web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kroati kalon vizitat mjekësore tek Inter/ Tifozët kanë një kërkesë të veçantë për të

1 Gusht 2018, 17:05, Aktualitet CNA

Transferimi më i fundit i Inter, Sime Vrsaljko, ka kaluar me sukses vizitat mjekësore tek Inter.

Ai tashmë ndodhet brenda zyrave të klubit zikaltër, ku pritet të firmosë kontratën.

Mbrojtësi kroat është i shoqëruar nga agjenti i tij Beppe Riso.

Gjatë hyrjes për në zyrat e klubit, tifozët i kanë kërkuar të sjellë Modric në Milano.

Kujtojmë se Inter do të paguajë tek Atletico Madrid 6.5 milion euro për huazimin, ndërsa 17.5 milion të tjera për blerjen përfundimtare të kartonit të tij. /CNA.al





Lajmet e fundit nga