Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Me një borxh publik, që vlerësohet të ketë arritur në rreth 69% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e parë të këtij viti, Shqipëria rezulton e 14-a në Europë për nga niveli më i lartë i tij, në 35 shtete. Shifrat janë përpunuar nga Monitor, bazuar në të dhënat e Eurostat për 28 vendet e Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian për vendet kandidate (shih grafikun në fund).
Shqipëria ia kalon dhe shtetit më konkurrues të Europës, Gjermanisë, e cila pasi e rriti borxhin në rreth 80% të PBB-së pas krizës së vitit 2008, ka arritur ta ulë atë në 62.6% në tremujorin e parë 2018, sipas Eurostat.
Sipas Eurostat, në fund të tremujorit të parë të vitit 2018, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së në eurozonë (EA19) ishte 86.8%, krahasuar me 86.7% në fund të tremujorit të katërt të 2017. Në BE28, raporti u ul nga 81.6% në 81.5%. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB ra në të dyja zonat e euros (nga 89.2% në 86.8%) dhe në BE28 (nga 83.6% në 81.5%).
Borxhin më të lartë në Europë e ka Greqia, me 180.4% të PBB-së. Pas krizës së borxhit disa vjet më parë, ku statistikat e rishikuara nxorrën në pah një nivel të madh të borxhit publik dhe vendi rrezikoi der daljen nga euro, shteti helen ende nuk ka arritur ta ulë këtë tregues. Madje në tremujorin e parë, borxhi grek u rrit me 1.6 pikë përqindje.
Pas Greqisë me borxhin më të lartë në BE renditen Italia (133.4%) dhe Portugalia (126.4%), dhe më të ulëtin e kanë Estonia (8.7%), Luksembourgu (22.2%) dhe Bullgaria (24.1%).
Më i larti në rajon
Shqipëria e mbyllit 2017-n me një tregues prej 70.1% të PBB-së, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti kishte zbritur në 69%, që sipas të dhënave të Komisionit Europian për vendet kandidate është më i larti në rajon. Ndryshe nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë arritur ta ulin ndjeshëm këtë tregues në të njëjtën periudhë, duke e zbritur atë në 59% të PBB-së në tremujorin e parë, pra 10 pikë përqindje më pak sesa tek ne.
Nga fqinjët, Serbia, brenda vitit 2017 e uli borxhin publik në 61.5% nga 71.3% të PBB që ishte më 2016. Edhe në Mal të Zi borxhi ka zbritur në 59% të PBB-së.
Serbia ishte vendi me nivelin më të lartë të borxhit publik në Rajon, por tani këtë renditje e kryeson Shqipëria. http://www.monitor.al/serbia-e-mali-zi-e-ulen-shqiperia-borxhin-publik-te-larte-ne-rajon-rreziku-nga-ppp-te/
Niveli prej rreth 70% konsiderohet i paqëndrueshëm për vendet në zhvillim dhe me konkurrueshmëri të ulët, pasi aftësia paguese e borxhit mbetet e ulët. Për këtë arsye institucionet ndërkombëtare ndërkombëtare rekomandojnë që për vendet në zhvillim borxhi të mbahet në nivelet e 40-50% të PBB-së.
Në vitin 2015, Ministria e Financave parashikonte që në 2017-n borxhi të zbriste në 65.6% të PBB-së, kurse ekonomia të rritej me 4.5% në të njëjtin vit. Financat parashikonin se një rritje reale mbi 4% ishte e nevojshme për të siguruar një ulje të qëndrueshme të borxhit publik, si dhe reduktimin e papunësisë. Por, faktikisht ekonomia u zgjerua zyrtarisht me 3.8%, sipas INSTAT, ndërsa borxhi publik qëndroi në rreth 70% të PBB-së. Sidomos në 2018-n, performanca buxhetore nuk ka qenë shumë ë e ulët sesa pritshmeritë, me një rritje minimale prej 2.2% për 6 mujorin.
Nga ana tjetër, qeveria ka ndërmarrë një valë angazhimet për projektet e partneritetit publik privat (PPP), të cilat pritet të rrisin më tej borxhin publik. Qeveria ka angazhuar deri më tani katër projekte nga paketa ?1 miliard? në formën e koncesioneve me Partneritet Publik-Privat me vlerë 86 miliardë lekë, nga 148 miliardë lekë që pritet të angazhohen në total këtë vit. Së bashku me koncesionet PPP të dhëna deri në dhjetor 2017, vlera totale e koncesioneve me PPP arrin në 259 miliardë lekë, ose 17% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, çka pritet ta rrisë më tej borxhin real publik (FMN ka kërkuar që PPP-të të regjistrohen si borxh publik që në momentin e parë të angazhimit dhe jo vetëm çdo vit si shpenzime korente).
Çdokush meriton një të ardhme më të mirë, por jo të gjithë z...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Viti 1992 ka dy data historike për Kishën tonë të ringjallur...
Në 16 qershor të këtij viti qeveria përcaktoi procedurat për...
Moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në...
DASHI 21. mars – 20. prill Kjo dite do kaloje disa momente ...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar një ...
Departamenti i Thesarit në Amerikë u ka vënë sanksione dy mi...
Persona të paidentifikuar kanë grabitur artifaktet e familje...
Policia italiane ka arrestuar 3 persona, pasi dyshohet se ka...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një postim në rrj...
Kalifornia vijon ende të luftojë me flakët. Deri në këto mo...
Ndahet nga jeta tenori legjendar Gaqo Çako. Ikona e muzikës ...
Kukësi u mund nga Qarabagu i Ansi Agollit me rezultatin e th...
Një 75 vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet, d...
Numri i turistëve sa vjen e rritet në qytetin e Beratit. Gja...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshati...
Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të l...
Kryeministri Edi Rama edhe gjatë periudhës së pushimeve gjen...
Në krye të Prokurorisë së Tiranës, deri më tani kanë qenë em...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...