web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmoi shoferin e autousit dhe plagosi punonjësin e policisë/ Arrestohet 28 vjeçari

1 Gusht 2018, 19:20, Aktualitet CNA

Një 28 vjeçar nga Burkina Faso ka sulmuar  shoferin e autobusit dhe më pas ka goditur me thikë efektivin e policisë në tentativën për ta arrestuar.

Ngjarja është regjitsruar në komunën e Azzano Decimo, në qytetin e Pordenones në Itali.

Sipas ?Tgcom?, autori i ngjarjes do të përballet me akuzat e ?dhunës në publik? dhe ?rezistencës ndaj forcave të policisë?.

Mediat bëjnë me dije se përpara se të sulmonte shoferin, agresori kishte goditur me grushte xhamat e autobusit.

Ndërkohë efektivi i plagosur është dërguar menjëherë në spital dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /CNA.al





Lajmet e fundit nga