Tensione në Kuvend/ Rama largohet nga salla, revoltohet opozita
Pas disa ndërprerjeve, seanca ka rinisur sërish me tension...
Pas disa ndërprerjeve, seanca ka rinisur sërish me tension...
Për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtarit aktual të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), Shqipëria zhvilloi procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve që rekomandohen për pozicionin e gjyqtarit të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).
Në kuadër të procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve që rekomandohen për këtë pozicion, u ndërmorën të gjitha masat për të garantuar përputhshmërinë e plotë të këtij procesi me standardet e Këshillit të Evropës, si më poshtë vijon:
1. Njoftimi për aplikim u shpërnda gjerësisht nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të Kryeministrisë, të të gjitha institucioneve që ndërveprojnë me komunitetin e juristëve, si dhe në media.
2. Në funksion të pranimit të një numri sa më të lartë aplikimesh, u shty afati i dorëzimit të aplikimeve me 1 muaj, duke pranuar aplikime për një periudhë më të gjatë se 2-mujore.
3. Kualifikimet e kërkuara përkojnë me kriteret për emërimin në postet më të larta gjyqësore.
4. Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtarë gjyqësorë, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ iu nënshtruan parimeve të kontrollit, që përbëjnë shtyllat e procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), konkretisht: kontrollit të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit të aftësive profesionale, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.
5. Me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, u ngrit komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve, me qëllim rekomandimin e kandidatëve më të kualifikuar, me përbërje si më poshtë vijon:
Kryetar i Komisionit
Z. Artur Metani ? Drejtor i Departamentit Rregullator dhe të Përputhshmërisë, Kryeministria;
Anëtarë të Komisionit:
Z. Skënder Kaçupi ? Përgjegjës i Departamentit të së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës;
Znj. Kestrin Katro ? Zëvendësdekan, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës;
Znj. Majlinda Dhuka ? Drejtor i Departamentit të Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes, Kryeministria;
Z. Armand Skapi ? Drejtor, Drejtoria e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
6. Pas shqyrtimit të dosjeve dhe verifikimit të përmbushjes së kritereve të kërkuara, aplikantët u ftuan në fazën e intervistës së strukturuar, sipas një formati të standardizuar pyetjesh që synonin evidentimin e shkallës së motivimit të aplikantëve për pozicionin e gjyqtarit të Shqipërisë në GJEDNJ, por edhe kontrollin e njohurive të tyre rreth Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, jurisprudencës së GJEDNJ-së dhe mënyrës së organizimit dhe funksionimit të GJEDNJ-së.
7. Disa nga pyetjet e drejtuara secilit aplikant janë, si më poshtë vijon:
1. Prezantoni shkurt përvojën tuaj profesionale dhe ndaluni te veprimtaria juaj në fushën e të drejtave të njeriut (nëse keni). Cila është arsyeja kryesore që aplikoni për këtë pozicion?
2. Cilat janë shkaqet e papranueshmërisë së ankesës nga GJEDNJ-ja?
3. Si e interpretoni nenin 2, të KEDNJ-së, ?E drejta për jetën??
?E drejta e njeriut për jetën mbrohet me ligj ??
Cili është detyrimi i palës së lartë kontraktuese në kuadër të respektimit të kësaj të drejte? A është shteruese lista e përjashtimeve në të cilat privimi nga jeta mund të quhet në përputhje me këtë nen?
4. Në kuadër të nenit 8 të KEDNJ-së, që është e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare, cili është interpretimi që GJEDNJ-ja i ka bërë nocionit të fjalës ?shtëpi??
5. Cilat janë rrethanat kur Dhoma e Madhe ushtron juridiksionin e saj?
6. A mundet një gjyqtar i GJEDNJ-së të marrë pjesë në gjykimin e një çështjeje që lidhet me vendin e tij (shtetin nga vjen)?
7. Zgjidhni të prezantoni shkurt një nga vendimet e GJEDNJ-së që ju ka bërë përshtypje si profesionist i së drejtës.
8. Për kryerjen e këtij procesi nën rrethana transparence të plotë, çdo aplikant u ftua të nënshkruante një deklaratë nëpërmjet së cilës shprehte vullnetin për të regjistruar ose jo intervistën me audio digjitale.
9. Gjatë intervistës u testuan edhe njohuritë e gjuhës së huaj nëpërmjet zhvillimit të një pjese të saj (3 nga 7 pyetjet e përzgjedhura) në njërën nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht).
10. Komisioni bëri vlerësimet e tij për çdo kandidat bazuar në një sistem pikëzimi prej 100 pikësh në total, më një përkatësi prej 30 pikësh për dosjen e çdo aplikanti dhe 70 pikësh për intervistën.
11. Numri i aplikantëve që përmbushnin kriteret e shpallura në njoftimin për aplikim ishte 16 (gjashtëmbëdhjetë).
12. Komisioni ad-hoc, në përfundim të procesit përzgjedhës, pas vlerësimit të aplikantëve, rekomandoi listën me 3 kandidatë për pozicionin e gjyqtarit të Shqipërisë në GJEDNJ (sipas rendit alfabetik), si më poshtë vijon:
Z. Darian Pavli;
Znj. Marjana Semini;
Z. Sokol Berberi.
Si më poshtë, përmbledhja e shkurtër e kualifikimeve të tyre:
Z. Darian Pavli ? jurist me 15 vjet përvojë në disenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.
Znj. Marjana Semini ? juriste me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës; mbajtëse e titullit ?Profesor i asociuar?, profesore e brendshme në Shkollën e Magjistraturës për 20 vjet dhe drejtore e saj (2009-2013), eksperte e lartë e Komisionit të Reformës Ligjore, si dhe e organizatave të huaja (USAID, BB, UNESCO, BERZH etj.), specializime për të drejtat e njeriut, autore dhe bashkautore e disa botimeve.
Z. Sokol Berberi ? jurist me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës, anëtar i Gjykatës Kushtetuese (prill 2007 ? shtator 2016), mbajtës i titullit ?Doktor?, profesor në disa disiplina të së drejtës, kontribuues në përafrimin e legjislacionit shqiptar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut etj..
Të tre kandidatët e rekomanduar iu përgjigjën me shumë saktësi të gjitha pyetjeve të drejtuara nga komisioni ad-hoc gjatë intervistës, në gjuhën shqipe dhe në anglisht, duke spikatur për njohje të thelluar të jurisprudencës së GJEDNJ-së, mënyrës së funksionimit të GJEDNJ-së dhe rolit të gjyqtarit në GJEDNJ.
13. Lista me tre kandidatët u dërgua për konsultim, mbi përshtatshmërinë e kandidatëve, pranë Panelit Këshillues të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
14. Pas realizimit të fazës konsultative me Panelin Këshillues të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Këshilli i Ministrave propozon, për pozicionin e gjyqtarit të Shqipërisë në GJEDNJ, listën me 3 kandidatë (sipas rendit alfabetik), si më poshtë vijon:
Z. Darian Pavli;
Znj. Marjana Semini;
Z. Sokol Berberi.
15. Kjo listë i dërgohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për procedura të mëtejshme.
Në spitalin e Fierit ka ndërruar jetë një i burgosur. Shteta...
Shkurtohet koha e kalimit të njerëzve dhe mallrave nga Kosov...
Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka rrëfyer një histori të pa...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Greqia po kalon çaste të tmerrshme pas zjarrit të shkaktuar ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia vizitoi stafin ...
Diell dhe përqafime për bukuroshen Emily Ratajkowski.Pushime...
Nga ARTUR AJAZI*Kriza e thellë ekonomike që ka pllakosur shu...
Flokë të bardhë platin, sy të akullt, një kapotë e gjatë dhe...
Ka nisur restaurimi i Shtëpisë Muze të vëllezërve Frashëri ....
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar nj...
Tragjedia në Greqi ka bërë gjithë botën të kthejë kokën dhe ...
Emri i kreut të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir She...
Më 22 janar të këtij viti, nënë e bir, Salkie dhe Olsi Hoxha...
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka folur për situatën e v...
Ndonëse u duk sikur ishim në ditët më të nxehta të kësaj ver...
Lajmi i fejesës së këngëtarit Justin Bieber me modelen Haile...
Filmi hit i kësaj vere, Deadpool 2 ishte i pari film me supe...
Reperi Mac Miller dhe këngëtarja e hitit “God is Woman” njof...
Nga korifeu i gjuhës shqipe, Eqrem Çabej tek Bashkim Shehu, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...