Presidenti Trump vazhdon kërcënimet për mbylljen e kufirit me Meksikën
Uashingtoni është përqendruar përsëri tek imigracioni dhe si...
Zgjedhjet në Turqi kanë rezultuar me befasi të mëdha. Ka pasur incidente dhe të vrarë. AKP e humbi Ankaranë. Në Stamboll rezultati ka qenë shumë i ngushtë.
Sipas rezultateve të para, jozyrare, të zgjedhjeve lokale në Turqi, partia AKP e presidentit Recep Taip Erdogan ka humbur zgjedhjet në kryeqytetin Ankara. Opozita është atje në epërsi dhe ka fituar më shumë se 50 % të votave. Ndërkohë që në kryeqytetin historik Stamboll ende nuk dihet se kush ka fituar, sepse rezultati është shumë i ngushtë.
Kandidati i AKP në Bosfor ishte ish kryeministri Binali Yildirim, ndërsa i opozitës kryetari i Bashkisë së qarkut, Ekrem Imamoglu. Në metropolin prej 8 milionë votuesish do të vendosin sipas të gjitha gjasave rreth 2-3 mijë vota, ndaj aktualisht nuk dihet se kush do të zerë vendin e parë. Presidenti Erdogan ka paralajmëruar edhe mundësinë e ankesës për rezultatin, ndonëse partia e tij AKP ka mbajtur edhe deri tani gati të gjithë mekanizmat e pushtetit në dorë. AKP ka kandiduar në zgjedhje së bashku me partinë ultra djathtiste MHP, sikur edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Qershorit 2018. Ndërsa partia opozitare e majtë CHP ishte në koalicion me të djathtën IYI.
Ka dhe të vrarë
Zgjedhjet kanë kaluar me probleme të mëdha. Agjencia e lajmeve DHA njofton edhe për një incident të rëndë në një vendvotim në Pötürge. Një person ka shtënë me armë zjarri dhe ka vrarë dy të tjerë. Vrasësi më pas është arrestuar. Temel Karamollaoglu, kryetar i partisë së vogël Saadet, thotë se të vrarët kanë qenë vëzhgues të partisë së tij në vendvotim. Ata kanë protestuar për shkak të parregullësive në këtë vendvotim dhe i pasojë janë vrarë.
Rreth 57 milionë shtetas të Turqisë kanë votuar për kretarët e bashkive dhe anëtarët e kuvendeve komunale. Zgjedhjet janë mbajtur në të gjitha 81 provincat njëkohësisht. Zyrtarisht thuhet se zgjedhjet i kanë siguruar rreth 550.000 forca të sigurisë.
Erdogani në qendër të fushatës
Zgjedhjet lokale janë një test shumë i rëndësishëm për gjendjen në Turqi dhe mbështetjen aktuale të partisë AKP të presidentit Erdogan. Presidenti është angazhuar vet gjatë fushatës pothuajse në të gjithë vendin. Ndërsa partitë opozitare e kanë quajtur Erdoganin armik të vendit. Erdogani i ka quajtur zgjedhjet të një “rëndësie kombëtare” me shpjegimin se Turqia kërcënohet nga armiqtë e jashtëm.
HDP kurde pohon se është dëmtuar
Partia prokurde HDP ka kritikuar qeverinë për dëmtimin e saj. Gjatë fushatës janë arrestuar 713 përfaqësues dhe anëtarë të HDP. 107 prej tyre ende janë nën masa arresti, kumtoi partia. Opozita pohon se partia në pushtet i ka shfryëzuar të gjitha kapacitetet shtetërore dhe mediat për fushatë. Vendi është polarizuar ndërsa opozitarët pohojnë se ata janë kriminalizuar dhe quajtur “terorristë”./DW/
Uashingtoni është përqendruar përsëri tek imigracioni dhe si...
Ish- kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili ka ironizuar d...
Në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, komediani Volodimir ...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pësoi një goditje të rë...
Në Stamboll nuk ka rezultat zyrtar, por në qytete të rëndësi...
Policia greke ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme drog...
Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij përpara banorëve të Koplik...
Një market në lagjen “11 Nëntori” në qytetin e Elbasanit, ka...
Në lidhje me grabitjen e kambistit Agron Shima paraditen e s...
Nga Malësia e Madhe ku po zhvillon një takim derë më derë me...
Policia italiane nëpërmjet një operacioni ka goditur bandat ...
Ditën e djeshme një sherr mes disa të rinjve në Maliq, ka pë...
Të dënuarit në burgun Drenovës në Korçë për shkak të kushtev...
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka komentua...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.4 në qytetin e K...
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë një video-live nga makina...
Kryetarja e Bashkisë në Shkodër Voltana Ademi, përmes një pr...
Paraditen e së premtes kambisti, Agron Shima, u dhunua edhe ...
Gjyqi për vrasjen e 19 vjeçarit Marvi Mihalit për një kariku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...