Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Krahas vrasjeve të bujshme në seri që kanë tronditur gjithë vendin, Shqipëria është përballur ditët e fundit me një fenomen tjetër po kaq të rëndë, por që fatkeqësisht nuk merr të njëjtën hapsirë publike. Bëhet fjalë për aksidentet fatale në punë, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy punonjës.
Ish kryeministri Sali Berisha denoncoi fillimisht vdekjen e një të riu 18 vjeçar në Tamarë të Shkodrës teksa punonte në turbinën e një hidrocentrali privat. Ngjarja edhe sot mbetet e errët, ndërkohë që autoritetet nuk kanë dhënë asnjë sqarim publik. Por vetëm pak orë pas denoncimit për humbjen e jetës së të riut në Shkodër, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë.
Këtë herë në kantierin e Stadiumit të ri, projektit flamur të qeverisë, i njollosur tashmë me gjakun e një puntori, që dje ra nga lartësia e garazhit të brendshëm duke humbur jetën. Edhe në këtë rast, ngjarja u denoncua nga ish kryeministri dhe vetëm më pas Policia e Shtetit, doli me komunikatë publike duke konfirmuar tragjedinë e rëndë.
Ngjarjet e dy ditëve të fundit nuk janë të izoluara. Dhjetë ditë më parë, një tjetër punonjës i një kompanie private që ishte kontraktuar nga qeveria për ndërtimin e një ure humbi jetën duke rënë nga lartësia. Në vetëm 10 ditë tre veta, të cilët i bashkohen listës së gjatë të minatorëve që janë varrosur dhe varrosen sistematikisht për së gjalli në miniera apo punonjësve të tjerë që vritet kudo nëpër Shqipëri.
Në të gjitha këto ngjarje, në asnjë rast nuk ka patur një hetim të besueshëm, i cili të bëjë publike rrethanat, por mbi të gjitha përgjegjësitë. Fajtorët kanë rezultuar gjithmonë vetë punonjësit e varfër të vrarë dhe asnjëherë punëdhënësit e tyre të pasur, të cilët ligji i ngarkon me përgjegjësinë për të garantuar sigurinë në punë. Ky raport tregon se sistemi që mbron të drejtat dhe sigurinë e punonjësve në Shqipëri është jofunksional, i gërryer nga moszbatimi i ligjit dhe korrupsioni në çdo qelizë i institucioneve që duhet më së pari të parandalojnë këto ngjarje, dhe më pas të bëjnë transparencë duke nxjerrë përgjegjësitë. Por transparencë nuk ka.
Shqipëria është sot praktikisht një nga vendet e pakta në botë, e cila nuk mban evidenca publike mbi numrin e aksidenteve në punë. Inspektoriati Shtetëror i Punës, trupa publike që duhet ta bëjë këtë, në ambientet e biznesit njihet më shumë si bandë gjobëvënësish, se sa si institucioni që mbron të drejtat dhe sigurinë e punonjësve.
Nga ana tjetër Policia e Shtetit, në vend që të garantojë hetim të drejtë dhe të paanshëm të ngjarjeve, njollos veten me bojë, jo atë të protestuesve, por bojën e turpit duke tentuar të fshehë ose më e pakta të kalojë në heshtje aksidentet me vdekje në punë.
Lista e këtij mekanizmi pervers mbyllet me prokurinë dhe më pas gjykatat, ku drejtësia shpesh jepet sipas parimit ?ligji është me të fortin ose me atë që paguan rryshfetin më të lartë.? Dhe kjo është arsyeja se pse Shqipëria ka sot një listë me qindra punonjës të varfër që kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës, dhe asnjë përgjegjës ose fajtor për shkeljen e sigurisë në radhët e sipërmarrësve të pasur.
Për sa kohë kjo do të ndodh, lista e viktimave në punë do të vazhdojë të rritet dhe diku në skutat e errëta të zyrave të shtetit, do të gatuhet ndonjë projektligj ose koncesion për të detyruar të gjithë punonjësit të sigurojnë jetën. Fundja vdekjet janë mundësi biznesi./CNA.al
Avokati Altin Goxhaj, ka komentuar situatën politike në vend...
TrajtimiMundohu ta pranosh diagnozën dhe të përpiqesh që të ...
Ish-kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili vazhdon të sulm...
Ke diçka për t’i treguar vetesDisa persona dështojnë dhe vua...
Nga Arian Galdini– Prej dt 23 Mars kemi hyrë në dimensionin ...
Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia mortore e dy vëllezë...
Më në fund do të vijë një periudhë qetësie për Ujorin. Kjo d...
Me siguri tashmë ke kaluar disa marrëdhënie të tilla, ke ënd...
Fëmija AMe shumë mundësi ky fëmijë ka qenë zgjedhja juaj e...
BinjakëtBinjakët janë një nga shenjat më komunikuese të zodi...
Ish-deputeti Edi Paloka ka deklaruar se ministri i Brendshëm...
Nënstacioni elektrik i Krahësit është djegur ditën e sotme.S...
Ish-deputeti Nard Ndoka ka komentuar largimin e kryeministri...
Pilula e emergjencës është një lloj kontraceptivi që mund të...
Gjykata e Shkodrës prej një viti është shprehur në shkallë t...
Puna është dashnori ytNë momentin kur i përkushtohemi total...
Gjyshi i Asmer Bilalit, Fahri Vejuka ish-boksierit që ndodhe...
Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në këtë ...
Një shqiptar me emrin Driton N. është zhdukur nga shtëpia e ...
Ditën e djeshme u ekzekutuan në qytetin e Shkodrës dy vëllez...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...