Kërcënoi policinë/ Kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit
Partia Demokratike, ka reaguar pasi ish-ministri i Brendshëm...
Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, lëshoi akuza të forta në drejtim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas Bardhit, dokumenti që paraqiti Tahiri gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme për hetimin nga Prokuroria italiane, është i pavlefshëm në Shqipëri.
Ndër të tjera Bardhi shtoi, se Tahiri akuzohet për mbështetjen e grupit kriminal të Habilajve, aktivitet ky i zhvilluar në Shqipëri dhe për këtë arsye, Italia nuk ka juridiksion.
“Italia nuk ka juridiksion për të hetuar veprat penale të një shtetasi të huaj, në një vend të huaj.”-tha Bardhi.
Më tej Gazment Bardhi tha se provat që vërtetojnë bashkëpunimin e Tahirit me Habilajt janë në Prokurori.
Deklarata e plotë:
Saimir Tahiri, njësoj si Edi Rama paracaktoi sot vendimin e prokurorisë për të mbyllur dosjen e përfshirjes së tij në trafik droge.
Partia Demokratike e paralajmëroi dy ditë më parë se Saimir Tahiri do të shiste një vendim të autoriteteve italiane si çlirim nga akuzat në Shqipëri.
Shqiptarët duhet ta dinë se Saimir Tahiri është hetuar nga autoritetet italiane vetëm për veprimtari kriminale në territorin italian.
Dokumenti që ai valëvit për pafajësinë e tij, është i pavlerë për veprimtarinë e tij kriminale në Shqipëri.
Si Ministër i Brendshëm, akuzohet për lehtësimin dhe mbështetjen shtetërore për trafikun e drogës nga organizata kriminale e Habilajve në Shqipëri. Kjo veprimtari kriminale është zhvilluar në territorin shqiptar dhe si e tillë nuk mund të hetohet dhe as procedohet nga drejtësia italiane. Italia nuk ka juridksion për vepra penale të ndodhura në territorin e një vendi të huaj nga një shtetas i huaj.
Në 4 vite, Partia Demokratike denoncoi me emra dhe fakte se si Habilajt bënin trafik droge, duke përdorur si mburojë ndaj policisë edhe makinën personale të Saimir Tahirit, audin e famshëm AA 003 GB.
Në 4 vite Saimir Tahiri, që përbetohet për ndershmëri, së bashku me Edi Ramën, mohuan gjithçka, sulmuan opozitën dhe bënë avokatin e Habilajve.
Qëllimi kryesor politik i Edi Ramës prej një viti është që Saimir Tahiri t?i shpëtojë drejtësisë dhe të mos ndëshkohet.
Zgjidhja që Rama dhe Tahiri kanë gjetur është që prokuroria të prishë hetimet dhe të rrëzojë çdo akuzë për mbështetjen nga Tahiri të organizatës kriminale të Habilajve dhe trafikut të drogës.
Për ta vënë në jetë planin e lirimit të Tahirit nga akuza për trafik droge dhe sabotuar çdo hetim, Edi Rama solli në krye të prokurorisë Arta Markun dhe Donika Prelën, të cilat larguan nga dosja Tahiri prokurorët kryesorë, që kërkuan arrestimin dhe hetuan Saimir Tahirin.
Hetimi italian është i parëndësishëm dhe nuk ka lidhje FARE me hetimin në Shqipëri.
Saimir Tahiri NUK i ka kryer krimet në Itali, por në Shqipëri:
Prokuroria shqiptare ka sot të gjitha provat që vërtetojnë përtej çdo dyshimi përfshirjen aktive të Saimir Tahirit në mbrojtjen e Habiljave dhe të trafikut të drogës.
Sajmir Tahiri është simboli i politikanit mafioz, produkt i lidhjes me krimin që nga Habilajt e deri tek Shullazi.
I trimëruar nga mbrojtja mafioze që i ka garantuar Edi Rama përmes Arta Markut dhe Donika Prelës, Saimir Tahiri kërcënoi sot çdo polic, prokuror dhe gjyqtar që mund të guxojë të mos u bindet urdhrave dhe të vazhdojnë hetimin ndaj tij.
Tahiri kërcënoi sot në mënyrë mafioze indirekt edhe të gjithë ata që kanë dëshmuar apo kanë prova kundër tij.
Pas këtyre kërcënimeve, prokuroria duhet të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg për Saimir Tahirin.
Sot ai jo vetëm ka kryer vepër penale duke kërcënuar punonjësit e drejtësisë, por ka vertetuar se, nëse mbetet i lirë, ai përbën rrezik për pavarësinë, prishjen e provave dhe vazhdimin e hetimeve.
Shfaqja e sotme e Saimir Tahirit është një goditje e rëndë ndaj Reformës në Drejtësi.
Është momenti që partnerët e huaj që i premtuan popullit shqiptar drejtësi të vërtetë dhe kapjen e peshqve të mëdhenj, të mbajnë premtimin dhe të mos lejojnë që një kriminel si Saimir Tahiri të shpëtojë pa u ndëshkuar./CNA.al
Partia Demokratike, ka reaguar pasi ish-ministri i Brendshëm...
Ashtu siç kishte paralajmëruar, ish ministri i Brendshëm, Sa...
Një person është vënë në pranga nga policia e Krujës, pasi k...
Nga Ilir Levonja* Sa herë që ndodh diçka mes Shqipërisë dhe ...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për m...
Seanca plenarë në Kuvendin e Shqipërisë, sërish sot për të d...
Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar pas një v...
Menjëherë pas njoftimit për dorëheqjen e ministrit të Brends...
Kërkesa e kryeministrit Rama për të dekretuar Sandër Lleshin...
Ish-Ministri i Brendshëm, dikur krahu i djathë i Edi Ramës, ...
Pritet që politika shqiptare të kalojë ditë të turbullta. Du...
Ashtu siç ishte paralajmëruar sot, ish-ministri i Brendshëm,...
Pas përjashtimit nga kryeministri Rama disa javë më parë nga...
Pas konferencës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë sot në një k...
Në një konferencë për media, ish-ministri i Brendshëm, Saimi...
Gjatë fjalës së tij në konferencën për media ish-ministri i ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas një viti, sot k...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një konferencë pë...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...