web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ramës i dështon propaganda/ “Masakrohet” nga qytetarët  

9 Shkurt 2019, 08:20, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar në rrjetet sociale, një video e cila tregon rastin e një qytetari, i cili thotë se fatura e energjisë elektrike i kishte ardhur shumë herë më e lartë sesa kishte shpenzuar.

Qytetari thekson se ?Në qershor 2018, fatura e energjisë elektrike erdhi 400 mijë lek të vjetra. Ankimova në OSHEE-në e Shkodrës dhe më thanë se do vimë ta verifikojmë. Më pas më thanë që kot e ke se është regjistruar në sistem e duhet ta paguash, më pas u drejtova kryeministrit dhe u zgjidh. Do paguaj vetëm aq sa kam shpenzuar?.

?MIRËMËNGJES  dhe me historinë që Anjeza ka zgjedhur për t’ju dhënë një tjetër arsye, qê të mos ngurroni kur ju pengohet një e drejtë, po të drejtoheni pa humbur kohë tek shqiperiaqeduam.al, ju uroj një fundjavë të qetë?-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi të kryeministrit, qytetarët kanë shpërthyer në komente.

?Ok ketij qe ju zgjidh problemi mire, sa e sa tjereve as qe don tja dije njeri. Problemi kryesor qendron ketu, ata qe e mbifaturuan zoterine a u mor vendim ndaj tyre? Problemi kryesor ne shqiperi qendron se ata qe bejne pislliqe nuk marrin denim-in e duhur edhe gjerat perseriten prape..?-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër shkruan ?Përsëri kishit përmëndur ndërtimin e TEC-it.në Korçë. Nuk e di përse jini kaq i dhënë në hapjen e kësaj furre vdekjeje për një popull të tërë të kësaj zone??.

Gjithashtu një tjetër qytetar shpreht mjaft i revoltuar, pas uljes së dënimit për Dritan Dajtin, ndërsa i drejtohet Ramës të marrë masa. ?Z kryeminister merr masa bej dicka per ata gjyqtare qe i ulen denimin vrasesit te 4 punonjesve te policise.?-thekson qytetari.

Po ashtu një tjetër qytetar ironizon kreun e qeverisë për postimet që bën në rrjetet sociale, ndërkohë që sipas tij 80% e shqiptarëve mezi sigurojnë mbijetësën.

?Jam ndjeks i faqes prej para pak ditesh dhe po na manhsni me kto vidio po e ndoqa dhe pak dit do me mbushet mendja te jetoj ne shqiperi edhe pse nuk ka pune edhe pse jetesa esht shum e veshtir edhe pse 80%e shqiptarve me zi sigurojn nje page per tu ushqyer edhe pse infrstuktura esht skandal asht sic e reklamoni ju nje keshill kam per stafin kur te beni vidio te ttilla gjeni nje rruk te asfaltuar?-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar thekson ? Po paguajme taksa kot zoti kryeminister. Asnje sherbim sme ofrohet nga taksa qe paguaj. Ta kam shkrujt dhe te portali po asgje nuk ndryshon. Po na detyroni te marim prap rruget?.

Ja disa nga komentet e qytetarëve:





Lajmet e fundit nga