Policia e Vlorës në aksion/ Sekuestron dy gomone me vlerë 42.000 euro
Policia e Vlorës vijon me evidentimin e aseteve të personave...
Ministri Klosi gjatë takimit në Komitetin Rajonal të Turizmit në Pogradec theksoi se rritja e numrit të turistëve rrit njëherësh përgjegjësitë për ta shndërruar Shqipërinë në një destinacion europian turistik.
Kreu i turizmit theksoi se ndër problematikat kryesore vijon të mbetet siguria në plazhe. Ministri Klosi i bëri apel biznesit që ushtron aktivitet në bregdet që të plotësojë detyrimin ligjor për të vënë rojet e plazhit me qëllim mbrojtjen e jetës së cdo turisti por edhe të jetë më aktiv në zgjidhjen e problematikave së bashku me pushtetin lokal.
Ministri Klosi shprehet gjithashtu se risia e këtij sezoni është mikpritja, realizimi i shumë aktiviteteve argëtuese, turizmit të kulinarisë dhe turizmit kulturor e historik për t?u dhënë turistëve më shumë arsye për t?u rikthyer në Shqipëri
Gjatë takimit kreu i turizmit gjithashtu i kërkuar biznesit që të përfitojë nga politikat lehtësuese fiskale dhe zonat me përparësi të zhvillimit të turizmit që janë miratuar nga qeveria për të zhvilluar agroturizmin. ?Oferta e qeverisë për të gjithë ata biznesmenë ë cilët duan të ndërtojnë një biznes të qëndrueshëm është fare e qartë. Ata do të përfitojnë nga ulja e taksës në 5 për qind në taksën e fitimit nga 15 që është në biznesin normal . Kush krijon një strukturë agroturistike do të përfitojë 6 për qind ulje të tvsh për të gjitha shërbimet brenda biznesit të tij dhe 0 taksë infrastructure.?- tha ministri Klosi.
Fjala e ministrit Klosi
Këtë vit shifrat tregojnë për një rritje 10-13 përqind . Muaji që ne po mbyllim ka një rritje me 13% krahasuar me një vit më parë. Rritja e numrit të madh të turistëve padyshim për ne që merremi me organizimin e këtyre aktiviteteve rrit përgjegjësinë, rrit problematikat dhe natyrisht dëshmon se ky sezon është shumë i rëndësishëm për të treguar nëse Shqipëria është e gatshme ose që jemi akoma në fazën preliminare të një Shqipërie turistike europiane. Nga biseda që po realizojmë me të gjitha grupet e interesit ne po kuptojmë që kemi shumë më tepër për të realizuar dhe për të zhvilluar për të pasur një sezon dhe ofertë të vërtetë turistike.
Jemi në një situatë shumë më ndryshe nga viti i kaluar. për herë të parë në Shqipëri është ngritur një sistem i plotë i pikave të vrojtimit por nuk jemi aty ku duhet me cilësinë e ruajtjes së plazhit dhe me numrin e plotë të djemve dhe vajzave të cilët nuk janë aty vetëm për të siguruar jetën dhe momentin e ndihmës së parë që është shumë e rëndësishme por janë aty ku ne duam të krijojmë një rrjet të specialistëve dhe njerëzve të kualifikuar jo vetëm sic thashë për sigurinë për momentin e parë por të jenë edhe aty edhe në rast të problematikave, ndonjë zjarri, ndonjë vjedhje të mundshme apo ndonjë shqetësimi dhe për ta pasur një rrjet të tjerë njerëzish të kualifikuar dhe kuptohet nga ju komuniteti ibiznesit jeni shumë të nevojshëm pasi duhet ta kuptojmë që nuk mundet të rritet cilësia e shërbimit, nuk mund të rriten të ardhurat nga sezoni turistik nëse ne nuk i garantojmë sigurinë në plazhet tona, pra siguri nga forcat e rendit, por siguri edhe nga vrojtuesit të cilët janë 100 për 100 përgjegjësi e biznesit që menaxhon atë sektor. Pra jo vetëm përgjegjësi morale, por këtu bëhet fjalë edhe për përgjegjësi penale pasi biznesi ka përgjegjësinë që të vendosë një ruajtës plazhi në sektorin ku e zhvillon aktivitetin. Bërja e aktivitetit ka edhe përgjegjësitë e tij në këtë drejtim. Natyrisht ne kemi folur me të gjitha bashkitë e bregdetit dhe me bashkinë e Pogradecit për të ndihmuar këtë proces por përgjegjësia është e komunitetit të biznesit.
Risi e këtij viti është mikpritja, realizimi i gjithmonë e më shumë aktiviteteve të cilat ne duam të argëtojmë turistët, arsyet për të ardhur dhe për të vizituar Shqipërinë, arsye më shumë për të qenë pranë komunitetit të biznesit në këtë sezon turistik, arsye më shumë për të qenë ne, ofrues të një turizmi alternativ, për turizmin i cili nuk shkon vetëm te turizmi i plazhit, por te turizmi i cili shkon te turizmi i kulinarisë, që shkon te vizitat në zonat e trashëgimisë kulturore, zonat e mbrojtura, zonat monumente kulture pra ne kemi shumë për të ofruar.
Ne kaluam në Këshillin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit zonat me përparësi zhvillimi të turizmit ku zona e Pogradecit, zona e liqenit të Ohrit dhe liqenit të Prespës, janë zona të cilat janë shpallur si zona me përparësi të zhvillimit të turizmit, sic është shpallur edhe zona e mbi Korcës për të pasur mundësinë që këto zona të afrohen si zona të cilat përfitojnë nga lehtësirat fiskale që qeveria ka ofruar për hotelet me 4 dhe 5 yje. Prandaj edhe këtu do të donim shumë që komunteti i biznesit të afrohej në investime të përbashkëta me investitorë të huaj.
Oferta e qeverisë për të gjithë ata biznesmenë ë cilët duan që të lëvrojnë në këtë fushë një biznes të qëndrueshëm është fare e qartë. Ata do të përfitojnë nga ulja e taksës në 5 % në taksën e fitimit nga 15 që është në biznesin normal. Kush krijon një strukturë agroturistike do të përfitojë 6% ulje të tvsh për të gjitha shërbimet brenda biznesit të tij dhe 0 taksë infrastructure. Eshtë një politikë e re e cila shkon për të gjithë ata që duan të bëjnë një biznes, por ku biznesi të jetë i kombinuar me një hotel nga 6 deri në 30 dhoma, të ketë mundësinë që të ketë një sipërfaqe nga 1 deri në 2 ha me prodhime bujqësore të zonës, të ketë një fermë me një numër të caktuar krerësh për të prodhuar produktet bio dhe karakteristike të zonës tuaj dhe po ashtu të jetë si pikë ku të mblidhen prodhimet e zonës, prodhimet agropërpunuese por edhe prodhimet e zejtarëve të zonës. Pra të gjitha këto bëhen për t?i ofruar lehtësira këtij komuniteti.
Policia e Vlorës vijon me evidentimin e aseteve të personave...
Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka reaguar pas s...
Pak minuta më parë ishte kryeministri i vendit i cili reagoi...
Me anë të një deklarate për mediat Kryetari i Komisionit të ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin...
Është ndaluar në Kakavijë biznesmeni Lulzim Kulla. Shtetasit...
Nga Oerd Bylykbashi*Gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar nu...
Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si...
Në një postim të bërë në rrjetin e tij social kryeministri i...
Pas indicieve nga qytetarët, trupa inspektuese e Drejtorisë ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publike denoncimin e q...
Prej disa kohësh, mediat kanë filluar të denoncojnë intensiv...
Pas zjarreve të mëdha të ndodhura në Athinë oret e fundit, u...
Ditë më parë ndaj avokatit Ilia Ilia u ushtrua dhunë, dhe në...
Tragjedia në Athinë ka marrë 53 jetë njerëzish dhe si pasojë...
Personat me aftësi të kufizuar përfitojnë karriget me rrota ...
Tragjedia në Athinë vazhdon, me mbi 50 të vdekur dhe me mijë...
Që prej ditës së djeshme, Greqia ka jetuar një tragjedi komb...
Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin ‘’Summe...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi rrezikon të ketë fatin e Gj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...