Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gazetari Artur Zheji në një artikull të tijin ka shkruar se kryeministri Edi Rama duhet të bëjë gati valinxhet.
?Peri këputet kur hollohet, zu-llumi, kur trashet, ma thoshte shpesh gjyshja ime këtë fjalë të urtë, që vonë e kuptova, por ti kryeministër akoma jo!
Habitem Ramë, si munde të mbrrish deri këtu, të udhëhiqesh nga kafkat bosh nga trutë, vetëm sepse, marrin në gojë, fjalët e tua, i lëpijnë dhe i mbllaçisin dhe të kanë mbushur mendjen tënde të turbulluar, se ky popull është fare budalla dhe me nerv të vdekur!
Si beson kaq shumë se gënjeshtrat e tua, janë kaq trushplarëse dhe kaq magjike, madje që shërojnë dhimbjet dhe hutojnë turmat, sa herë që ti bën, nën efektin e traphanes që ke mbledhur rreth teje, përsëritjen e pafund të gënjeshtrave të tua, që kanë humbur art e finesë, e vijnë tashmë era qofte tymi, era hudhra e turshi buti.
Kujton ti, se multimilionerët me të cilët je rrethuar, që pas darkave mondane me verë e krudo, janë këshilltarë dhe koka të mençura të kombit?
Kujton se mjaftojnë paratë dhe llokmat që shpërndan si i dehur, të ngopin edhe ëndrat dhe nevojat e të gjithëve?
Po ecën si i marrë në një rrugë pa krye, rrethuar nga njerëz që në vend të kokave kanë kasaforta, të cilët kanë thikat e gjata të fshehura nën brez, në pritje të rrëshqitjes tënde, që ka filluar me tërsëllimë?, – ka shkruar ai.
Më tej Zheji shkruan se Rama tani po fillon të korr pabesinë që ka mbjellur ditë pas dite, ndaj shqiptarëve që shqepe me gënjeshtra dhe poshtrime.
?Nuk kam aspak gëzim, që ti Ramë, rrezikon të paguash më shumë se kushdo tjetër, të gjitha faturat e pisllëkut shumëvjeçar korruptiv të këtij vendi, sepse në të vërtetë, ti re viktimë e talentit tënd prej perfeksionisti dhe pasionit për penelat e hollë.
Me ustallarët e kalemxhinjtë që ke në oborrin qeverisës, në vend që të pastroje pisllëkun, në të vërtetë e shndrrove në art edhe makinerinë e llumit dhe zhvatjes së ministrave, drejtorëve, apo shokëve të tavolinave të tua prej pijetari të rilindur. Shkurtove asistencën e të varfërve, mblodhe paratë e energjisë së shpërdoruar me polici e burg, rrite taksat gjithkund, perfeksionove mekanizmin e zhvatjes së tyre në çdo qelizë të popullit, përjashtuar oligarkët që realisht paguajnë më pak se kushdo tjetër në raport me fitimet e tyre përrallore, dërgove policë e rrahës mbi popullin tënd që të votoi, burgose e dreqose dynjanë, pa mëshirë.
E bëre gjithë këtë me maskën gënjeshtare të reformatorit shtetformues e Rilindas, por e vërteta ishte se shushunjat që janë dhe kabineti yt qeverisës, të kërkonin gjithmonë e më shumë para në arkë, sepse oreksi i zhvatjes ka kapërcyer sot çdo përfytyrim?, – komenton më tej.
Zheji shkruan se Rama duhet të bëjë gati valinxhet dhe se pasioni i tij për t?u shfaqur kudo po e shkatërron.
?Bëj valixhet kryeministër, sepse u shndrrove si budalla naiv, në një kokë turku, të të gjithë kastës politike dhe jo vetëm. Ky pasioni yt maniakal për tu dukur dhe për tu shfaqur në çdo kohë, si politikan, si aktor, si piktor, si sportist e sportdashës, si i gjithëditur dhe si gjithëshkabërës, në të vërtetë të ka zhvleftësuar dhe të ka shndrruar në një target të parapëlqyer si koka e Oktapodit të Zullumit shqiptar. Por ti nuk bëhesh dot gangster, ndonëse ke rreth teje plot të tillë, andaj ndoshta më mirë për ty, t?ja mbathësh se ndoshta do të të harrojnë dhe kështu ja mbrrin të shpëtosh poshtërimin e burgut, ku do të të shërbejnë gardianët që ke emëruar vetë në ato detyra??, – përfundon Zheji në shkrimin e tij./ CNA.al
Protesta e ‘jelekëve të verdhë’ në Paris është përshkallëz...
Studentët, do të protestojnë edhe gjatë ditës së sotme. “Jo...
Gjatë ditës së sotme moti në vendin tonë do të jetë me alter...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Dashuria: Venusi në dashuri ofron mundësi të mira për të rre...
Nëna e Ardit Gjebreas u nda nga jeta vetëm pak kohë më parë ...
Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama morën sot çmimin “Magjia e pa...
Kjo mbrëmje finale e Kënga Magjike ka nisur plot emocion, pl...
Mbrëmjen e sotme ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astr...
Psikopatja ime” e Fifit dhe Mc Kreshës ka qenë një nga këngë...
Kohët e fundit muzika shqiptare ka patur nje frymë të re dhe...
Finales së “Këngës Magjike” i janë bashkuar edhe prezantuese...
E dini pse bebet ju shohin ngultazi me sytë që i shkëlqejnë...
Aurela Gaçe tashmë i ka tre kupa të para në shtëpinë e saj t...
Edhe përse viti 2018 ka qënë një vit i tmerrshëm për këngëta...
Kënga Magjike” ka hapur siparin e natës finale dhe ndarja e ...
E dini se përse shumë gjeni të historisë njerëzore i kanë bë...
Gazetarja Enida Himaj në intervistë për emisionin “Dikush” n...
Ndodh çdo ditë, e shohim në çdo ambient, të pasurit që vijnë...
Në një eksperiment janë testuar benefitet e zgjimit në 6 të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...