Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Raportohet për 235 viktima, mijëra të plagosur
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
Nga Afrim Krasniqi
Në dhjetor 2017 kryeministri pati lajmëruar se 2018 do të ishte viti i sukseseve dhe reformave të mëdha, duke e bazuar pritshmërinë tek rezultati elektoral dhe tek kabineti ?më i mirë që kemi pasur ndonjëherë?. Pas një viti, 66% e qeverisë së shtatorit 2017 është shkarkuar. Ish ministrit të brendshëm Xhafaj iu bashkuan edhe tetë ministra të tjerë, midis të cilëve edhe një ministre me vetëm një vit në detyrë. Në politikë asnjëherë shkarkimet nuk vijnë nga suksesi, por nga dështimi. Në dhjetor 2017 PS ishte në qiellin e shtatë, fituese absolute në zgjedhje, e vetme duke shijuar tepsinë e pushtetit.
Në dhjetor 2018 PS është e vetmuar në pushtet, e lodhur nga mbi-pushteti dhe në krizë identiteti, duke eksperimentuar të gjejë rrugët e daljes prej saj. Ndryshimi i fundit i kabinetit nuk lidhet vetëm me mallkimin tradicional të mandatit të dytë, ai është veprim i imponuar nga pafuqia për ndryshim, pafuqia për reforma, pafuqi për të mbajtur premtimet dhe po ashtu, pafuqia për të ?ndërtuar shtet?, sipas sloganit elektoral të 2018.
Çfarë ka ndodhur që brenda 365 ditëve mazhorancë e vetme që fitoi më shumë deputetë në mandatin e dytë sesa në mandatin e parë, siç tha vetë kryeministri, është ?mpirë?, ?administrata është mbushur nga hajdutët, parazitët dhe gjithfarëlloj fundërrinash që vazhdojnë të cenojnë drejtpërdrejtë qytetarin duke tundur lloj-lloj famujsh që nga flamuri i PS, tek flamuri i krushqisë, flamuri i vëllazërisë, tek flamuri i radhës?, ?kemi humbur lidhjet me qytetarët?, ?na ka kapur sëmundja e tepsisë?, dhe mbi të gjitha, cila është zgjidhja ndaj fenomeneve të tilla?
Kryeministri mendon se zgjidhja është partia dhe ndryshimet në kabinet, – ?një parti rruge? siç tha ai, dhe ministra të rinj me energji të reja. Në fund lexoi listën, – ikën 8, erdhën 8+1, duke rikthyer postin e marrëdhënieve me Kuvendin. Ikën ministrat me 5 vjet mandat, por edhe 1 me vetëm 1 vit mandat, 2 të tjerë u paralajmëruan për shkarkim në qershor, dhe nga lista e vitit 2017 mbeti vetëm kryeministri, Majko, Gjonaj dh Xhaçka, kjo e fundit, e kërcënuar me shkrirjen e forumit të grave ?komuniste? që ajo drejton, siç Rama e cilësoi.
Përgjigja është shumë më e thjeshtë sesa labirinti i fjalëve që kryeministri përdori. Shqipëria vijon prej më shumë se një viti të mos ketë qeverisje, mazhorancë është në nivel të njëjtë arrogance me mazhorancën e djathtë që rrezoi më 2013, skandalet financiare me miliona euro kanë përfshirë ekipin e tij më të afërt, protestat e studentëve, banorëve, grupeve të interesit, etj, vijojnë të jenë headline në media dhe vendimet kryesore të vetë qeverisë janë në funksion vetëm të një pakice oligarkësh. Fati i madh i mazhorancës është se dobësia e opozitës dhe pafuqia e saj për tu reformuar. Në rrethana të tjera, me një opozitë cilësore e konkurruese, asnjë mazhorancë e tillë nuk do të mbijetonte.
Duke perifrazuar përsëri kryeministrin, kur dy muaj më parë deklaroi publikisht se politika është lojë shahu, – aktet e tij të ditëve dhe orëve të fundit, kanë pikërisht këtë filozofi, – lojën e shahut. Ai largoi një numër ushtarësh të panevojshëm dhe i zëvendësoi me të rinj, kaloi përgjegjësinë tek vartësit dhe siguroi veten e tij, ofroi vendimmarrje simbolike si emërimi i dy emrave pa profil politik e publik si ministra ?patriotikë? dhe investoi kështu të tërheqë vëmendjen nga problemet reale, paralajmëroi shkarkime të tjera duke i dhënë vetes më shumë fuqi sesa i njeh Kushtetuta, deklaroi punësime të reja pa ligj e konkurs, duke rrëzuar tezën ?në bëjmë shtet? që tu ofrojë disa karamele politike studentëve protestues, forcoi linjën vertikale personale pa pasur nevojë më për dëshmitarë, ndryshoi tërë elitën e vjetër politike në PS dhe i ngarkoi deputetit më aktiv në parlament detyrën që të shuajë zemërimin e militantëve në parti përmes koordinimit midis ministrive.
Fundi i lojës? Ka një praktikë shqiptare nga vitet ?30 që në politikë njihet si ?teoria e shfryrjes periodike?, sipas të cilës, shefi i madh i ndryshon ministrat çdo vit, dhe kështu, qytetarët e pakënaqur u japin kohë disa muaj ministrave të rinj të mësojnë detyrën dhe kur vjen koha të provohen, edhe ata zëvendësohen. Një cikël ndryshimesh sipas teorisë së lojës së shahut, që sakrifikon gjithçka në funksion të një qëllimi të vetëm, qëndrimi në pushtet, dhe më pas, përmes këtij qëllimi, kontrollin mbi gjithçka. E njëjta situatë po përsëritet edhe sot, në kushtet e reja, tek partia e të varfërve që bën mbledhje, rrëzon e krijon qeveri tek hoteli i një prej oligarkëve më të pasur në vend, – klient i saj. Një simbolikë që flet shumë për pafuqinë reale për ndryshim.
Në hotelin ku do të ngrihen ca kulla të reja shumëkatëshe, brenda 60 minutave u ndryshuan ca ministra, erdhën ca të tjerë. As analizë, as standard vlerësimi, reflektim, as platformë, as alternativë, thjesht emra, fjalë dhe akte simbolike, – tipike për lojën e shahut në politikë. Skena është kaq absurde sa ata që u shkarkuan apo u emëruan e morën vesh live në ERTV, ndërkohë që media, politikanë, qytetarë e diplomatë po harxhojnë orë kërkim për të mësuar emrat, fotot e CV-të e ministrit të jashtëm apo të financave, – dy poste që në çdo vend e qeverisje serioze duhet të jenë standardi më i lartë i legjitimitetit, aftësisë dhe besimit publik. Shumica e qeverisë iku, show u garantua, mediat morën lajm e qytetarët ushqim për biseda kafenesh, por sfidat reale mbetën pa pergjigje, problemet reale mbeten pa zgjidhje, reformat e premtuara mbetën në letër dhe shpresa për t’i dhënë fund tranzicionit mbeti edhe më tej utopi.
Pas ndryshimit të kabinetit qeveritar ditën e sotme nga krye...
Obsesioni me dobësinë është një ndër problemet më të mëdha t...
Studentët janë bashkuar me protestën që diaspora është duke ...
Ka filluar protesta e banorëve të zonës së Unazës së Re edhe...
Tenori Agim Hushi ka reaguar pas ndërrimit të kabinetit qeve...
Gratë shpesh herë, ose i injorojnë shenjat që japin burrat e...
Ministri i ri për Punët e Jashtme dhe Europën, Genti Cakaj, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një postim n...
Profesori Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas ndërrimeve qeverit...
Ish-kryeministri, Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrje...
GaforrjaViti 2019 do të jetë një vit reflektimi për Gaforret...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi në një ...
Edi Rama sakrifikoi në mënyrë të pakuptimtë 8 nga 12 ministr...
Ish-anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Busha...
Sigurisht që çdo grua ndjehet më tërheqëse dhe e këndëshme, ...
Kryeministri Edi Rama pas tensioneve të fundit ka reaguar me...
Ish mjaftistja e konvertuar në socialiste, Elisa Spiropali s...
Nga Enver RobelliIshte një tallje e radhës e Edi Ramës. Kur ...
Avokati Altin Goxhaj, në një postim në rrjetet sociale i ka ...
Psikologu spanjoll , Rafael Santandreu në librin e tij “ Gaf...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...