Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ishte një ndër lajmet më të bujshme marsin e këtij viti kritika e gazetarit Mustafa Nano për vajzat e ekranit, që zhvishen si Ilda Bejleri apo Bora Zemani.
Nano u kritikua nga shumë personazhe ndonëse ai vetë tha se nuk e urren nudizmin por vulgaritetin dhe promovimin e hiperseksualitmit në hapësirat publike.
Mustafa Nano ka sjellë një shkrim lidhur me këtë çështje ku ka theksuar edhe njëherë se femrat e zhveshura nuk duhen promovuar më për zhveshjen e tyre por për atë që bëjnë.
Analisti ka sjellë në vëmendje Encën, Kim Kardashian apo deputeten e Kosovës Duda Bajle, për të cilën thotë se të veshësh fustan ku transparent ku të duken të mbathurat në ngjyrë të zezë nuk ka nevojë për vlerësim.
Ai madje thumbon edhe gazetarin Alban Dudushi për të cilin thotë se në debatin e hapur para disa muajve ky i fundit e ftoi në studion e tij për ta ballafaquar me Ilda Bejlerin, por duke qenë se Nano nuk i shkoi ai ftoi njerëz të tjerë dhe hodhi llum ndaj tij. “Unë nuk do ta bëjë kurrë këtë as për Dudushin as për ndonjë tjetër” thotë ndër të tjera Nano.
Gazatari thekson edhe njëherë se gratë kanë luftuar për të pasur të drejta të barabarta me meshkujt, por kjo nuk arrihet duke promovuar si vlerë zhveshjen e grave por arritjet e tyre të vërteta.
Shkrimi i plotë i gazetarit Mustafa Nano:
Para ca muajsh unë u mora me vajzat që, për të arritur suksesin, zhvishen e ekspozojnë trupin e tyre në televizion. Asëll-asëll, u mora me hiperseksualizimin e mjedisit publik. Sepse ky ishte në thelb shqetësimi im në atë kohë. Hiperseksualizimi.
Por askush nuk e mori atë opinion timin për atë që ishte. E morën për atë që donin. Dhe mbetën tek emri i një moderatoreje televizive, të cilën unë e përmenda për të ilustruar tezën time. Dhe e shitën të tërën si një debat mes meje dhe asaj. Madje, Alban Dudushi donte të organizonte edhe një ballafaqim timin me atë moderatore në studion e vet. Unë i thashë ?jo?, kuptohet, pasi më rezultonte që Albani nuk e kishte kuptuar shqetësimin tim.
Ai e kishte marrë monologun tim si një gërricje timen, dhe aq, gjë që e bënë të gjithë njerëzit e cekët të vendit. Dhe Albani, a thua se i kish vënë vetes për qëllim të më zhgënjente mua pa kthim, bëri edhe një të pabërë tjetër. E bëri debatin mbi atë temë, por kish ftuar, për t?u hakmarrë për refuzimin që unë i bëra, edhe dikë që të hidhte llum mbi mua. Dhe vetë bënte sehir. Hëm! Unë nuk e di nëse Albani e di që unë nuk do ta bëja kurrë atë që bëri ai. As ndaj tij, as ndaj dikujt tjetër.
Por po rindalem te ideja që kam shprehur. Diskutimi mbi hiperseksualizimin është kompleks për më shumë se një arsye (jam marrë me këtë gjerë e gjatë në librin tim ?Provocateur?), por unë po ndalem te njëra në mënyrë të veçantë. Në ka një gjë në këtë botën e sotme që e nxit maskilizmin e seksizmin, e që e përqesh barazinë mes gjinive si një arritje apo si një objektiv, kjo gjë është hiperseksualizimi i mjedisit publik.
Thënë me fjalë më të varfra, kjo gjë janë vajzat e zhveshura që na shfaqen kudo, në kopertina revistash, në studio televizive, në spote publicitare, në skena koncertesh, në rrjetet sociale, deri edhe në filmat multiplikativë, që shihen nga fëmijët e vegjël.
Ju ka qëlluar të shihni filma me kartona që janë prodhuar për një audiencë të moshave fare të njoma? Në disa prej tyre, personazhet femra, që janë gjithashtu vajza të vogla, paraqiten me gjinj të hedhur, me të ndenjurat e kërcyera, me buzë të fryra e në përgjithësi me pamje sensuale.
Jemi duke u kallur fëmijëve tanë që në moshë të njomë idenë se ato nuk janë gjë tjetër, veçse objekte seksuale. Dhe pastaj çuditemi pse ato e kanë mendjen veç për t?u zhveshur. Po si të mos zhvishen? Atyre u është mbushur mendja tanimë se nuk mund të fitojnë ndryshe ndjekës, audiencë, popullaritet, famë.
Nuk mund të fitojnë vëmendjen e të tjerëve, nuk mund të bien në sy, për rrjedhojë nuk mund të fitojnë para e sukses. Ndonjëra zhvishet edhe sepse dëshiron, të kuptohemi, por në përgjithësi zhvishen për të përdorur e shitur trupin e tyre. Tani, unë nuk jam me idenë që ne t?i ndalojmë të zhvishen.
Duan të zhvishen motrat Kardashian? Ok, le ta bëjnë. Do të zhvishet Bleona Qerreti e Enca Haxhia? Ok, le ta bëjnë. Do të dalë zbuluar deputetja e Kosovës, Duda Balje, dhe kështu të shkojë në Parlament? Ok, le ta bëjë, siç e kishte bërë këto ditë, kur u pa në Parlament me një fustan transparent, që bënte t?i dukeshin krejt të mbathurat në ngjyrë të zezë. (Në fakt, këtë të fundit, unë nuk do ta lejoja. Sepse më duket e rëndë ta shndërrosh Parlamentin në një pasarelë. Është kundër natyrës së gjërave ky konfondim. Parlamenti është për tjetër gjë). Por le ta zëmë se nuk ekziston ndonjë problem edhe në këtë pikë. Le të mos i pengojmë pra që ta bëjnë atë që bëjnë. Le t?i lëmë të zhvishen edhe për kënaqësinë e syve tanë, të burrave. Edhe për kënaqësinë e syve të mi, sigurisht.
Por në të njëjtën kohë ne, si shoqëri, duhet të biem dakord, se vajzat që zhvishen, nuk ka pse të vlerësohen për faktin që zhvishen. Ne duhet t?i vlerësojmë ato, mbi të gjitha, për zellin e tyre për t?u aplikuar, për të zhvilluar talente e dhunti të tyret, për punën, lodhjen, këmbënguljen, e cilësi të tilla të tjera. Ky është mesazhi që duhet të përcjellim.
Nëse ne vijojmë të inkurajojmë, promovojmë e të idolizojmë vajzat e zhveshura të patalentuara apo vajzat që të vetmin talent kanë të zhveshurit, ne nuk bëjmë gjë tjetër, veçse përcjellim mesazhin se roli i grave është të jenë në funksion të kararit e prehjes së burrave, se statusi i tyre është ai i objektit seksual, që zgjon dëshirat te meshkujt dhe që u ofrohet këtyre të fundit si shans për të zbrazur energjitë e tyre mishtore. Mirëpo, ky është?. maskilizmi. Kjo është ajo që duam? Kjo është ajo që duan gratë? Nuk besoj. Gratë që kanë luftuar për të drejtat e grave, gratë që kanë sakrifikuar për këto të drejta, nuk kanë pasur në mendje, në asnjë version, zhveshjen si tregues e provë të barazisë me burrat”./Burimi: gazeta ekspres
Një shqiptar 35 vjeç është gjendur i vdekur në burgun e Trik...
79% e të rinjve shqiptarë prej moshës 15 deri 29 vjeç duan t...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikua...
Ruzhdi Daci, një tjetër nga banorët e Astirit që është arres...
Ekspertët mjekësorë kanë patur një debat të hapur përsa i pë...
Bashkëpunimi i Don Phenom me reperen Tayna me këngën “Columb...
Skandali i tradhtisë së Khloé Kardashian nuk është një nga a...
Duka dhe Dukesha e Sussex do të braktisin shtëpinë e tyre në...
Prej shumë kohësh Ronela Hajati dhe Young Zerka janë përfolu...
Ditën e sotme u mbajt funerali i bashkëshortes së reperit të...
Kënga “Thank U, Next” e këngëtares Ariana Grande erdhi si nj...
Njëri prej banorëve të arrestuar pas protestës, para Kuvendi...
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën arrest me burg për 30 ditë,...
Në Gjykatën e Tiranës ka filluar seanca për caktimin e masës...
Banorët e Astirit e kanë spostuar protestën e tyre përpara ...
Shkencëtarët po propozojnë një mënyrë të pa provuar më parë ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndriçua por...
Shkencëtarët kanë zbuluar se 55 sëmundje janë të lidhura ngu...
Para disa vitesh, këngëtarja Adelina Tahiri u komentua sikur...
Një foshnje, që erdhi në jetë në metronë e Parisit, i është ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...