web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tronditet KLP/ Këshilltari i Arta Markut nën hetim

9 Shkurt 2019, 10:08, Aktualitet CNA

Me datë 27 nëntor 2018,  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udhëhequr nga Olsi Komiçi, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi, votoi unanimisht për konfirmimin në detyrë të Besnik Canit.

Ky i fundit u rikonfirmua në detyrë edhe pse  hetimi administrativ dhe denoncimet e  mbërritura pranë KPK ?së, flisnin për një listë të gjatë shkeljesh në lidhje me profesionalizmin dhe pasurinë.

Vendimi i KPK-së, u kundërshtua ashpër nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

ONM, i rekomandoi Komisionerit Publik ankimimin e vendimit për konfirmimin në detyrë të subjektit në Kolegjin e Apelimit, pasi sipas tyre Cani është konfirmuar në detyrë nëpërmjet interpretimit të gabuar të ligjit të vetingut nga KPK.

?Një nga qëllimet e procesit të rivlerësimit është rikonfirmimi i besimit të publikut në institucionet e drejtësisë. Në pikëpamjen tonë është e pamundur të konfirmohet në detyrë një subjekt kur nuk janë vlerësuar në mënyrë të rregullt disa çështje që dëmtojnë besimin e publikut,? sqaronte ONM.

Pas rreth katër muajsh, Komisioneri Publik ka njoftuar se ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Prokurorin e Gjykatës së Shkallës së parë në Elbasan, Besnik Cani, njëherësh këshilltarin e  Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku dhe anëtarin e KLP-së.

Cani pushoi hetimet për prokurorin që u kanos

KPK disa problematika që i ka konstatuar gjatë hetimit të Besnik Canit, nuk i ka shënuar në raport.

Bëhet fjalë për një çështje që është zgjedhur me short për t?u shqyrtuar dhe objekt ka kanosjen e një prokurori,i cili është  hetuar gjatë kohës kur Besnik Cani ka drejtuar prokurorinë e Elbasanit.

Në përfundim të hetimeve, prokurori i çështjes,   Xh. S, kishte vendosur dërgimin për gjykim të dosjes, por ky vendim ishte shfuqizuar nga Cani, i cili ka vendosur pushimin e saj.

Arsyetimi i Canit për pushimin e çështjes nuk e ka bindur KPK, por pavarësisht kësaj ata e kanë rikonfirmuar në detyrë.

Hetim pasurisë së Canit

KPK, më herët kishte zhvilluar një hetim në lidhje me pasurinë e prokurorit Cani.

Hetimi ishte përqendruar në një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë, një truall me sipërfaqe 633 m2 dhe ndërtesë prej 112 m2, në Paskuqan, Tiranë;  truall me sipërfaqe 363 m2 në Paskuqan , një garazh me sipërfaqe18.7 m2 dhe një autoveturë Mercedez Benz të vitit 2006.

Cani ka deklaruar truallin 633.9 m2 në Paskuqan dhe një banesë private 100 m2, të legalizuara nga ALUIZNI në vitin 2008 dhe të ndërtuara me kursime nga emigracioni në vitin 1993-1994 dhe se kostoja e ndërtimit të banesës ka qenë rreth 700 mijë lekë, për të cilën i mungon dokumentacioni.

Pasaktësi dhe mospërputhje në deklarimet e pasurisë, KPK pati  konstatuar  sa i përket sipërfaqeve të truallit dhe të banesës së ndërtuar mbi të, ndërkohë deklarimi i tokës është bërë në ILDKPKI vetëm në vitin 2008.

Cani ishte justifikuar se  ndërtesa në Paskuqan ishte ndërtuar me krahë punë falas nga të afërmit, dhe mospërputhjet sipas tij lidhen me faktin që toka nuk ka qenë nën pronësi.

Nën hetim nga KPK ka qenë edhe apartamenti me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë, të blerë me kontratë sipërmarrje në vitin 2005 me vlerë 69 mijë euro dhe pagesë paraprake 21 mijë euro.

Sa i përket burimit të të ardhurave të kësaj pagese, në shumën prej 21 mijë eurosh, Cani  ka deklaruar se ka përdorur, veç të tjerash, edhe shumën prej 3.500 USD, të mbartura nga viti 2004, por që nuk  e ka e deklaruar si gjendje në vitin 2004.

Ndërsa për mosdeklarimin e shumës 3500 USD në vitin 2004, Cani ka thënë se ka ardhur për shkak të mungesës së eksperiencës në deklarim.

Edhe pse nuk i ka pranuar të gjitha shpjegimet e subjektit, në vlerësimin juridik në lidhje me problematikat e analizës financiare, Komisioni çmon se pasaktësitë dhe mungesat e burimeve financiare nuk janë në nivelin që të çojnë në shkarkimin e tij, për shkak të parimit të proporcionalitetit./CNA.al

Kaloi vetting-un/ Rikonfirmohet në detyrë prokurori Besnik Cani

Rivlerësimi i prokurorit Besnik Cani/ Zbulohet skandali i KPK





Lajmet e fundit nga