web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse Rama hoqi Shiponjën/ Artur Zheji zbulon prapaskenat

12 Nëntor 2018, 10:09, Aktualitet CNA

Gazetari Artur Zheji i është bashkuar zërave që kanë reaguar në lidhje me projektin e qeverisë për Unazën e Re, pasojë e së cilës u hoq edhe Shqiponja, simbol i 100 viteve Pavarësi.

Në një opinion, Zheji shkruan se Shqiponja nuk u hoq nga sheshi sepse do të fillonin punimet për projektin e Unazës së Madhe, por sepse për të ishte simbol mediokriteti.

?Të gjithë menduam se simboli i Shqiponjës në rrethrrotullimin e Tiranës, u lëviz vendit sepse filluan punimet për nënkalimet dhe mbikalimet e nevojshme, që duhen shtuar nga të gjitha hyrjet e kryeqytetit, ku nuk ka trena dhe metro.

Mirëpo zoti Ramë, s?të lë rehat, përpos video ripërtypjeve e tij, që na i shet për videozhurnalle, plot shtjella, të pështjella dhe të vjella për gjithëkënd, por na thotë dhe na zbulon se, edhe Shqiponja e bronxit, që u ngrit aty për 100 vjetorin e Pavarsisë, paskësh qenë një simbol mediokriteti?,- shkruan Zheji, ndër të tjera./ CNA.al





Lajmet e fundit nga