web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shënim/ Lulzim Basha kopjon Edi Ramën

8 Shkurt 2019, 19:20, Aktualitet CNA

Prej javësh kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur të disatin tur takimesh me bazën  në funksion të aksionit  politik opozitar për të realizuar rrëzimin e Edi Ramës, nga kolltuku i qeverisjes gati gjashtë vjeçare.

Aksioni politik opozitar  është mëse i përligjur, aq më tepër në situatën kur makinës qeverisëse të kabinetit Rama i ka mbaruar karburanti dhe nëse do lejohet  ta konsumojë deri në fund mandatin  nuk do bëj tjetër veçse në vend të Europës do na fusë më thellë në gropën e varfërisë e të dështimit.

Pra, në këtë kuptim, aksioni opozitar që Lulzim  Basha po udhëheq është i mirëpritur nëse synon diçka ndryshe nga sa  jemi. Nëse sjell çlirim të ekonomisë e dalje nga kriza shumëplanëshe: politiko-ekonomiko-financiare.

Gjë që vështirë të shpresohet se do të ndodhë nëse vërtetë realizohet rrëzimi i Ramës dhe hipja në qeverisje e Bashës. Themi vështirë pasi edhe Basha po manifeston të njejtën sjellje të Ramës qysh në nisje të aksionit ndryshues.

Njësoj si Edi Rama edhe Lulzim Basha artikulon fjalë në erë. Nuk prezanton projekte e strategji zhvilluese konkrete, por veç premtime dhe ftesë për tu pjesëmarrë në protestën e 16 Shkurtit.

Nëse do ta përmblidhnim me një frazë idenë do të thoshim se, në zhvillim të aksionit opozitar, më së pari Lulzim Basha duhet të mos jetë në simetri me sjelljen e Edi Ramës gjatë fushatave të shkuara elektorale, kur me lugën bosh i ftonte shqiptarët t?ia besonin votën se më tej do shijonin ?rilindjen?.

?Rilindje? e kishte etiketuar Rama periudhën pasmarrjes së votëbesimit ndërkohë që edhe sot e kësaj dite, kur kanë kaluar rreth gjashtë vite nga dhënia e votëbesimit, vetëm rilindja nuk duket gjëkundi. Nga që, sikurse Lulzim Basha sot edhe Edi Rama mashtroi në gjithçka premtoi, por fitoi nga që shqiptarët shpirtplasur e shihnin opozitën e drejtuar prej tij në dritë të syrit . Sikurse shohin të njejtën gjë edhe sot, por zhgënjehen tek sjellja e Bashës si hije binjake e Ramës.

E Edi Ramës që mashtroi me 300 mijë vëndet e punës, që mashtroi me uljen e çmimit  të energjisë elektrike e taksave, që mashtroi me depolitizimin e rikthimin e RTSH në pronë të shqiptarëve që e investojnë, që mashtroi madje edhe me premtimin se nuk do ta shihnim kurrë nëpër ekranet televizive nga mëngjesi në darkë, sikurse paraardhësin e tij.

Por mashtroi dhe me dhënien fund të keqmenaxhimit të parave publike, duke premtuar anullimin e të gjithë tenderimeve e konçesioneve antiligjore dhe shpënien para drejtësisë të abuzuesve me pushtetin. Mashtroi edhe për aplikimin e politikave qeverisëse që do pasuronin pjesën dërmuese të shqiptarëve etj.

Në numër shifror del se, përgjatë fushatave të fundit elektorale, Edi Rama ka adresuar  më shumë se njëqind  premtime nga të cilat ka mbajtur fare pak.

I përmendëm të gjtha këto për të thenë se gjykuar nga takimet e Lulzim Bashës me bazën konstaton po të njejtën sjellje të Ramës të ngritur mbi premtimet mashtruese.

Pasi i pyet biznesmenët si po u ecën puna e këta i parashtrojnë ankesat e dhimbshme të falimentimit, përgjigja e Lulzim Bashës është: ?Prandaj duhet të na besoni ne. Do ti xerojmë taksat po erdhëm në pushtet?.

Xerimi i taksave, ulja në nivele aventureske e TVSH-së, heqja e tarifës së ?Rrugës së Kombit? dhe ngritje universiteti, ulje drastike e çmimit të energjisë e ujit, anullim të PPP-ve dhe koncensioneve të dhena abuzivisht nga ?Hajduti Edi Rama?, siç i pëlqen ta etiketojë, anullimi i lejeve të hidrocentrale që shkatërrojnë mjedisin etj., janë një pjesë e premtimeve që si lumi Edi Rama, vijon ti derdhë edhe Lulzim Basha. Që si refren, njësoj si Edi Rama, në fushata nuk harron të lëshoj frazën: ?Në 16 Shkurt ju dua në protestë për të rrëzuar qlbësirën?!

Sjellja e Lulzim Bashës nuk ngroh kërkënd përveçse veten e tij dhe shpurën e servilëve që e ndjek nga pas.

Me strategjinë dhe sjelljen e vet kopjace Lulzim Basha vështirë të ngjalli besimin për të rrëzuar nga froni Edi Ramën, mjeshtrin e madh të propagandës. /CNA.al





Lajmet e fundit nga