Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Pas protestës së opozitës të mbajtur të shtunën, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, është shfaqur të hënën në publik.
I zverdhur, i djersitur, me frymën që i merrej, me zë të mekur dhe me fraza të ngatërruara Xhafaj ka gjetur kurajo që të flasë, për lufën kundër krimit, korrupsionit si dhe për task forcën ?Forca e Ligjit?.
Si një i penduar që është i detyruar të bashkëpunojë me drejtësinë, Xhafaj, është ndalur tek refoma në polici.
Sipas tij, nënshkrimi i një marrëveshje me një kompani gjermane do të ndihmojë në luftimin e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.
Xhafaj është ministri që flet për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, merr pjesë në konferencat me të njëjtat tema, ndërkohë që me veprimet e tij bën të kundërtën.
Vëllai i tij Agron Xhafaj, edhe pse i dënuar më vendim të formës së prerë nuk kishtë bërë asnjë ditë burg dhe u kujtua që të zbatonte ligjin, vetëm pasi skandali u bë publik.
Mirëpo, Xhafaj, vijon t?i qëndrojë idesë se ka qenë një gabim që vëllai i tij, ka bërë në rini, ndërkaq nga ana tjetër, mezi gjen guximin të dalë para qytetarëve.
Fatmir Xhafaj, ndoshta do të kishte dhënë dorëheqjen dhe Qeveria Rama, në parim do të quhej e rënë. Pasi më i herët një rast i ngjashëm është përsëritur me paraardhësin e tij Saimir Tahiri.
I vetmi ndryshim mes tyre është se Tahiri akuzohet se ka bëshkëpunuar me kushërinjtë trafikantë, ndërsa Xhafaj me vëllanë trafikant.
Kur toka po i ?dridhet? nën këmbë, Fatmir Xhafa duket se është i detyruar që të mos japë dorëheqjen për hir të Qeverisë, duke u shëndërruar kështu pak a shumë në kurban të Edi Ramës.
Fjala e plotë e Ministrit Xhafaj:
Çështjet e luftës kundër Krimit Ekonomik, Pastrimit të Parave dhe Korrupsionit përbëjnë një sfidë të rëndësishme për të gjithë agjencitë ligj zbatuese të vendit dhe pa dyshim edhe për Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera që janë pjesë e Ministrisë së Brendshme.
Përbëjnë një sfidë të rëndësishme, por duhet pranuar njëkohësisht edhe një sfidë të vështirë për natyrën e këtyre lloj veprash penale për t?u hetuar dhe për t?u nxjerrë përpara përgjegjësisë penale personat përgjegjës.
Policia e Shtetit është në një moment të rëndësishëm reformimi në këtë fushë, në kuadrin e reformimit të përgjithshëm të Policisë Kriminale dhe e konsideron këtë një nga drejtimet kryesore, kyç, të punës së saj në kuadrin e programit të Qeverisë.
Natyrisht, miratimi më së fundmi i Planit të Veprimit për këtë çështje, i miratuar nga Qeveria, është një hap i rëndësishëm përpara, jo thjesht dhe vetëm se do ta vendosë këtë çështje akoma më shumë ndër prioritetet e agjendës së punës së Policisë, por ajo që është e rëndësishme është koordinimi më i mirë i të gjitha agjencive ligj zbatuese që operojnë në këtë fushë.
Operacioni “Forca e Ligjit” në vlerësimin tim, por besoj dhe jo vetëm në vlerësimin tim, por edhe të partnerëve që punojnë në këtë fushë dhe të gjithë aktorëve të tjerë, na ka dhënë një mësim të rëndësishëm: sado e fortë që të jetë një agjenci, sado burime njerëzore të ketë ajo, nëse nuk kemi një koordinim të mirë ndërmjet të gjitha agjencive që operojnë në këtë fushë, nuk mund të bëjmë suksesin e duhur.
Kjo e marrë në kushtet e vendit tonë, të Shqipërisë, ku edhe burimet njerëzore, financiare dhe teknike, nuk janë aq të shumta për fusha të caktuara, besoj se mbetet një prioritet.
Dhe në kontekstin e këtij Plani Veprimi, që adreson çështjet që lidhen kundër krimit ekonomik, pastrimit të parave dhe korrupsionit, kjo mbetet një nga domosdoshmëritë për të pasur sukses.
Dhe në këtë kontekst, së pari, ofrimi i një kompanie të tillë, prestigjoze me eksperiencë ndërkombëtare, besoj se do të jetë një vlerë e shtuar nga pikëpamja e nevojës që kemi për analiza të rëndësishme, për të kuptuar se cila është qasje më e mirë në kushtet e vendit tonë.
Së dyti, nga pikëpamja e nevojës për të identifikuar se cilat do
të jenë organizimet më të përshtatshme, më eficente për të adresuar fenomene të kësaj natyre.
Së treti, për të rritur nivelin e trajnimeve të kapaciteteve që ne kemi dhe ajo që është shumë e rëndësishme, besoj edhe nga nevoja që ne kemi për të koordinuar jo vetëm ndërveprimet ndërmjet aktorëve shqiptarë, por edhe me aktorë të tjerë ndërkombëtar që operojnë në këtë fushë, sepse, çështjet e pastrimit të parave, apo çështjet e korrupsionit, janë çështje siç e thashë shumë të ndërlikuara, shumë të vështira dhe kërkojnë një koordinim shumë të mirë edhe me partnerët që operojnë në këtë fushë në vendet e tjera.
Një gjë është shumë e rëndësishme dhe besoj që edhe në përzgjedhjen e kompanisë është mbajtur në konsideratë, është trajtimi i të gjithë këtyre raporteve, i gjithë këtyre burimeve, i gjithë këtyre të dhënave të cilat kërkojnë një konfidencialitet të veçantë dhe që kërkojnë natyrisht edhe një kompani të njohur për këtë cilësi, por edhe të aftë për ata bërë këtë gjë në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Unë shpresoj që nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të jetë një kontribut, do të jetë një vlerë e shtuar, për t?i dhënë një tjetër dimension punës së agjencive tona ligj zbatuese në fushën e luftës kundër krimit ekonomik, pastrimit të parave dhe korrupsionit.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë mbledhjes së ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ndërsa ka folur në lidhje me...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se është e papranueshme...
Të shtunën opozita protestoi para kryeministrisë me kauzën k...
Gazetarët nuk janë lejuar të ndjekin seancën gjyqësore të Sa...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ku një tur...
Skandali “Xhafaj” prej disa ditësh ka vënë në lëvizje Prokur...
Sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike...
Një fugon që shpërndante bukë është përfshirë nga flakët në ...
Saimir Tahiri do të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore, p...
Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, ka komentuar deklara...
Në mbledhjen sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokrat...
Ish-kreu i Partisë Demokratike, dhe lideri historik i demokr...
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur ditën...
Niko Peleshi, i cili është ministër i Bujqësisë dhe kreu i ...
Albert Veliu, 51 vjeç nga Vlora është arrestuar nga punonjës...
Dëshmitari X është arrestuar paraditen e sotme në territori...
Dëshmitari X, i njohur si Albert Veliu është arrestuar.Ai ës...
Disa ditë më parë, CNA.al ka raportuar për një takim të Fahr...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se duhet n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...