Vodhi materialet e hekurudhës/ Arrestohet autori
Një 32 vjeçar nga Ballshi është kapur në flagrancë duke vjed...
?Duket utopiane, e di?, thotë Daniel Haime, teksa qëndron mbi hartën e Serena del Mar, qytetit që po ndërton në Detin Karaibean. Ai ka në plan të transformojë një territor prej më shumë se 1000 hektarësh, (në dalje të Kartagjenës, në Kolumbi, të blerë nga familja e tij në vitin 1968) në një metropol plot gjallëri ku lojtarët e pasur të golfit do të jetojnë me emigrantët e varfër.
Kjo duket si kohë e mbarë për të ndërtuar një qytet në Kolumbi. Në vitin 2016, qeveria dhe grupi rebel FARC nënshkruan një marrëveshje paqeje që i dha fund një konflikti 50-vjeçar. Ekonomia është gjallëruar nga një optimizëm i kujdesshëm. Bogota dhe Medellin, dy qendrat më të mëdha, janë bërë qytete model për stilin urban dhe ?smart?. Por jo Kartagjena. Mund të jetë vërtet një nga qytetet me rritjen më të shpejtë, por, sipas Nikolas Galarza Sançez, një studiues në ?Institutin Marron për Menaxhim Urban? të Universitetit të Nju Jorkut, është gjithashtu një shembull se si nuk duhet të zgjerohet një zonë urbane.
Është zgjeruar në një mënyrë tipike për Amerikën e Jugut: pallate të larta për të pasurit, të ndërtuara buzë detit, dhe lagjet e të varfërve, të cilët kanë ngritur ndërtesa të shëmtuara dhe informate në zona ku shpesh ka përmbytje.
Galarza dhe kolegët e tij po punojnë me qeverinë kolumbiane që të menaxhohet rritja e popullsisë në 100 qytete të ndryshme nëpër të gjithë vendin, raporton Top Channel.
Serena Del Mar ndodhet rreth 11 kilometra më larg, përgjatë bregut, dhe po zhvillohet privatisht nga kompania e Haimes, ?Novus Civitas?. Ai planifikon të mbulojë një pjesë të rritjes së qytetit. Pas 30 vitesh mund të ketë rreth 100,000 banorë. Plani bazë (Masterplani) është skicuar nga EDSA, një firmë amerikane që përqendrohet shumë te ndërtimet e gjelbra. Dizenjot e tyre përballen me dy sfida të mëdha: qyteti duhet të përballojë edhe rritjen e shpejtë të popullsisë, edhe ndryshimet klimatike.
Shumica e qyteteve të zhvilluara së fundmi nëpër botë bazohen te idetë e La Korbusierit, i cili mbështeste shembjen e qendrave historike dhe zëvendësimin e tyre me super-blloqe pallatesh të rrethuara nga gjelbërimi, ose ?kulla në park?, pa i kushtuar shumë vëmendje ndryshimeve në mjedis. Vizioni i Haimes është për një qytet të gjelbër, ky dizenjoja udhëhiqet nga natyra. Ai është frymëzuar nga veprat e Ian McHarg, arkitekt skocez dhe një nga pionierët e ndërtimit ekologjik, që në vitet 1960.
Mes arkitektëve për Serena del Mar është edhe Brandon Haw, firma e të cilit merret me katër ndërtesa, përfshi një shkollë biznesi për Universitetin e Andesit. ?Ajo që na mëson historia?, thotë ai, ?nuk është stili, por mënyra se si njerëzit i organizonin qytetet në mënyrë që të zbuteshin kushtet e klimës.? Ashtu si në qytetin e vjetër të Kartagjenës, ku rrugët kanalizonin erën dhe shtëpitë ndërtoheshin pas oborresh me pemë, edhe universiteti kap flladet e veriut dhe i shtyn si hinkë drejt një rezervuari dekorativ në qendër, i cili pastaj ndihmon që të freskohet hapësira. Fletët vertikale, ndryshimi modern që po u bëhet fletëve horizontale të grilave koloniale, që u vendoseshin dritareve, e mbrojnë fasadën nga drita e diellit.
Parqet do të kenë shumë pemë Samani, me kurora gjigante, që rriten në Amerikën e Jugut.
Qendra tregtare e qytetit do të ndërtohet rreth një kanali me përrenj që zgjaten përmes zonave të banuara. Tre të katërtat e zonës do të përbëhen nga parqe, lumenj të mbrojtur, bimë rizofore (bimë që zhvillojnë rrënjë si degë të forta në ujë, aty ku trupi ujor lidhet me bregun, duke ndihmuar shumë kundër përmbytjeve), dhe me pemë Samani, (pemë me kurorë shumë të madhe, që rriten në Amerikën e Jugut).
Në brigje do të ketë bimë rizofore kundër përmbytjeve
Kanalet do të jenë të hapur, që uji i detit të freskojë rizoforet. Kur të bjerë shi, uji do të kalojë përmes luginave, të cilat nuk janë të përshtatshme për të ndërtuar shtëpi, por të shkëlqyera për fusha golfi, pasi vaditja e përhershme i mban fushat gjithnjë të gjelbra. Themelet e ndërtesave do të jenë përmbi nivelin e detit, që të mbrohen nga rritja e nivelit të ujit në të ardhmen.
Dhe meqë pabarazia e të ardhurave ekonomike është shumë e lartë në Kolumbi, ajo që e bën këtë projekt më të pazakontë se të tjerët është ndjeshmëria e planifikuesit ndaj problemeve shoqërore. Ashtu siç ndodh në qytetet e tjera të Kolumbisë, edhe në Kartagjenë po shpërngulen banorë që duan t?i shpëtojnë dhunës së lartë në zonat rurale. Disa dekada më parë, një grup refugjatësh nga zonat e largëta të vendit, u vendosën për të jetuar në një plazh që tani është pjesë e Serena Del Marit.
Pronarët e tokës kanë një detyrim ligjor që të bien dakord me ata që banojnë në tokën e tyre për mënyrën se si do të zhvillohet zona, një ligj që shpeshherë është mënjanuar. Por pasi e nënshkroi marrëveshjen në prani të zyrtarëve shtetërorë, Haime premtoi se Serena Del Mar do të kishte shtëpi, shkolla dhe vende pune për këta banorë. Shtëpitë e tyre do të mbeten aty ku janë. Kur të duan të zgjerohen, në zonën e tyre do të ketë shtëpi me çmim të lirë.
Sipas Top Channel, ndërtimi i kësaj vepre ka nisur dhe shumë shpejt pritet të nisin funksionet e para, si hapja e universitetit dhe shpërngulja e familjeve. Do të ketë autobusë në stacione dhe një spital me 400 shtretër, të modeluar nga firma e njohur e Moshe Safdie, me konsulentë nga John Hopkins Medicine International. Spitali do të pranojë pacientë të mbuluar nga sigurimet shtetërore të Kolumbisë.
Më shumë se 50% e popullsisë së botës jeton në qytete, dhe OKB parashikon se kjo shifër ka për të shkuar në 66% deri në vitin 2050. Nëse plani i Haimes do të jetë pozitiv, nëse lojtarët e pasur të golfit përzihen në mënyrë të suksesshme me emigrantët e varfër, ndërtuesit do të vijnë të studiojnë se si e bëri.
Rebecca Dalzell, The Economist
Një 32 vjeçar nga Ballshi është kapur në flagrancë duke vjed...
Ngjarja e ditës së djeshme, ku një automjet përplasi një efe...
Anija me të cilën po udhëtonin 16 persona në brigjet e Turqi...
Dy automjete janë përplasur mesditen e sotme në fshatin Banj...
Procesit të Vettingut, fillimisht i janë nënshtruar kandidat...
Kur kanë kaluar 5 muaj nga kapja e 613 kilogramëve kokainë n...
Stina e verës me temperatura të larta, sjell edhe probleme t...
Jepet masa e arrestit me burg për 9 personat të cilët trafi...
Pas reagimit të Kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, ...
Është piku i sezonit turistik dhe “hordhitë” e tatimorëve m...
Brunilda Kadi është aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Tiranë...
Procesi i Vettingut është kryefjala debateve të fundit pol...
Djali i deputetit të PS-së Rrahman Rrahja ka dhunuar një va...
Rëndohet katastrofa e zjarreve në Kaliforni ku të paktën 5 p...
Në pak dekada, Toka do të përballet me një klimë që do të nd...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, dyshohet se ka ndikim ven...
Pamje rrënqethëse nga zjarri masiv kanë dalë në rrjetet soci...
Kishin bërë rrugë të gjatë për t’u freskuar në këto ditë fun...
Fatmir Xhafaj, zyrtarisht është Ministër i Brendshëm, por pr...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...