web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputetët shqiptarë ankohen për pagat/ Por ja privilegjet që kanë

9 Shkurt 2019, 07:29, Aktualitet CNA

Edhe pse kanë pagat më të larta në Shqipëri, të zgjedhurit e popullit shprehen se janë të pakënaqur sa i përket trajtimit të tyre financiar.

Nga një anketim i kryer nga ana e Institutit të Studimeve Politike me 70 për qind të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, rezulton se 92 për qind e tyre mendojnë se marrin rroga të pamjaftueshme, ku 77 për qind tyre shprehen se nuk i përballojnë dot shpenzimet me rrogën që paguhen.

Madje 44% e të anketuarve janë kundër mënyrës dhe sistemit aktual që i llogaritjes së rrogës nga Kuvendi, pasi i pamundëson atyre që të zhvillojnë takime të rregullta elektorale, edhe pse pjesa më e madhe e tyre afro 85% kanë përfituar trajtim të rregullt financiar, si dieta apo honorare, pagesa ekstra veç pagës mujore prej 140 mijë lekësh të reja.

Dietat e Kryetarit, zëvendëskryetarëve dhe deputetëve janë në masën 4 për qind të pagës mujore të tyre.

Gjysma e të anketuarve janë kundër penalizmit të pagës mujore në rast mungese në Kuvend. Si pjesë e privilegjeve, 35 për qind e deputetëve kanë deklaruar se kanë marrë makina pa paguar doganë dhe 52% e tyre kanë përdorur sallën VIP në aeroportin e Rinasit./ CNA.al

Vjedhje me ligj/ 1.1 miliardë lekë për telefonat e deputetëve





Lajmet e fundit nga