Sezoni veror/ Policia jep lajmin e rëndësishëm
Gjatë konferencës të mbajtur ditën e sotme nga Drejtori i Qa...
Presidenti Meta ka vendosur sot të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar.
Ligji që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, u miratua në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa është shoqëruar me akuza të forta nga opozita, sipas të cilës ka pasur edhe manipulim të votimit në parlament.
Por, në krah të opozitës dhe artistëve ka dalë edhe presidenti Ilir Meta, duke rrëzuar kështu qeverinë.
Teksa analizon vendimin në fjalë, kreu i shtetit bën me dije se ky ligj shkel parimin e barazisë si dhe bie ndesh me parimet e Konventës Europiane të Trashëgimisë Kulturore.
Mes pikave që renditen në argumentet e Metës, thuhet se ky ligj bie ndesh edhe me parimet e Kushtetutës së Shqipërisë.
Në njoftimin për media të presidencës thuhet se ky ligj shkel parimet e ?barazisë përpara ligjit? dhe ?lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve?, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta.
Së dyti, Meta thekson se ligji në fjalë nuk është në harmoni me parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre.
Së treti, sipas kreut të shtetit , ligji bie ndesh me parimet e Konventës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, miratuar në Paris në vitin 2003, duke bërë kështu që veprimtaria legjislative të bjerë ndesh edhe me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim.
Së katërti, ligji nr.37/2018 cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të ?decentralizimit? dhe ?autonomisë vendore?, duke rënë ndesh, njëkohësisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Së pesti, ligji nr. 37/2018 vjen në kundërshtim me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), plotësimi i të cilave është detyrim parësor për Republikën e Shqipërisë.
Së gjashti, propozimi i projektligjit, por edhe vetë ligji i miratuar nr. 37/2018 nuk mbështetet në një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të plotë për tjetërsimin e pronës publike, krahasuar me përfitimet ekonomike të shtetit shqiptar dhe interesin publik.
Së shtati, ky ligj nuk është në harmoni me parimet dhe standardet e vendosura tashmë në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
Së teti, miratimi i ligjit nr.37/2018 nuk është bazuar në një verifikim dhe vlerësim të thelluar të statusit të pasurive të paluajtshme që përfshihen në këtë projekt, si dhe dispozitat e këtij ligji krijojnë pasiguri juridike në ushtrimin e të drejtave pronësore qoftë për pasurinë publike, por dhe mbi të drejtat private të pronësisë.
Së nënti, në kushtet aktuale, kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk është funksionale për të verifikuar këto konstatime, apo për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kushtetuese që mund të prodhojë hyrja në fuqi e kësaj norme të veçantë ligjore, ftoj Kuvendin e Shqipërisë, të rishqyrtojë në tërësi ligjin nr.37/2018 ?Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar?.
Gjatë konferencës të mbajtur ditën e sotme nga Drejtori i Qa...
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka kthyer në kuvend Ligjin...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot të tjera deta...
KPK ka zhvilluar ditën e sotme seancën dëgjimore ndaj anëtar...
Këtë pemë mund ta shikoni vetëm nga fotot ose nga ndonjë fil...
Presidenti i Republikës Ilir Meta po vazhdon të marrë të gji...
Kreu i PD –së, Lulzim Basha, më në fund ka pranuar se ka pik...
Këshilli i Ministrave miratoi ditën e djeshme Aktin Normativ...
Sonte do të ndodhë eklipsi më i gjatë hënor që ka ndodhur në...
Kreu i PD –së Lulzim Basha, gjatë një konference për mediat,...
Kreu i PD –së, Lulzim Basha nuk i ka ndalur “kërcënimet” për...
Mazhoranca, para se të përfundonte sesioni parlamentar, disa...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një bashkëb...
Në një bashkëbisedim me gazetarët kreu i Partisë Demokratik...
Megjithse piruni s’kishte arsye ta bënte vezën të vuante, dh...
100 autoambulanca të Urgjencës Kombëtare janë pajisur me mje...
Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajonal Jugor pasi ka bërë kontr...
Sot ish-kapiten i kombëtares shqiptare Lorik Cana feston35-v...
Sot ishte radha e anëtarit të gjykatës së Lartë, Shkëlzen Se...
Pasi u arrestua në Kakavijë pak ditë më parë, ditën e sotme ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...