web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hegjemonia e PS në Durrës/ Kujt do t'ja besojë Basha përballjen me Dakon

12 Shtator 2018, 16:22, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka dalë pesë herë rradhazi e mundur në betejën për Bashkinë e Durrësit. Për të thyer hemgjemoninë e socialistëve në Durrës, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka pesë emra në tavolinë.

Ndërkohë nga ana tjetër, PS nuk ka ndërmend të lëvizë nga kandidatura e Vangjush Dakos, i cili përveç rezultatreve pozitive në zgjedhjet e kaluara, gëzon dhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, shkruan gazeta ?Tema?.

Një nga emrat e përfolur për të rivalizuar Dakon në Durrës, është kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Ish-ministri socialist, mendohet se mund të sigurojë vota falë lidhjeve të ngushta me familjet më të mëdha në qytetin e Durrësit, por edhe lidhjeve nga bizneset. Kujtojmë se Duka e shpalli kandidaturën e tij nën logon e Partisë Republikane edhe në zgjedhjet e kaluara por nuk u lejua nga Basha të garonte nën siglën e opozitës.

Emri i dytë i përfolur është ai i Oerd Bylykbashit. Ky i fundit ka qenë përfaqësues i PD në KQZ, në vitet 2009-2013. Ndërkohë nga viti 2007-2009 Bylykbashi ka mbajtur postin e Drejtorit të Brendshëm të Antikorrupsionit në Kryeministri. Bylykbashi shihej si e ardhmja e demokratëve në Durrës pas zgjedhjeve të 25 qershorit të kaluar, por edhe pas polemikave të brendshme në parti, ai bën pjesë ende në listën Basha.

Një kandidaturë tjetër që PD mund të vë përballë Dakos në Durrës, është edhe Ferdinand Xhaferri. Ky i fundit është figura më besnike e Genc Pollos, pas përplasjeve të këtij të fundit me Berishën në vitin 2000. Kjo do të jetë hera e tretë që Xhaferri do të kandidojë nën siglën e opozitës në Durrës, pasi është përzgjedhur edhe më parë nga Pollo dhe Berisha. Aktualisht Xhaferri drejton PD-në e Durrësit, ndërsa në të shkuarën ka mbajtur poste të rëndësishme si ai i Minsitrit të Kulturës apo Drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhave.

E vetmja femër e përfshirë në listën e PD për Durrësin është Fatbardha Kadiu. Edhe pse PD zhgënjeu me Grida Dumën, nuk ka hequr dorë akoma nga kandidimi i femrave në fushatë. Kadiu aktualisht është lektore në Universitetin ?Aleksandër Moisiu? në Durrës dhe mban gradën ?doktor?.

Edhe pas një shkëputje të gjatë nga politika, figura e Gazmend Oketës, vijon të jetë e fortë në qytetin e Durrësit. Fryma e Re Demokratike, do të kërkojë ta vendosë Oketën në krye të opozitës për Durrësin. Gjatë karrierës së tij politike, Oketa ka mbajtur poste të rëndësishme si ai i ish zv/Kryeministrit, ish-Ministrit të Mbrojtjes. Gjithëse shanset për të janë të pakta, deri në momentin që nuk ka zëra konkretë.





Lajmet e fundit nga