Kurthi i Veliajt për artistët/ Zbulohet si ju mori firmën për peticionin ndaj Ilir Metës
Në dy tre ditët e fundit një grup artistësh kanë filluar një...
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Drejtorinë e Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit, finalizuan operacionin e koduar ?Garantuesit?.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan 9 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët vepronin si një grup i strukturuar kriminal, që merrej me trafik personash drejt Anglisë dhe SHBA, nëpërmjet një skeme që funksiononte në bazë të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme të identitetit etj.
U sekuestruan gjithashtu një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve si dhe prova të shumta materiale të kësaj skeme trafiku.
Shtetasit e arrestuar dyshohen se kane konsumuar element te veprave penale të disa neneve të Kodit Penal si : ?Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit?; ?Prodhim i mjeteve për falsifikim të dokumenteve?; ?Falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëve?; ?Falsifikim i letërnjoftimeve pasaportave ose vizave?; ?Falsifikim i dokumenteve shkollorë?; ?Prodhim e shitje narkotikësh?.
Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të procedimit penal të vitit 2018, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ky grup i mirë-organizuar kryente veprimtari kriminale në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe ShBA-së.
Këto veprime bëheshin kundrejt pagesës së shumave të ndryshme që varionin nga 8.000 euro deri në 12.000 euro.
Ndihma e ofruar konsistonte ne falsifikimin e dokumenteve në vendet e origjinës shtete të BE-së, ku këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, mundësonin gjetjen e personave dhe më pas, pajisjen e tyre me dokumente te falsifikuara (karta identiteti italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj.) dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA.
Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, – Maltë – Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri – Kosovë – Kroaci – Itali – Maltë ? Angli – Sh.B.A.
Po kështu këta shtetas u ofronin personave të interesuar, kundrejt pagesës, shoqërimin e tyre deri në destinacionin final, si dhe realizonin martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë.
Autorët e arrestuar dhe rolet që kryenin në grup janë Gazmend Garupi, 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Shkodër,. Ky shtetas ishte në rolin kryesor, atë të organizatorit, Sotiraq Antoni, 52 vjeç, banues në Korçë, ne rolin e bashkëpunëtorit kryesor, pasi siguronte gjithë dokumentet e falsifikuar në vendet e BE-së dhe në Shqipëri, Haxhi Ramadani, 54 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, në rolin e bashkëpunëtorit.
Në pranga kanë rënë, Bledjan Ramadani, 29 vjeç, banues në Kosmaç Shkodër, në rolin e ndihmësit, Eduart Shima, 37 vjeç, banues në Shkjezë, Shkodër në rolin e rekrutuesit, Pllumb Pali, 47 vjeç, banues në Gruemirë, Malësi e Madhe. Siguronte dokumente të falsifikuar (falsifikator), Shpëtim Kiri, 59 vjeç, banues në Shkodër dhe Korçë, në rolin e transportuesit dhe ndihmësit, Nikolla Mano, 59 vjeç, banues në Korçë, banesa e tij përdorej si bazë dhe kishte një laborator për falsifikimin e dokumenteve, Tonin Shtjefni 27 vjec banues ne lezhe, perfitues dhe perdorues I dokumentave te fallsifikuar.
Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit K.P.,46 vjeç, banues në Lezhë, në rolin e ndihmësit pasi ndërmjetësonte martesat fiktive me shtetase bullgare.
Y.Th. 36 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, i shpallur në kërkim për ?Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit?, dhe ?Prodhim e shitje narkotikësh. Ky person kishte rolin e ndihmësit.
Në kuadër të këtij hetimi në përfundim të operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Laborator për falsifikimin e dokumenteve, ku u gjetën 3 njësi kompjuteri, 2 laptopë, 5 skanera, 5 printera, 3 printer-skaner, 5 vula të ndryshme, 14 usb, 17 tampona vulash, 1 pasaportë biometrike, 1 kartë identiteti, 10 platforma me strukturë plastike, 2 karta identiteti të huaja, fotografi pasaportash, materiale kancelarie të ndryshme, lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa 2 kg, 9 copë telefona celulare, 4 automjete të markave të ndryshme, dhe 1 armë gjahu.
Ndërkohë paralelisht me operacionin e zhvilluar më lart, gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit, është zhvilluar një tjetër operacion në Shkodër.
Falë ndërhyrjes në kohë e me profesionalizëm nga shërbimet të Komisariatit Policisë Shkodër, Forcës së Posaçme Shqiponja të D.V.P. dhe FNSH, – në lagjen ?Kongresi i Përmetit? Shkodër, është bërë arrestimi në flagrancë i dy prej autorëve si dhe është shpallur në kërkim autori i tretë, të cilët po dhunonin barbarisht shtetasin në banesën e vet, me qëllim që t?u jepte shumat e parave, që mund të kishte në shtëpi.
Policia e Shkodrës mbetet e angazhuar dhe e motivuar për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë kriminale në çdo formë që ajo shfaqet, dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, duke denoncuar çdo shkelje në numrin 112. Së bashku krijojmë një ambjent më të sigurt e të qetë./CNA.al
Në dy tre ditët e fundit një grup artistësh kanë filluar një...
Zjarret që kanë përfshirë shumë pjesë të Europës, me rastet ...
Në një kohë kur dje fitoi lirinë, Prokuroria ka ankimuar sot...
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë i ka drejtuar një letër Pre...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra p...
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Arbe...
Vendos tritolin dhe ikën me vrap. Në media kanë dalë pamjet...
Procesi i Vettingut, është procesi dhe tema më e debatuar e ...
Tre persona kanë tentuar të grabisin një banesë në Shkodër, ...
Ekspertët e Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe M...
Reality Shoë më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother ka shpërb...
Baza e Partisë Demokratike vijon të mos jetë e bindur për al...
PD e LSI janë bërë bashkë ditët e fundit duke bllokuar ligji...
Zëvendës kryetari i LSI –së, Luan Rama, ka bërë një apel nda...
Moti për ditën e sotme, e premte 27 Korrik. Vijon moti me kt...
Rikonfirmimi në detyrë i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhe...
Një sasi e konsiderueshme tritoli është vënë në banesën e Ga...
Këto janë disa nga titujt kryesorë të gazetave për ditën e ...
Dashi Meditimi dhe joga duhet të praktikohen për përfitime s...
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pak pas mesnate në një...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...