Zyrtari amerikan vlerëson Shqipërinë/ "Jemi me fat që kemi miq të tillë"
Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Politike, në Departament...
Dita e dytë pas katastrofës. Bilanci të tmerron: 81 të vdekur, më shumë se 200 të plagosur, midis tyre edhe fëmijë. Fshati i pushimeve Mati në lindje të Athinës është bërë i pabanueshëm. Ekipet e shpëtimit besojnë se numri i viktimave do të rritet. “Ka shumë gjasa që të gjejmë njerëz në shtëpitë, të cilave nuk u jemi afruar deri tani”, thotë një zjarrfikës. Njerëz të dëshpëruar vijnë vërdallë në fushat me hi, duke mos u besuar syve. Disa kërkojnë të afërmit.
Të premten merr fund zija triditore e shpallur nga kryeministri Aleksis Cipras. Të gjithë do të marrin ndihmë, premtoi ai në fjalimin e tij televiziv – dhe asnjë pyetje nuk do të mbetet pa përgjigje. Një mesazh ndaj njerëzve, të cilët nisën të kërkojnë fajtorët, që të hënën.
Solidaritet në të gjithë vendin
Për shumicën e njerëzve, ajo që ka rëndësi tani është që të ndihmohen viktimat. Që gjatë katastrofës, rrjetet e supermarketeve dhe të kafeneve vunë në dispozicion falas ujë dhe ushqime. Qindra vetë në të gjithë Greqinë dhurojnë ushqime, veshje dhe medikamente. Në mediet sociale qarkullojnë thirrje për donacione parash dhe gjaku. Në qendrat e ndihmës të ngritura në mënyrë spontane, tavolinat po thyhen në mes nga pesha e ndihmave. Greqia ndodhet nën shok, por nuk ka ngrirë.
Është një nga anët e forta të Greqisë, që në momentet e dëshpërimit më të madh ta kthejnë ndihmën në diçka të vetëkuptueshme. “Njerëzit nuk mund t’i lësh vetëm në hall”, thotë një grua 48 vjeçare nga Selaniku. Ajo po shpie dy qese me ushqime te toka e panairit, sepse ka lexuar në gazetën lokale se atje pranohen ndihma.
Peshkopi ortodoks: zjarr si dënim nga Zoti
Që të premten do të diskutohet për gjetjen e shkaqeve. Vërtet e qartë është vetëm një gjë: moti i thatë e pluhuri dhe temperaturat rreth 40 gradë krijuan kushte ideale për zjarrin. Erëra të forta i ushqyen flakët dhe e përhapën kaq shpejt zjarrin, sa për ekipet e shpëtimit nuk ishte e mundur që të pengonin më të keqen. Shumë njerëz flasin për zjarrvënie.
Me të vërtetë, kjo nuk do të ishte e re. Jo vetëm në Greqi, por edhe në vende si Italia, Spanja dhe Portugalia u vihet flakë pyjeve, për të krijuar në zona të mbrojtura toka për tregun e pasurive të paluajtshme. Zjarri mund të jetë vënë edhe nga bishta cigaresh të hedhura përtokë ose xhama – por për momentin këto janë vetëm spekullime.
Vetëm peshkopi ortodoks Amvrosios nga Kalavrita në jug të Greqisë duket se e dinte që të hënën se kush është përgjegjës për katastrofën. Në blogun e tij ai publikoi një qendrim, në të cilin zjarrin ai e quajti dënim të Zotit për kryeministrin ateist Aleksis Cipras. Por grekët e dënuan atë ashpër për këtë insinuatë. Edhe vetë kisha u distancua nga Amvrosios. Një prift i ri deklaroi publikisht: “Do të bënte mirë që më në fund ta mbyllte gojën”.
Për momentin, të tjerët po merren me menaxhimin e pasojave të katastrofës. Objekt i kritikave është një ligj i vitit 2014, i cili i ndalon Zjarrfikësve Vullnetarë në Greqi që të ndërhyjnë me iniciativën e tyre. Luftimi i zjarrit mbetet detyrë e zjarrfikësve profesionistë, të cilët për shkak të krizës kanë gjithmonë mungesë njerëzish. Ka njerëz që thonë se me vullnetarë të kualifikuar katastrofa mund të kishte kaluar me pasoja më të vogla.
Megjithëse këtë ligj e kanë miratuar të tjerët para tij, Micotaqis dhe Samaras, ai mund të kthehet në skandal për kryeministrin në pushtet. Vitin që vjen në Greqi janë zgjedhjet parlamentare. Rritjen e vogël të ekonomisë, grekët thuajse nuk e ndiejnë. Atmosfera është e tensionuar. Dhe: emocionet peshojnë më rëndë se faktet. /DW
Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Politike, në Departament...
Pas gjyqtarit Bashkim Dedja, pritet të ankimohet edhe ven...
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ish-ministri i Jash...
Deputeti Nard Ndoka thotë se pas kriminelëve, në Parlament j...
Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare veprimtari i shquar i ...
Pas konfirmimit në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë Xhez...
Ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka dënuar gjuhën e përdorur ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka lënë në fuqi vendimin...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar pasditen e ...
Ish-Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, ka...
Ndonëse klasa politike është në ditët e saj më të këqija, pë...
Greqia po përballet me një situatë kritike pas shirave të rr...
Pas tragjedisë nga zjarri Greqia po përballet me nje tjetër ...
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pava...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ka zhvilluar ...
E mbani mend kohën kur ishim të vegjël dhe mami na vendoste ...
Kur jeni të sëmurë dhe kaloni një ditë të tërë në krevat vet...
Deputeti i Bundestagut Nikolas Label në një konferencë të pë...
Pas zjarrit apokaliptik që shkatërroi gjithçka, duket se Gre...
Deputeti i bundestagut gjerman Nikola Label është duke zhvil...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...