Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Pas akuzave të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj se opozita nuk e do vettingun, ka reaguar deputetja e LSI-së, Silva Caka.
Në një postim në rrjetet sociale, Caka i është kundërpërgjigjur ministres Gjonaj duke thënë se gjatë kohës kur opozita e sotme votonte ndryshimet kushtetuese dhe paketën e ligjeve të Reformës në Drejtësi, ajo kandidonte për komisionere pranë Avokatit të Popullit.
Por , Caka ka vijuar edhe më tej duke thënë se Gjonaj edhe emërimin e saj si ministre e mori vesh nga televizori.
Postimi i plotë i Gjonajt:
Në reagimin e saj Caka nuk lë pa përmednur edhe një tjetër çështje sensitive ku është lakuar shumë ministrja Gjonaj, siç është ekstradimi e Nazer Seitit, i ashtuquajturi si ?Financierit? të Habilajve, lidhur me procedurat që u ndoqën. Ajo pyet Gjonajn nëse kjo e fundit e kalon dot vettingun.
Ministrja e Drejtësisë, e cila në interpelancën e dhënë pak kohë më parë në Parlament e konsideroi ekstradimin e Nezar Seitajt si një “çështje jo ligjore”, paska lexuar sot diktimin e radhës, ku ndër të tjera ka thënë se: “Kryeministri dhe Qeveria nuk munden t’a kapin drejtësinë, për aq kohë sa zbatojnë në mënyrë strikte kuadrin ligjor të miratuar edhe nga vetë opozita”.
I kujtoj Etildës, që në kohën kur opozita e sotme votonte ndryshimet kushtetuese dhe paketën e ligjeve të Reformës në Drejtësi, ajo kandidonte për komisionere pranë Avokatit të Popullit dhe mbase nuk e mban mend që ndryshimet kushtetuese dhe ligjet e Reformës në Drejtësi, parashikonin që Prokurori i Përgjithshëm, propozohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe votohet nga Kuvendi me shumicë të cilësuar votash, sipas rekomandimeve te Komisionit të Venecias.
Në fakt nuk ndodhi kështu Etilda! Prokurori i Përgjithshëm, me urdhër të Kryeministrit tënd dhe me zbatim nga Ulsiu & Co, u propozua nga Rilindja dhe u votua nga Rilindja me 69 vota! As Vetting-ut nuk i ishte nënshtruar në kohën e zgjedhjes, por pak problem përbënte, pasi biografinë, moralin dhe profesionalizmin ia njihte mirë Rilindja. Ja ku erdhi shkelja e parë e atyre që ne votuam më 22 korrik 2016; ja ku u kap një institucion i drejtësisë nga Kryeministri dhe Qeveria!
Së dyti Etilda: kandidatët për anëtarë jo prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe anëtarë jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas Kushtetutës që edhe ne votuam, duhet të merrnin miratimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe nëse kjo nuk ndodhte, atëherë ata përjashtoheshin nga kandidimi. Në fakt nuk ndodhi kështu Etilda: kandidatët për anëtarë jo prokurorë dhe jo gjyqtarë të Këshillave të Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor që u skualifikuan nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u zgjodhën të gjithë në këto dy organe, pasi Kryeministri yt dha urdhër që të mos merrej në konsideratë opinioni i ONM-së (që ai vetë e kërkoi me aq ngulm si garant të zbatimit të Reformës në Drejtësi), të shkelej Kushtetuta që të gjithë bashkë e votuam dhe këta kandidatë të skualifikuar nga ONM-ja, të zgjidheshin anëtarë të këtyre 2 instutucioneve shumë të rëndësishme të Sistemit të Drejtësisë. Ja ku u kapën edhe 2 institucione të tjera Etilda!
Së treti Etilda, ne si opozitë votuam që organet e reja të Sistemit të Drejtësisë, të ngriheshin maksimumi brenda 8 muajve nga miratimi në Kuvend i Reformës në Drejtësi, por Kryeministri yt dhe Qeveria po bëjnë të pamundurën edhe sot që kanë kaluar 2 vite, që KLGJ, KLP, ILD, SPAK, GJPAK dhe BKH, të mos ngrihen dhe siç t’a thashë edhe ne Komisionin e Ligjeve, këto institucione as nuk keni ndërmend t’i ngrini, deri sa aty të vendosni shokët dhe vartësit e Kryeministrit tënd. Ja pra Etilda, ku u kapën edhe shumë institucione të tjera të drejtësisë!
Së katërti Etilda, ne votuam që sot të kishim një Gjykatë të Lartë dhe një Gjykatë Kushtetuese të reformuar, në funksion të plotë, për të dhënë drejtësi për qytetarët… As kjo nuk ndodhi moj Etildë!
Gjyjata e Lartë sot ndodhet në një kolaps të jashtëzakonshëm, me mbingarkesë çështjesh dhe mungesë gjyqtarësh, çka sigurisht sjell drejtësi të vonuar, të mohuar!
Gjykata Kushtetuese është katandisur me 2-3 gjyqtarë Etilda!!! Me kaq gjyqtarë, besoj e ke mësuar tashmë që vendimet e saj nuk kanë fuqi dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e dëshirave të errëta të Kryeministrit tënd, i cili do të kalojë plot ligje antikushtetuese, pa patur frikën e rrëzimit të tyre nga Gjykata Kushtetuese.
Shumë shpejt Etilda, do të ngelemi edhe pa gjykatat e apelit dhe atëherë nuk do të kenë ku të ankohen qytetarët, për vendimet e shkallës së parë. Efekti zinxhir do të vazhdojë Etilda, deri sa të mos kemi më as gjykata të shkallëve të para dhe atëherë qytetarët ose do t’i drejtohen vetëgjyqësisë, ose do të ulin kokën e të ikin të frikësuar në shtëpi, pasi nuk do sundojë më ligji dhe shteti i së drejtës, por ligji i xhunglës, ku prevalojnë dëshirat dhe tekat e më të fortit.
Së pesti Etilda, ne votuam që magjistratët e rinj, të emëroheshin nga KLGj dhe KLP, por Kryeministri yt i dha urdhër Ulsiut dhe shokëve, që t’a arnojnë ligjin dhe që gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm, t’i emërojë KLD dhe Arta Marku! Etilda, mbase ti nuk e kupton, por kjo është kapje e pastër jo vetëm e drejtësisë aktuale, por edhe asaj të ardhme. Madje heqja e afatit të vitit akademik që keni sjellë në projektligj, e tregon qartë dhe pastër që këtë punë do t’a beje gjithmonë KLD dhe Arta, pasi KLGj-në dhe KLP-në nuk keni ndërmend t’i ngrini kurrë!
Së fundmi Etildë, të barazosh procesin e Vetting-ut me gjithë reformimin e Sistemit të Drejtësisë, do të thotë të mos e kesh kuptuar fare thelbin e Reformës në Drejtësi. E nuk me vjen aspak habi të mos e kesh kuptuar, se ti fundja edhe emërimin tënd si Ministre të Drejtësisë, nga televizori e more vesh!
Tani, një pyetje kisha për ty: po ti Etilda, pasi ekstradove Nezarin në shkelje të çdo parashikimi kushtetues dhe ligjor për ekstradimet dhe pasi nuk u përgjigje a je thirrur ne Prokurori për këtë çështje, ti vetë, a e kalon dot Vetting-un?! /CNA.al
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka vlerësuar...
Një aksident i frikshëm ka qenë ai i mëngjesit të sotëm për ...
Një ndërtesë katërkatëshe në lagjen Beyoglu të Stambollit ës...
Pas dy refuzimesh Qeveria shqiptare ka çuar sërish kandidatu...
Dy shqiptarë kanë rënë në pranga në Itali, pasi ishin përgje...
Kryetar i Grupit të Këshillit Bashkiak të PD-së, Kreshnik Ço...
Në Holandë është ndalur eksperimentimi i viagrës për efektin...
Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha, në prag të ...
Zjarret që përfshinë territorin grek regjistruan qindra vikt...
Një 19 vjeçar është mbytur duke peshkuar në lumin e Brarit n...
Zjarret që përfshinë periferinë e Athinës kanë shkaktuar dëm...
Burak Ozçivit është një ndër aktorët më të dashur turk, i ci...
Supermodelja Karlie Kloss është fejuar. Në një postim në pro...
Duke qenë një prej grimierëve më të famshëm në të gjithë bot...
38 persona kanë humbur jetën dhe disa kanë mbetur të plagosu...
Hungaria ka dërguar 30 policë në Maqedoni dhe 15 në Hungari ...
Aktorja turke Meyrem Uzerli u bë e njohur për publikun shqip...
Njerëzit marrin më pak se gjysmën e mbrojtjes nga dielli që ...
Kina ka ndërtuar ujëvarën më të gjatë, e bërë nga dora e nje...
nstagrami dhe përdoruesit e tij sapo i dhanë Selena Gomez nj...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...