web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ping-pongu me Armon/ Thellohet skandali i grabitjes

24 Korrik 2018, 10:17, Aktualitet CNA

Historia e rafinerisë së përpunimit të naftës së ARMO-s, që prej vitit 2008, kur u privatizua, është shoqëruar nga skandale dhe skenare mashtrimi.

Rruga që është ndkeur përgjatë këtyre viteve, ka qenë ajo marrjes me qira nga kompani misterioze, të cilët pasi e kanë shfrytëzuar  dhe nuk kanë paguar taksat e kanë braktisur.

ARMO, mori vëmendje së fundmi, pasi  kompania IRTC, që e shfrytëzoi rafinerinë e naftës deri në nëntor 2017 u largua, pa paguar taksat dhe duke lënë edhe punonjësit pa punë, veprim ky që ka nxitur edhe protesta.

Kompania Armo, që prej privatizimit të saj në vitin 2008 ka ndërruar disa menaxherë e pronarë, të cilët sipas shifrave kanë arritur të shesin dhe të arkëtojnë të ardhura, por kanë krijuar vetëm borxhe, ndaj shtetit dhe palëve të treta.

Në këto rrethana, në muajin shkurt të vitit 2018 një bankë e nivelit të dytë finalizoi transaksionin për shitjen e rafinerisë së përpunimit të naftës, ARMO.

Banka e nivelit të dytë mori në pronësi 54 pasuri, troje dhe impiante të shoqërisë së përpunimit të naftës, ARMO, teksa kjo e fundit kishte një hua të pashlyer ndaj bankës.

Vlera e tyre ishte 3.1 miliardë lekë, ose 25 milionë euro dhe vetëm një bankë e nivelit të dytë ishte ofertues i vetëm në ankandin e asaj kohe.

Në nëntor 2016,  e njëjta bankë nënshkroi një kontratë shitjeje me rezervë të pasurive të ARMO-s, që ajo zotëronte, tek kompania Ionian Refining dhe Trading Co. ?IRTC SH.A, ka raportuar më herët Monitor.

Kjo e fundit, në shtator 2016 kishte marrë në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës dhe filloi përpunimin e naftës, sipas një kontrate të lidhur me prodhuesin më të madh të naftës në vend, Bankers Petroleum.

Sipas Monitor, nuk bëhet e ditur nëse IRTC pagoi ndonjë këst te banka për blerjen e ARMO.

Ndërkohë CNA.al, mëson se Armo, ka patur 303.795.060  lekë të reja dhe ka paguar 160.000.000 lekë të reja, ndërsa i kanë mbetur edhe 143.795.060 lekë të reja.

Por, ende s?ka asnjë garanci që mund ti 2 apo 3 fishojë.

Skenari i komplikuar i ARMO-s

Situata me rafinerinë e përpunimit të naftës ARMO, është tejet e komplikuar

Pas ikjes së IRTC-së, një offshore që e shfrytëzoi ARMO-n nga nëntori i vitit 2016 deri në nëntor 2017, dhe u largua duke lënë të paktën 35 milionë eura taksa të papaguara, në skenë kanë dalë disa operatorë të rinj.

Në fillim të shkurtit  2018, ishte Allum Enterprises, që hyri në tentativa për të blerë rafinerinë e naftës ARMO. A

llum Enteprises sipas ekstraktit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit është krijuar në gusht në vitit 2017 dhe pronari i saj është ALLUM ENTERPRISES LIMITED, një kompani e regjistruar në Angli në qershor të vitit 2017.

Sipas Monitor,  ?Allum Enterprises?  zëvendësoi ?Ionian Refining dhe Trading Co. ? IRTC SH.A? (IRTC) që e shfrytëzoi rafinerinë e naftës deri në nëntor 2017.

Kujtojmë se përpara IRTC, ARMO shfrytëzohej nga Deveron.

Një muaj më vonë në skenë del një tjetër kompani.

Kështu, më mars 2018, kompania Byllis Energji,  ka negociuar me punonjësit, fillimisht për të mundësuar remontin e kompanisë dhe më pas për të filluar punën.

Sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Byllis Energji është krijuar në prill të vitit 2017.

Aksioner i saj është PGFS Pilotage & Gestion SA, një kompani guackë, e regjistruar në Zvicër, të përfaqësuar nga Joël Jacques Jean Chevallaz, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Administrimit në Bylis Energji.

Monitor raporton se ndërkaq në hije qëndrojnë dhe aktorët e vjetër, të cilët ende drejtojnë lojën.

Njëri prej tyre është Cristophe François Bernard Darbord, i cili është bërë administrator i ARMO-S në mars të vitit 2015, (pasi kompaninë e morën Heaney Assets Corporation nga Taçi Oil, i cili e shiti në mes të vitit 2013, rafinerinë që kishte blerë nga shteti në 2008-n).

Dabord, i cili figuron ende si administrator i ARMO në QKB është aksioneri i kompanisë mëmë të TOSK ENERGJI, të quajtur CFD Conseils Sarl, të regjistruar në Gjenevë.

Tosk Energji është krijuar në qershor të vitit 2015 me aktivitet në fushën e tregtimit me shumicë të karburanteve. Në 2016-n, ajo u rendit mes 200 kompanive më të mëdha në vend dhe ka deklaruar të ardhura prej 2.2 miliardë lekësh në 2016-n, sipas të dhënave zyrtare të bilancit.

Kompania ka bërë financimin e blerjeve te naftës bruto tek Bankers Petroleum dhe ARMO për llogari të IRTC. Darbord, ndonëse në hije, mbetet aktori kryesor që drejton gjithë skenarin e shfrytëzimit të ARMO.

CNA.al mëson,  aksioneri Cristophe Darbord i kompanisë ?Tosk Energji?, ka mbështetjen e bosit të Gunvor, Torbjörn Törnqvist.

Si rastësisht pronari i Gunvorit dhe  presidenti rus Vladimit Putin kanë shtëpitë ngjitur me njëri-tjetrin në Gjenevë.

Rafineria e Ballshit,  tani  ka filluar të bëjë gropën e radhës duke mos paguar taksa./CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga