E rëndë në Orikum/ Humb jetën pushuesi
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Të caktohesh gjyqtar dhe prokuror në sistemin e drejtësisë duhet të kalosh përmes Shkollës së Magjistraturës. Por studentët që u diplomuan këtë vit, nuk mund ta kalojnë ende atë prag. Po ashtu, në vjeshtë shkolla nuk do të mund të presë studentë të rinj.
Ironike, por faji gjendet tek reforma në drejtësi, pasi këtë ngërç e ka shkaktuar mungesa e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Parlamenti mbylli sesionin duke mos i dhënë përgjigje pozitive shqetësimit të 27 prillit, të drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, për ndryshimin e ligjit si për konkursin e të rinjve edhe për emërimin e të diplomuarve.
Letra që më vonë u përkthye në nismë ligjvënëse nga socialistët, kërkonte një situatë që, megjithë disa lëkundje të LSI-së, opozita në total nuk e pranoi.
?Vlerësojmë se e vetmja zgjidhje është marrja e iniciativës legjislative që deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të ngarkohet Shkolla e Magjistraturës, jo më vonë se muaji tetor, për organizimin e konkursit për pranimin e 25 kandidatëve për magjistratë, ose më shumë, në rast se nevojitet për funksionimin e sistemit. Duhet një ndërhyrje ligjore që të lejojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm të emërojë dhe caktojë në pozicion kandidatët magjistratë të diplomuar, deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë?, tha në letër Sokol Sadushi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës.
Më shumë se paragrafi për studentët që do të duhej të nisnin Magjistraturën në vjeshtë, shkak për bllokimin e nismës në Parlament ishte se në mungesë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, po i krijohej hapësirë me ligj Arta Markut, për caktimin në detyrë të prokurorëve të rinj.
Sipas opozitës kjo do të ishte një tjetër kapje e sistemit nga qeveria, me kryeprokuroren e përkohshme që u zgjodh në dhjetor, pa veting, me shumicë të thjeshtë votash dhe jo sipas dispozitës kushtetuese, por sipas një interpretimi nga misionet ndërkombëtare Euralius dhe OPDAT, të dispozitave tranzitore të ligjit për prokurorinë.
Po ashtu në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, caktimin e gjyqtarëve propozohej ta bënte KLD, që po ashtu është i kontestuar. Por ky nuk është i vetmi kontestim i Partisë Demokratike.
Konsensusi që Shkolla e Magjistraturës gëzonte që pej vitit 1997, u thye në vitin 2014, kur mazhoranca PS-LSI bëri një ndryshim në ligj, përmes të cilit shtoi në bordin drejtues përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Avokatura e Shtetit dhe Ministria e Arsimit.
Deri në këtë vit, shkolla drejtohej nga një bord në varësi të KLD-së jashtë ndikimit të qeverisë dhe Parlamentit, pasi shumica i takonte gjyqësorit.
Ndërkohë i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë David Muniz, tha për Zërin e Amerikës se e konsideron ?një dështim të të gjitha partive në Parlament?, moskalimin e ndryshimeve ligjore.
Sipas Muniz Magjistratura përgatit brezin e ardhshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë, jashtë ndikimit politik, në mënyrë që shqiptarët më në fund të gjejnë drejtësi në gjykatat e tyre, por politikanët, tha ai, treguan se kanë frikë nga sundimi i ligjit. /TCH
Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pa...
Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ka kaluar Vet...
Çdo ditë në Shqipëri skadojnë me qindra ton ushqime. Ligji i...
Pas sekuestrimit të pronave të ish-Prokurorit të përgjithshë...
Avokati Altin Goxhaj ka qenë dhe vazhdon të mbetet ndër pers...
Dy vajza 14 vjeçare janë dhunuar seksualisht. Ngjarja ka ndo...
Policia ka asgjesuar 277 rrënjë kanabis në fshatin Maricaj t...
Një shtetas ka rënë në pranga pasi ka plagosur me mjet prerë...
Një çift shqiptarësh në Zvicër janë arrestuar këtë të martë ...
Hetimi për dhunimin e avokatit Ilia Ilia disa ditë më parë p...
Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, ka përditësuar ...
I ftuar në emisionin “45 Minuta” në Report TV, kryetari i PD...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur tenderin ...
Zjarri masiv që përfshiu Greqinë pasditen e djeshme, shkakto...
Dietologia Blerina Bombaj ka denoncuar ditën e sotme nëpërmj...
Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela ka...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën ...
Kujtim Kallaxhi, i cili ka qenë i vetmi nga familjarët e org...
Gazetari Basir Çollaku, nëpërmjet një postimi në rrjetet soc...
Nga Skënder MinxhoziNë një shkrim të tijin një ditë më parë,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...