Këshilltarja braktisi Veliajn për Teatrin/ Reagon FRD
Pas deklaratës së përfaqësueses së Frymës së Re Demokratike ...
Ka një përçmim kolektiv kundër atyre aktorëve që dolën dikur në mbrojtje të godinës së teatrit, në përkujtim të kolegëve të tyre që nuk janë më, në favor të interesit publik dhe mbrojtjes së një trualli që u takon të gjithëve, por që më pas e drodhën duke shitur të vetmen pasuri që u ka mbetur: fjalën dhe imazhin e tyre.
Mediat anti qeveritare dhe sidomos rrjetet sociale vlojnë me sharje, tallje, përbuzje dhe neveri, kundër piruetave të tyre.
Dikush u përmend ndonjë kockë që u kanë hedhur, dikush tjetër një projekt që kanë fituar apo një bord ku janë futur, dikush mungesën e personaliteti që, që në kohë të soc- realizmit i ka kategorizuar si personazhe me zë dhe figurë, por pa mendim.
Për të gjithë nuk ka dyshim se morali u ka rënë si brekët në fund të këmbëve dhe figura publike u është zvenitur ashtu si rolet e tyre, që të rinjtë e sotëm i përqeshin prej moskuptimit.
Në përpjekje të dëshpëruara, dikush u kujton përbetimet që kanë bërë më parë, dikush ditët kur dilnin në protestë para godinës të cilën sot e duan të shembur, ndërsa të tjerë vizitat tek presidenti.
Dhe të gjitha këto bashkë i kanë bërë ata targetin e një neverie kolektive.
Pa pasur ndonjë grishje kontroverse për të qenë kundra rrymë, besoj se kjo përbuzje duhet dënuar. Dhe kjo për disa arsye.
Kush e njeh nga afër botën e teatrit shqiptar e di mirë gjendjen e tyre të mjerueshme. E di se si rendin gjithë vitin për të kapur financimin e një projekti, nga i cili në fund të 18-20 shfaqeve, aktorët nuk marrin dot më shumë se 100 mijë lekë. Shumica e tyre janë jo thjesht të varfër, por të harruar në margjinat e shoqërisë, të zhveshur nga pesha dhe fama që kanë pasur dikur.
Ata prej kohësh nuk kanë më statusin e privilegjuar të përçuesit të ideve të partisë dhe rrallë kush kujtohet për lavdinë e tyre të dikurshme.
Të gjitha këto nuk po i them për t?i justifikuar, por për të kuptuar më mirë se sa e lehtë është, t?u ngacmosh krenarinë për aureolën humbur, duke i rikthyer në tryezat ku marrin vendime pushtetarët. Për t?u ndërgjegjësuar gjithashtu se nuk është tejet e vështirë të luash me varfërinë e tyre në këmbim të ndryshimit të qëndrimit.
Kjo është në fakt ajo që ka ndodhur: në vend të harresës që i kishte mbuluar, atyre u kanë ofruar një respekt fallco dhe të përkohëshëm. Në vend të pensioneve apo honorarëve qesharake që marrin nga puna e tyre, i kanë joshur me ndonjë pjesëmarrje në bord, apo me ndonjë projekt të çastit.
Prandaj, sado të neveritshëm, të pamoralshëm dhe idiotë që n?a duken, në këtë histori ata nuk janë të tillë. Janë thjeshtë viktima të lavdisë së humbur dhe financave të tyre të rënuara.
Ata nuk janë fajtorët e pirueteve të tyre në publik.
Për këtë me gisht duhen treguar të tjerë. Duhen anatemuar dhe përbuzuar ata që kanë në duar pushtetin për të luajtur me dobësitë e tyre.
Në thelb, kryqëzata e ashpër që po i bëhet ?aktorëve dredharakë? i ngjan një historie që e kemi përjetuar tash sa vite, me përçmimin që kemi treguar për ata që u bënë spiunë në burgjet e komunizmit. Ende dhe sot, ne akoma vazhdojmë t?i shohim ata si fajtorët e vetëm, pa u munduar të dënojmë atë mekanizëm dhe ata persona që i detyruan të shkojnë drejt kësaj zgjedhje të skajshme. Sepse, si gjithmonë ne e kemi më të lehtë të tregojmë me gisht viktimën sesa të denoncojmë krijuesin e saj.
Kjo është fabula që po përsëritet. Dhe prandaj shpesh tutemi të tregojmë më gisht Erion Velinë, por nuk e kemi aspak të vështirë të përbuzim ata që arriti të gënjejë ai.
Pas deklaratës së përfaqësueses së Frymës së Re Demokratike ...
Përfaqësuesja e Frymës së Re Demokratike në Këshillin Bashki...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka akuzuar Kry...
Dita e dytë pas katastrofës. Bilanci të tmerron: 81 të vdeku...
Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Politike, në Departament...
Pas gjyqtarit Bashkim Dedja, pritet të ankimohet edhe ven...
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ish-ministri i Jash...
Deputeti Nard Ndoka thotë se pas kriminelëve, në Parlament j...
Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare veprimtari i shquar i ...
Pas konfirmimit në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë Xhez...
Ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka dënuar gjuhën e përdorur ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka lënë në fuqi vendimin...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar pasditen e ...
Ish-Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, ka...
Ndonëse klasa politike është në ditët e saj më të këqija, pë...
Greqia po përballet me një situatë kritike pas shirave të rr...
Pas tragjedisë nga zjarri Greqia po përballet me nje tjetër ...
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pava...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ka zhvilluar ...
E mbani mend kohën kur ishim të vegjël dhe mami na vendoste ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...