web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë / Lamtumirë miku dhe kolegu ynë Kiço Blushi!

8 Shkurt 2019, 21:38, Aktualitet CNA

Mbrëmjen e sotme është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare shkrimtari dhe publicisti i njohur Kiço Blushi. Jeta dhe vepra e Kiço Blushit është e lidhur pandashëm me arritjet dhe historinë e gazetarisë shqiptare, sidomos asaj të shkruar, në më shumë se 60 vjet rresht.
Ai kontribuoi si gazetar, redaktor, kryeredaktor dhe drejtues në shumicën e mediave më të rëndësishme kulturologjike të Shqipërisë në 50 vitet e fundit.

Kiço Blushi ishte shkrimtari i rëndësishëm i letërsisë për të rritur dhe për fëmijë. Ai la një kontribut të pashlyeshëm në historinë e skenarit te filmit shqiptar si dhe u shqua për publicistikën e tij analitike dhe polemistike.
Nga dhjetra dhe qindra gazetarë, për shumicën e anëtarëve të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Kiço Blushi do të kujtohet për përvojën, kontributin dhe penën e vet të shquar.
Lamtumirë kolegu ynë i paharruar!
Ngushëllime familjes Blushi!

Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë





Lajmet e fundit nga