PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në pa...
Krye-i-paafti, që bën sikur qeveris, nuk të lë mundësi të heshtësh, të shtyn të flasësh e të shkruash. ?Përgjigja ime?: poston Krye-i-paafti. Përgjigje kujt? Studentëve? Po pse: i kanë bërë gjë pyetje studentët? Studentët i kanë bërë kërkesa. Kërkesat atyre ose ua plotëson ose jo. Me karrema për ?pyetje-përgjigje? nuk qeveriset. Dhe, meqë ra fjala, shkruhet ?përgjigjja? dhe jo ?përgjigja?.
?Të bashkëqeverisim?: guxon e u thotë ky Krye-i-paaftë studentëve. Ka mësuar një term, ?bashkëqeverisje?, që i duhet si shkop magjik për të magjepsur budallenj. Ç?ne studentët të bashkëqeverisin me të?! Mandatin për të qeverisur e ka kërkuar Krye-i-paafti, votat qytetarëve ua ka lypur, duke u puthur duart dhe ndonjë send tjetër, Krye-i-paafti. Jo studentët. Dhe votat për të qeverisur ia kanë dhënë Krye-të-paaftit, jo studentëve. T?u hedhësh studentëve karremin për t?i joshur si ?bashkëqeverisës? nuk do të thotë veçse orvatje tinëzare për të ndarë dështimet me ta, kur nuk e kanë studentët përgjegjësinë për dështimet me radhë të gjata të qeverisë që Krye-i-paafti drejton. Të tjera detyra, të tjera ngarkesa kanë mbi vete studentët, kur duan ata edhe të tjera misione.
Përkatësisht numrit të votave, Krye-i-paafti ka marrë mandatin për të qeverisur dhe prandaj e ka detyrë të dijë t?ua plotësojë studentëve kërkesat që i kanë bërë qeverisë që ai drejton. Është detyrë që e ka marrë përsipër vetë, duke e lypur, nuk ia ka ngarkuar kush me pahir. Mundet që unë të di diçka se si mund t?u plotësohen kërkesat studentëve, një më një, duke ruajtur njëkohësisht edhe ekuilibrin mes kërkesave të tyre dhe interesit publik të masës së qytetarëve, që nuk bën të cenohet. Por nuk kam kërkuar të qeveris, siç ka kërkuar tash e shumë mot zotëria e tij, ngaqë mendoj se bëj më mirë të tjera punë.
Kur përmend ruajtjen e ekuilibrit mes kërkesave të studentëve dhe interesit publik të masës së qytetarëve, nuk llogaris entitetin e tretë, oligarkinë. Sepse kush qeveris në aleancë me oligarkë nuk mund të plotësojë as kërkesa të studentëve, – e shumta mund t?ia dalë t?i përçajë a t?i gënjejë ata, – dhe as të mbrojë interesin publik të qytetarëve. Oligarkët ka në ?bashkëqeverisje?, nuk mund të ketë qytetarët, aq më pak studentët.
Dhe, meqë këtu në Shqipëri shtiren kinse nuk e bëjnë dot dallimin e oligarkisë nga ?sipërmarrësit?, ja një përkufizim bashkëkohor i oligarkisë së kohës sonë, siç mund të lexohet në librin që ndonjëherë e kam rekomanduar për lexim, ?Përdhuna e të pasurve: Kronikë e një thyerjeje të stërmadhe sociale?, me autorë dy sociologë të ditëve tona Michel Pinçon & Monique Pinçon-Charlot (Paris 2013):
?Kur të gjitha pushtetet janë në duar personash që mbajnë lidhje të ngushta dhe formojnë një grup de facto, mund të flitet për oligarki. Politika, sipërmarrjet, financa, mediat, tregu i artit kontrollohen prej agjentësh socialë që njihen mes tyre dhe e gjejnë veten si të tillë, në kuptimin që kooptojnë njëri-tjetrin në instancat ku ndodhen. Lidhjet janë familjare dhe rrënjosen nëpër kurse shkollore ose me prejardhje gjeografike të përbashkëta. Ideologjikisht të afërt, anëtarët e rrjetit kanë dalë nga i njëjti mjedis shoqëror. Fijet e endura mes tyre të kujtojnë një cergë merimange ose, më mirë, ato konstruksionet tredimensionale në të cilat të gjitha pikat vijnë e bashkohen me gjithë të tjerat?.
Situata oligarkike në Shqipëri tanimë nuk është më çështje librash. Pra as teorish. Afërmendsh as postimesh të Krye-të-paaftit. Është trashja e një zullumi që, siç ndodh rëndom në histori, vjen momenti dhe provokon shpërthime: ato shpërthime që asnjë teori mandej nuk i shkoklon dot. Atëherë shteti bie copash, sepse nuk ka më as ?të majtë? dhe as ?të djathtë?, që ta mbajnë me paterica në këmbë.
Në atë copëtim e sipër, na mëson historia, kthjellohet ndonjë pushtetar i çmeritur, si konti Witte kryeministër i Carit. Ky, në përmbysjen e 1905-s, aq e kishte humbur shqisën e realitetit sa shpallte se nëntë të dhjetat e popullsisë qenë çmendur, ndërsa një e dhjeta përbëhej prej idiotësh. Kur ia kam lexuar këtë më ka kujtuar pikërisht gjuhën e Krye-të-paaftit të Shqipërisë dhe pres ta dëgjoj të postuar edhe prej tij: 9/10 + 1/10.
(Ky shkrim është konceptuar enkas për Hashtag.al)
Kryeministri Edi Rama në ftesën publike që i bëri studentëve...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, e ka qua...
Pas refuzimit të ftesës për dialog që kryeministri Edi Rama ...
Një burrë 40 vjeç është plagosur me armë zjarri ditën e sotm...
E vogël përparësia, me të cilën u zgjodh Annegret Kramp-Karr...
Analisti dhe gazetari Andi Bushati, në një postim në rrjetet...
Kryeministri Edi Rama, në ftesën publike që i bëri studentëv...
Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish pasditen e sotme...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Tira...
Sapo është mbyllur protesta e studentëve para Ministrisë së ...
Pedagogu Ervin Goci në një postim në rrjetet sociale, ka pub...
Kryeministri Edi Rama nga rrjetet sociale, i ka përcjellë st...
Pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për bisedim me studentë...
Pas kërkesës së studentëve dërguar kryeministrit, kreut të K...
Gazetari Denis Dyrnjaja përmes një postimi në rrjetet kërkon...
Pas sulmit fizik ushtruar ndaj studentëve që marrin pjesë pr...
Presidenti Republikës thotë se mbështet protestën e studentë...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar nj...
Kreu i grupit paralamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një p...
Këshillat studentorë i kanë drejtuar një letër kryeministrit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...