web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi flet për zërat brenda PD-së/ Basha na mori në qafë..!

11 Prill 2019, 15:20, Aktualitet CNA

Ish kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në A2 CNN,  tha se djegia e mandateve është një aksion politik i dështuar.

Sipas tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha, bëri një gafë shumë të rëndë për shpërpjestimin që ka kjo protestë në reagimin e opozitës, me atë që po ndodh aktualisht në Shqipëri.

Më tej ai shtoi se ka edhe zëra brenda PD-së që nuk e duan Lulzim Bashën.

? Unë nuk e pranoj dot që një qeverie arrogante, apo e korruptuar si kjo që është, ti përgjigjesh me ikje nga froni. Djegia e mandateve nuk mund të jetë zgjedhje në këtë rast që është Shqipëria.  Në rast se opozita kishte një mendje për djegien e mandateve nuk duhet ta bënte në shkurt po në dhjetor. Në dhjetor Rama ishte po them në pikën e vet më të ulët. Kishte në terren një protestë shumë të fortë. Që ishte një protestë shumë e fortë. Zoti Rama ishte shume i presuar në dhjetor, ndodhi edhe historia e ?Unazës së re?. Qeveria ishte në ditë të hallit. Pikërisht atëherë që ai ishte me keq, këta shkuan dhe ruajtën mandatet. Po të mos shkonin do t?ia linin përgjegjësinë mazhorancës që t?iua digjte mandatet dhe do ishin as brenda, as jashtë. Këta e ndihmuan qeverinë jo se donin ta ndihmonin, atëherë që mund të kishte diçka, opozita mund ta bënte një akt ekstrem. Po ndodh tani në qiell të kaltër. Ky është një aksion politik i dështuar. Vizita e zotit Palmer e konfirmoi këtë që të paktën nuk do të ketë vesh për të dëgjuar këmbanat e opozitës. Problemi më i madh që ka ky instrument është se shoqëria nuk po e përqafon. Njerëzit e shohin më shumë si hall mes dy partive.

Ka një abuzim shumë të madh me njerëzit që flasin në emër të popullit. Kjo është sëmundje e vjetër dhe për fat të keq ka ardhur duke u agaravuar. Thuhet se vendimi i është marrë në emër të popullit, por nuk u pyet askush. Ka pasur zëra kundër edhe djegies së mandateve. Di që ka shumë njerëz që nuk e pranojnë zotin Basha, po ti takosh në rrugë thonë që ky na  mori në qafë. Po nuk ka asnjë akt të ndërmarrë?,- tha Patozi. /CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga