Si u bllokua Magjistratura?
Të caktohesh gjyqtar dhe prokuror në sistemin e drejtësisë d...
Duhet me i ra në kokë problemit, jo me i shku rrotull:
Jemi nisur në vitin 1990 për “votën e lirë” por kemi përfunduar pa parlamentarizëm dhe pa parlament. Me para droge në fushatë, me lista deputetësh të emëruar nga kryetarët e partive, pa asnjë kriter politik, veç në kritere paraje, servilizmi dhe rekomandimesh prej miqëve. S’kemi pra parlament, se në vend që të kemi përfaqësues të popullit në parlament, kemi ambasadorë të kryetarëve të partive në çdo qark, të cilët artistikisht i quajmë deputetë.
Jemi nisur në 1990 për ekonomi tregu, por kemi përfunduar me ekonomi klientele. Janë 10 persona, artistikisht edhe këta të quajtur biznesmenë, të cilët kanë kapur pushtetin e shtetit dhe e përdorin për t’i marrë ata; ndërtimin e rrugëve, tenderat, tokat publike në pronësi të shqiptarëve, shërbimet e ndryshme. E përdorin që t’i miratojnë ata ligjet siç i duan, prej tek kontrolli i karburanteve, heq akcizë e vë akcizë, vendosin ata edhe për tarifat doganore, siç iu vjen për mbarë. Nuk lejojnë asnjë konkurencë në asnjë lloj biznesi. Madje ka shkuar puna deri aty sa po përdorin shtetin për t’ua bërë të paleverdisshëm njerëzve edhe biznesin e vogël të marketeve, sepse këta duan ta orientojnë gjithë popullin nëpër conade e qendra tregtare, ngaqë i kanë vetë. Pra po e përdorin pushtetin e shtetit shqiptar, për biznes.
Jemi nisur për polici apartiake, por kemi përfunduar me polici ku gjysma e kupolës drejtuese dalin kushërinj dhe, po të zbresim pak më poshtë, më shumë se gjysma janë kushërinj.
Me polici të provuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht si promovuese e trafikut të kokainës, si fshehëse e urdhërave të interpolit, si strehuese e atyre që ka për detyrë t’i arrestojë.
Jemi nisur dhe e bëmë legjendë gjyqësorin e pavarur por, kemi përfunduar duke e kapur gjyqësorin haptas, pa iu bërë përshtypje, pa pasur nevojë as të kamuflohen më, pasi i kemi përgatitur njerëzit psikologjikisht për ketë kapje; “kush të jetë në pushtet, ai do ta ketë gjyqësorin, s’ka asgjë anormale kjo”.
Politikanë miliarderë me paratë e shqiptarëve, marrin përsipër të gjykojnë gjyqtarët për korrupsion dhe, këtu thyhet besimi tek proçeset, sepse njerëzit e kuptojnë se kur politikani që nuk ka lënë qindarkë pa vjedhur, përdor ligjin për të gjykuar gjyqtarët, nuk ka qëllime drejtësie, ka vetëm qëllime të kapjes dhe nënshtrimit të gjykatave në emër të krimit që përfaqëson.
Prandaj, politikanët të cilët nuk munden të vendosin një sistemi të drejtë zgjedhor, një ekonomi me konkurim telentesh dhe kapacitetesh, një polici që ka detyrë sigurinë publike për shqiptarët dhe jo sigurinë e partisë në pushtet, një gjyqësor i cili iu jep shqiptarëve drejtësi duke i bërë që prej gëzimit të drejtësisë ta duan shtetin e tyre, duhen larguar përgjithmonë.
Shqiptarët duhet ta kuptojnë se këta politikanë nuk i kanë as vëllezër, as kushërinj, as të afërm, që hajt për hir të gjakut ua dashka t’ua fshehin dhe tolerojnë gabimet dhe fajet. Si ishin këta, si nuk ishin këta, secilin puna e vet do ta mbajë, siç ka ndodhur deri më sot. Kështu që edhe nëse i përzënë, asgjë nuk humbin, përkundrazi, ka mundësi të fitojnë shumë.
Të caktohesh gjyqtar dhe prokuror në sistemin e drejtësisë d...
Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pa...
Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ka kaluar Vet...
Çdo ditë në Shqipëri skadojnë me qindra ton ushqime. Ligji i...
Pas sekuestrimit të pronave të ish-Prokurorit të përgjithshë...
Avokati Altin Goxhaj ka qenë dhe vazhdon të mbetet ndër pers...
Dy vajza 14 vjeçare janë dhunuar seksualisht. Ngjarja ka ndo...
Policia ka asgjesuar 277 rrënjë kanabis në fshatin Maricaj t...
Një shtetas ka rënë në pranga pasi ka plagosur me mjet prerë...
Një çift shqiptarësh në Zvicër janë arrestuar këtë të martë ...
Hetimi për dhunimin e avokatit Ilia Ilia disa ditë më parë p...
Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, ka përditësuar ...
I ftuar në emisionin “45 Minuta” në Report TV, kryetari i PD...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur tenderin ...
Zjarri masiv që përfshiu Greqinë pasditen e djeshme, shkakto...
Dietologia Blerina Bombaj ka denoncuar ditën e sotme nëpërmj...
Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela ka...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën ...
Kujtim Kallaxhi, i cili ka qenë i vetmi nga familjarët e org...
Gazetari Basir Çollaku, nëpërmjet një postimi në rrjetet soc...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...