht është ?i?-ja që pason, e cila e zbut tingullin pararendës në ?L?, përndryshe, do të shqiptohej përafërsisht ?Kolla?. Ndërkohë, ?i?-ja, e cila ka efekt zbutës, shqiptohet detyrimisht, në çdo rast të ngjashëm, pa asnjë përjashtim. Nuk ndodh p.sh. si në italisht, ku ?i?-ja në emrin ?Giuseppe? e shndërron tingullin ?g? në ?xh?, por vetë nuk shqiptohet (Shqiptohet ?Xhuzepe? dhe jo ?Xhiusepe?). Ky shqiptim i detyruar i ?i?-së në emrin ?Kolias? është shkaku që Aristidh Kola, i detyruar nga sistemi fonetik i greqishtes, duke mos dashur që emri i tij të shqiptohet ?Kolla?, sepse kur e shihte të shkruar në shqip, detyrimisht ashtu i tingëllonte, thoshte se duhet shqiptuar ?Kolja? (faktikisht shqiptohet ?Kolia?, ku ?i? shqiptohet lehtas). Për shkak të injorancës së tij, gjuhëtari i famshëm Fatmir Fotaq Cici e merr dhe e lakon në këtë mënyrë:

Emërore: Kolja
Gjinore: i Koljes
Dhanore: Koljes
Kallzore: Koljen
Rrjedhore: prej Koljes

Habitem se si shteti shqiptar, në vend që ta burgoste këtë njeri për vrasje të gjuhës shqipe, e burgosi për një krim shumë të vogël se ky. Mendoni sikur të ishte gjallë Fan Noli dhe të lexonte këto marrëzi gjuhësore të këtij njeriu, që paraqitet si admirues i tij. Do ta kishte syrgjynosur kush e di se ku!/ Forumi shqiptar

Foti Cici, analfabet i maskuar si prift/ Si mashtroi për diplomimin





Lajmet e fundit nga