web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqtarja Maria Qirjazi si biznesmene/ Zbulohet emri i politikanit që ajo favorizoi në 2011

14 Prill 2019, 09:44, Aktualitet CNA

Gjyqtarja Maria Qirjazi përreth 15 vite, ka ushtruar funksionin e saj pranë Gjykatës së Gjirokastrës në Shkallën e Apelit, për t’u zhvendosur më pas në Apelin e Tiranës.

Qirjazi ka qenë anëtare e Kolegjit Zgjedhor në vitin 2009, por edhe në vitin  2011 ishte pjesë e  trupës gjykuese të Kolegjit Zgjedhor, kur urdhëroi KQZ-në për hapjen e kutive.

Kujtojmë se më 3 qershor 2011, Kolegji pushoi çështjen mbi ankesën e paraqitur nga  PS-ja, duke lënë në fuqi vendimin e  KQZ-së të datës 23 maj, që nxirrte fitues në Tiranë, Lulzim Bashën.

Ish-anëtarja e Kolegjit Zgjedhor, pritet t’i nënshtrohet Vettingut, ashtu si kolegët e saj.

CNA.al ka bërë një vëzhgim të deklaratave të pasurisë së saj, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Në deklarimin fillestar në vitin 2003 ajo ka deklaruar dy apartamente si edhe një autoveture.

Në vitin 2004 ajo ka deklaruar se ka blerë autoveturë tip ‘Ford’ pasi ka shitur autoveturën tip ‘Volsvagen’, ndërsa në vitin 2005 ajo ka deklruar pagën 1 382 290 lekë si dhe të ardhura e bashkëshorti nga aktiviteti privat si person fizik i regjistruar në degën e Tatim-Taksave Delvinë, 225 000 lekë,  të ardhura nga paga për periudhën 01.07.2005 – 31.12.2005 si ortak në aktivitetin privat “Bosch – Albania” sh.p.k, në Tiranë, 210 000 lekë si dhe të ardhurat nga mallrat në qarkullim nga aktiviteti privat i bashkëshortit, vlera 300 000 lekë.

Në vitin 2006 ka deklaruar se bashkëshorti ka të ardhura nga shitja e kuotave si ortak në “Bosch – Albania” sh.p.k, dhe dëmshpërblim për largim nga shoqëria, 4 700 euro.

Po në të njëjtin vit ajo ka deklaruar nga shitja e truallit me sipërfaqe 387 m2 në Sarandë, vlera 1 850 000 lekë.

Në vitin 2007, sërish të ardhurat kryesore i ka nga biznesi i bashkëshortit, ndërsa ka kursyer 400 000 lekë.

Bashkëshorti, Vasil Qirjazi, të ardhura nga aktiviteti privat (tregtim plus shërbime sistemime kondicionimi, ngrohje dhe ftohje) në shumën 500 000 lekë.

Po në 2007, deklaron se ka blerë një lokal  në Sarandë me sipërfaqe 32 m2, vlera 1 980 000 lekë.

Ndërsa në vitin 2008, të ardhurat nga biznesi i bashkëshortit janë rritur krahasuar me një vit më parë. Vajza ka përfituar të ardhura nga bursa e studimit si studente në Athinë, Greqi, 2 700 euro si dhe djali të ardhura si kompensim për strehim në mungesë të konviktit për 6-mujorin e parë të vitit 2008, gjatë studimeve në Athinë, 600 euro.

Edhe kursimet janë shtuar, në vlerën 1 000 000 lekë, nga 400 000 që ishin një vit më parë.

Në vitin 2009 ajo ka blerë një autoveture tip ‘Benz Mercedes’, vlera 900 000 lekë si dhe ka paguar 15 000 euro si pagesë për prenotim-blerje të një apartamenti banimi në qytetin e Sarandës.

Edhe në vitin 2010 ka deklaruar se ka bërë shpenzime për blerjen e një trualli për shesh ndërtimi nga bashkia Sarandë, në shumën 120 000 lekë si dha ka blerë një  apartament banimi në Sarandë me vlera 35 000 euro. Ndërkohë më herët ka shitur një tjetër apartament në Sarandë për 30 mijë euro. Po në këtë vit ajo ka kryer edhe studimet ‘Master Profesional’, Universiteti ‘Justiniani I’, Tiranë, 1 000 euro.

Në vitin 2011 nuk ka shtim pasurie, ndërsa në vitin 2012 ka blerë një garazh me sipërfaqe 14.5 m2 në Sarandë, pranë apartamentit të banimit me  vlerë 697 500 lekë.

Në vitin 2013 ka deklaruar se ka shitur magazinën, 1 kat me sipërfaqe 77 m2 dhe truallin në fshatin Finiq-Delvinë në vlerën 2 756 600 lekë, ka shitur autoveturën tip ‘Ford’, vlera 250 000 lekë si dhe ka kursyer, 400 000 lekë.

Ndërsa në vitin 2014 ka deklarura, pagën 1 323 790 lekë, të ardhurat e bashkëshortit nga paga si specialist në Bashkinë e Tiranës, 536 331 lekë, të ardhura nga bursa e studimit për studimet që po ndjek në Athinë, Greqi, 3 600 euro.  Gjendja e depozitës bankare është shtuar me 500 000 lekë, ndërsa gjendja cash, 1 100 000 lekë.

Në vitin 2015 ajo ka deklaruar pagën si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, 1 342 534 lekë, të ardhurat e bashkëshortit nga paga si specialist në Bashkinë e Tiranës, 590 000 lekë, kursime familjare 400 000 lekë si dhe katër burime të ardhurash nga djali.

Ndërsa në vitin 2016, 10 000 euro i ka shpenzuar për studimet e vajzës.

Deklarimi fillestar 2003

Pronare me 50 % e një apartamenti banimi 1 plus 1 në Sarandë, vlera 1 400 000 lekë. Ap. është blerë me të ardhura nga shitja e një ap. 1 plus 1 të përfituar nga ligji ‘Për privatizimin e banesave shtetërore’.

Pronare me 50 % e një apartamenti 2 plus 1, vlera 5 000 000 lekë. Ap. është blerë me të ardhura nga shitja e një trualli për ndërtim në Sarandë, i blerë nga shteti dhe me të ardhurat nga aktiviteti privat i bashkëshortit.  Pronare me 50 % e një trualli në ndërtim me sip. 387 m2, blerë me të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit, vlera 180 000 lekë.

Pronare me 50 % e një magazine, ish-kooperativa bujqësore, me sip. 70 m2, blerë me të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit, vlera 80 000 lekë.

Detyrim ndaj firmës ‘Colombo 2’, për blerjen me këste të apartamentit, shuma 700 000 lekë.

Pronare me 50 % e një autoveture tip ‘Ëolsvagen’ blerë me kursime familjare, vlera 250 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, 946 800 lekë bruto.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti si person fizik i regjistruar, 1 160 000 lekë bruto

Viti 2004

Të ardhura nga paga në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, 1 070 268 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti privat si person fizik, 1 200 000 lekë.

Blerë autoveturë tip ‘Ford’ pasi ka shitur autoveturën tip ‘Volsvagen’, shtesa 200 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Detyrim financiar në shumën 700 000 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga në Gjykatën e Apelit Gjirokastër dhe nga shpërblimet e dietat, 1 382 290 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti privat si person fizik i regjistruar në degën e Tatim-Taksave Delvinë, 225 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga për periudhën 01.07.2005 – 31.12.2005 si ortak në aktivitetin privat “Bosch – Albania” sh.p.k, në Tiranë, 210 000 lekë.

Mallra në qarkullim nga aktiviteti privat i bashkëshortit, vlera 300 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja cash, kursime nga të ardhurat familjare, 400 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Kredi bankare marrë për aktivitet privat më 08.04.2005 në shumën 500 000 lekë për një vit. Detyrimi i shlyer deri më 31.12.2005 është 368 000 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 184 000 lekë.

Shpenzime në vlerën 368 000 lekë për shlyerjen e kredisë marrë më 08.04.2005 në shumën 500 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime nga puna, 1 379 837 lekë.

Bashkëshorti, Z. Vasil Qirjazi, të ardhura nga shitja e kuotave si ortak në “Bosch – Albania” sh.p.k, dhe dëmshpërblim për largim nga shoqëria, 4 700 euro, pjesa takuese 50 %.

Bashkëshorti, Z. Vasil Qirjazi, të ardhura si ortak i punësuar në “Bosch- Albania” sh.p.k, deri në largimin e tij më 09.05.2006, shuma 150 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e truallit me sip. 387 m2 në Sarandë, vlera 1 850 000 lekë, pjesa takuese 50 %. Shitja është bërë sipas kontratës së sipërmarrjes me shlyerje të pjesës në vlerë të dt. 02.05.2006.

Gjendja e kursimeve familjare, 350 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Shpenzime në shumën 184 000 lekë për shlyerjen e pjesës së mbetur të kredisë marrë më 08.04.2005 me afat 1 vit, në shumën totale 500 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga vjetore si gjyqtare, shpërblime dhe dieta, 1 226 847 lekë.

Bashkëshorti, Z. Vasil Qirjazi, të ardhura nga aktiviteti privat (tregtim plus shërbime sistemime kondicionimi, ngrohje dhe ftohje), i regjistruar si person fizik në qytetin e Sarandës, 500 000 lekë.

Gjendja e kursimeve familjare, 400 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Shpenzime për blerjen sipas kontratës dt. 21.05.2007, të një lokali shërbimi në Sarandë me sip. 32 m2, vlera 1 980 000 lekë, pjesa takuese 50 %. Lokali është blerë me të ardhurat nga shitja e truallit në vitin 2006.

Viti 2008

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta, 1 420 808 lekë.

Bashkëshorti, Z. Vasil Qirjazi, të ardhura nga aktiviteti privat, biznes i vogël i regjistruar në Bashkinë Sarandë, 600 000 lekë.

Vajza, të ardhura nga bursa e studimit si studente në Athinë, Greqi, dega Farmaci, 2 700 euro.

Djali, të ardhura si kompensim për strehim në mungesë të konviktit për 6-mujorin e parë të vitit 2008, gjatë studimeve në Athinë për degën Informatikë, 600 euro.

Gjendja e kursimeve nga të ardhurat familjare, 1 000 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Bashkëshorti, Z. Vasil Qirjazi, kredi tregtare me afat 1 mujor marrë më 26.12.2008 në shumën 300 000 lekë. Shuma e plotë prej 300 000 lekësh është shlyer më 24.01.2009.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si gjyqtare plus shpërblime dhe dieta, 1 514 792 lekë.

Bashkëshorti, Z. Vasil Qirjazi, të ardhura nga aktiviteti privat (shitje, montim, servis, sisteme ngrohje-ftohje, kondicionim), i regjistruar si person fizik në Bashkinë Sarandë, 700 000 lekë.

Vajza, të ardhura nga bursa e studimit si studente në Athinë, Greqi, 6 840 euro.

Gjendja e kursimeve nga të ardhurat familjare gjatë vitit 2009, shuma 400 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Shpenzime për blerjen në mars 2009 të një autoveture tip ‘Benz Mercedes’, vlera 900 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Shpenzime 15 000 euro si pagesë për prenotim-blerje të një apartamenti banimi në qytetin e Sarandës, blerë nga ‘Tulo’ sh.p.k, pjesa takuese 50 %.

Viti 2010

Të ardhura nga paga, dieta, shërbime dhe si anëtare e bordit të ZABGJ-së, 1 576 052 lekë.

Bashkëshorti, Z. Vasil Qirjazi, të ardhura nga puna si person fizik i regjistruar në bashkinë Sarandë, 600 000 lekë.

Të ardhura nga bursa e studimit që përfiton vajza si studente në Athinë në degën Farmaci, 6 840 euro.

Të ardhura nga shitja e apartamentit të banimit në Sarandë sipas kontratës së shitjes dt. 20.12.2010, vlera 30 000 euro, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e kursimeve familjare vjetore, 700 000 lekë, gjendja totale 1 500 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Shpenzime si pagesë tatimi për shitjen e apartamentit, 114 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Shpenzime për blerjen e një trualli për shesh ndërtimi nga bashkia Sarandë për të cilin nuk është lidhur ende kontrata, vlera 120 000 lekë, pjesa takuese 25 %.

Shpenzime për blerjen e një apartamenti banimi në Sarandë, vlera 35 000 euro, pjesa takuese 50 %. Është bërë parapagim, por ende nuk është lidhur kontrata ndërkohë që shuma për blerjen e ap. është siguruar përkatësisht: 30 000 euro nga shitja e apartamentit në Sarandë plus 5 000 euro kursime.

Shpenzime për studimet ‘Master Profesional’, Universiteti ‘Justiniani I’, Tiranë, 1 000 euro.

Viti 2011

Të ardhura nga paga, dieta, shërbime dhe si anëtare e bordit të ZABGJ-së, 1 636 197 lekë.

Bashkëshorti, Z. Vasil Qirjazi, të ardhura nga puna, i regjistruar si person fizik në bashkinë Sarandë, 660 000 lekë.

Vajza, të ardhura nga bursa e shkollës si studente për farmaci në Athinë, 6 840 euro.

Gjendja e kursimeve familjare, 1 000 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Shpenzime për studime ‘Master Profesionar’, Universiteti ‘Justiniani’ Tiranë, 1 500 euro.

Viti 2012

Të ardhura nga paga, dieta, shërbime dhe si anëtare e bordit të ZABGJ-së, 1 469 221 lekë.

Bashkëshorti, Z. Vasil Qirjazi, të ardhura si fitim nga aktiviteti privat (montime, servis dhe riparime kondicionerësh, kaldajash, i regjistruar si person fizik në bashkinë Sarandë, 640 000 lekë. Xhiroja vjetore e aktivitetit privat është 1 836 000 lekë.

Vajza, të ardhura nga bursa e studimit si studente për farmaci në Athinë, 6 800 euro.

Gjendja e depozitës bankare në Bankën Popullore (Societe Generale) më 21.11.2012 është 5 000 euro, pjesa takuese 50 %.

Shpenzime për blerjen e një garazhi 14.5 m2 në Sarandë, pranë apartamentit të banimit që është në pronësi të deklarueses, vlera 697 500 lekë, pjesa takuese e garazhit 50 %. Garazhi është blerë me kursime familjare.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si gjyqtare, 1 386 824 lekë.

Bashkëshorti, Z. Vasil Qirjazi, të ardhura nga aktiviteti privat (montime, servis dhe riparime kondicionerësh, kaldajash), i regjistruar si person fizik në bashkinë Sarandë, 520 000 lekë.

Vajza, të ardhura nga bursa e studimit si studente për farmaci në Athinë, 5 640 euro.

Të ardhura nga shitja e objektit (magazinë), 1 kat me sip. 77 m2 dhe truallit të tij në fshatin Finiq-Delvinë, vlera 2 756 600 lekë, pjesa takuese 50 %.

Të ardhura nga shitja e autoveturës tip ‘Ford’, vlera 250 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e kursimeve familjare, 400 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Viti 2014

Të ardhura nga paga, 1 323 790 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si specialist në Bashkinë e Tiranës, 536 331 lekë.

Vajza, të ardhura nga bursa e studimit për studimet që po ndjek në Athinë, Greqi, 3 600 euro.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 500 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja cash, 1 100 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, 1 342 534 lekë.

Bashkëshorti, Z. Vasil Qirjazi, të ardhura nga paga si specialist në Bashkinë e Tiranës, 590 000 lekë.

Djali, Z. Theodhor Qirjazi, të ardhura nga punësimi me kontratë si informaticien programues, i regjistruar si person fizik në Athinë, Greqi, 13 000 euro.

Gjendja e kursimeve familjare cash të krijuara gjatë vitit 2015, shuma 400 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Djali, Z. Theodhor Qirjazi, gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës, kursime të mbetura në Bankën e Piresë, Athinë, 2 000 euro.

Djali, Z. Theodhor Qirjazi, kursime në gjendje cash, 1 000 euro.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, 1 366 873 lekë.

Bashkëshorti, Z. Vasil Qirjazi, të ardhura nga paga si specialist në Bashkinë e Tiranës, 626 928 lekë.

Djali, Z. Theodhor Qirjazi, të ardhura nga punësimi me kontratë si informaticien programues në shoqërinë ‘ËINGS ICT SOLUTION’, i regjistruar si person fizik në Athinë, Greqi, 18 300 euro.

Vajza, Znj. Melina Qirjazi, të ardhura nga punësimi në kompaninë farmaceutike ‘ITH Pharma London’, për periudhën 7 nëntor – 16 dhjetor 2016, shuma 2 479.84 paund.

Gjendja e depozitës bankare në Bankën Societe Generale është pakësuar me 10 000 euro për shpenzime studimi të vajzës Melina Qirjazi në Londër, Angli, pjesa takuese 50 %.

Gjendja cash e vitit 2015 është pakësuar me 150 000 lekë për shpenzime, gjendja e mbetur 250 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Djali, Z. Theodhor Qirjazi, gjendja e llogarisë rrjedhëse në Piraeus Bank, në Athinë, kursime nga paga, 6 500 euro.

Vajza, Znj. Melina Qirjazi, gjendja e llogarisë bankare në Bankes Llouds, Londër, Angli, 850 paund./CNA.al





Lajmet e fundit nga