Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Presidenti i Republikës Ilir Meta po vazhdon të marrë të gjithë kohën e tij për t?u konsultuar dhe për të dëgjuar artistët, grupet pro dhe kundër, ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar.
Në fakt termi i ndërtimit të Teatrit është i gabuar, sepse përtej ndërtimit të Teatrit të ri në Ligjin e miratuar në Parlament nga Rama dhe Veliaj, do të kemi shembjen e Teatrit të vjetër, dhurimin e një sipërfaqeje, shumë të madhe pronë publike për biznesin privat, ndërtimin e kullave dhe me fitimet e tyre, ndërtimin e një Teatri të ri.
Ndaj Ilir Metës po çohen disa peticione, të cilat janë firmosur nga personazhe kryesore, të skenës dhe artit, personazhe të cilët kanë kundërshtuar ashpër shembjen e teatrit dhe ndërtimit të një të riu me fonde konçesionesh, apo pazare duke falur trojet e shtetit.
Peticioni i firmosur dhe nga ikona si Robert Ndrenika të cilëve iu është vënë përpara dokumenti, i cili në një fjali thotë qartësisht ?’Duke mos lejuar të ndryshohet asnjë centimetër pronë e Teatrit Kombëtar??.
Dhe në fakt të gjithë do të ishin dakort që të mos ndryshohej asnjë centimetër pronë e Teatrit Kombëtar, dhe teatri të ndërtohej nga shteti.
Përballë këtyre rrymave ndodhet Ilir Meta, përballë Qeverisë, e cila ka miratuar një ligj, përballë Veliajt i cili dërgon mesazhe me qetësi dhe dashuri, por edhe përballë artistëve të cilët kanë dalë në protesta dhe kanë kundërshtuar ndërtimin e Teatrit të ri me konçesion gjithmonë.
Dhe nga ana tjetër kanë firmosur ndërtimin e një teatri të ri pa cënuar sipërfaqen e pronësisë së shtetit, pra sipërfaqen publike. Kujtojmë këtu se disa vite më parë Presidenti i Republikës, në atë kohë kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i LSI-së çuan një ligj në Parlament dhe kundërshtuan ashpër konçesionet e Qeverisë.
I kërkuan Edi Ramës atëherë, që konçesionet të kalonin me ligj në parlament, këtë që bëri sot Edi Rama.
Atëherë Rama e kishte të vështirë të siguronte mazhorancën e tij me Ilir Metën, pasi Meta mund ta pengonte në aventura të tilla konçesionesh ku falen sipërfaqe të mëdha toke publike dhe bizneset mund të fitojnë qindra miliona euro.
Në atë kohë Edi Rama nuk e bëri ligjin, çdo konçesion e jepte me vendime qeverie. Sot ashtu si ka kërkuar Meta dikur, ka kaluar një konçesion me ligj në parlament. Nga ana tjetër, peticioni po shkon çdo ditë.
Presioni i qeverisë duket të jetë i lartë, por Ilir Meta duket se ka ende pikëpyetje, dhe është momenti për të treguar se është me integritet, dhe do të firmosë kundër një teatri pazaresh ose vetë do të zhytet në pazare.
Ose siç ka bërë ai gjithmonë nuk do të jetë as mish as peshk, do të ngjyejë bukën e tij apo do të fusë lugën në çorbën e Edi Ramës, duke u përpjekur të gjejë një rrugë të mesme, duke luajtur me formulën se mund të ndërtohet ose mund të heshtë, ose s?mund të ndërtohet, por duhet ta ndryshojmë e më pas ta kalojmë.
Në fakt për Ilir Metën, ka vetëm një rrugë dhe është rruga për ti thënë jo ndërtimit të teatrit me konçesion. Dhe ai ka qënë kryeministër dhe e di shumë mirë se ndërtimi i një teatri me një kosto rreth 30 milionë euro ndoshta dhe disa herë më pak nuk është asgjë për buxhetin e shtetit.
Në qoftë se ai do ta vendosë atë në prioritetet e tij dhe nuk do ta falë tokën publike, por tek ajo tokë publike mund të ndërtojë vetë shteti në të ardhmen, institucione, godina në funksion të publikut, dhe jo në funksion të qendrave të biznesit apo pallateve që mund të shiten nga tregtarë të ndryshëm.
Vulën për ti hapur rrugë këtyre tashmë e ka në dorë Ilir Meta i cili ose do të marrë copën e tij ashtu siç e përmendëm më lart, ose do të tregojë se është kundër këtij parimi, pra konçesioneve që vjedhin pronën publike në interes të privatit të cilin Meta e ka trumbetuar shpesh dhe e ka kritikuar fort. Tani do të shohim pra për pak ditë deri me datën 30 Metën me apo pa maskë./CNA.al
Kreu i PD –së, Lulzim Basha, më në fund ka pranuar se ka pik...
Këshilli i Ministrave miratoi ditën e djeshme Aktin Normativ...
Sonte do të ndodhë eklipsi më i gjatë hënor që ka ndodhur në...
Kreu i PD –së Lulzim Basha, gjatë një konference për mediat,...
Kreu i PD –së, Lulzim Basha nuk i ka ndalur “kërcënimet” për...
Mazhoranca, para se të përfundonte sesioni parlamentar, disa...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një bashkëb...
Në një bashkëbisedim me gazetarët kreu i Partisë Demokratik...
Megjithse piruni s’kishte arsye ta bënte vezën të vuante, dh...
100 autoambulanca të Urgjencës Kombëtare janë pajisur me mje...
Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajonal Jugor pasi ka bërë kontr...
Sot ish-kapiten i kombëtares shqiptare Lorik Cana feston35-v...
Sot ishte radha e anëtarit të gjykatës së Lartë, Shkëlzen Se...
Pasi u arrestua në Kakavijë pak ditë më parë, ditën e sotme ...
Sot, një tjetër anëtar i Gjykatës së Lartë, ka qenë në objek...
Ashtu sikundër njerzit e thonë shpesh, gjumi gjatë verës ësh...
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bash...
Në dy tre ditët e fundit një grup artistësh kanë filluar një...
Zjarret që kanë përfshirë shumë pjesë të Europës, me rastet ...
Në një kohë kur dje fitoi lirinë, Prokuroria ka ankimuar sot...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...