web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Hitler turk”/ Statuja e Erdogan shkakton panik dhe trazira në Gjermani

29 Gusht 2018, 21:06, Aktualitet CNA

Statuja e presidentit turk Erdogan është hequr nga qyteti i Wiesbaden në Gjermani.

Kjo pasi pamja e Erdoganit në statujën e vendosur në mes të qytetit, u komentua, se i ngjante diktaorit Adof Hitler.

BBC raporton se statuja e Rexhep Tayyip Erdogan u vendos në shesh si pjesë e festivalit të Arteve Bienale të Wiesbaden.

Por vendosja e saj nxiti konflikt midis mbështetësve dhe kritikëve të Erdoganit si dhe ka shkaktuar panik dhe trazira në Wiesbaden.

Ka qenë kryebashkiaku Sven Gerich, ai që vendosi të hiqte statujën, pasi siguria në qytetin gjerman nuk mund të garantohej më.

Kujtojmë këtu se marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Turqisë kanë qenë të ftohta në vitet e fundit, kjo pasi në mars të vitit 2017, pati tensione mes dy vendeve kur Erdogan i krahasoi zyrtarët gjermanë me nazistët .





Lajmet e fundit nga