web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hajdarmataj mban “peng” Artan Hoxhën

23 Maj 2018, 16:43, Aktualitet CNA

Rënia e avionit në Ishëm, me pilot italianin Guido Guidi në 15 shtator të 2016, pasoi me marrjen peng të telefonave të gazetarit investigativ, Artan Hoxha.

Prokuroria e Krimeve të Rënda asokohe me Kryeprokuror Besim Hajdarmatajn, i ka sekuestruar dy telefona celular, nën pretendimin se kishte nxjerrë sekretin  hetimor teksa e kishte komentuar ngjarjen në një emision televiziv.

Në një prononcim për CNA.al, Hoxha është shprehur se telefonat ende nuk i ka tërhequr nga Prokuroria, me arsyetimin se janë duke i kryer ekspertizë.

?Telefonat i kam kërkuar disa herë, por nuk mi kanë kthyer me arsyetimin se janë duke i kryer ekspertizë?,- ka thënë Artan Hoxha.

Në këtë mënyrë pasqyrohet dhe një herë arroganca e Prokurorisë ndaj medias si institucion dhe gazetarëve. /CNA.al





Lajmet e fundit nga