web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet dosja hetimore/ “Baroni i drogës” shfrytëzoi protestën e Opozitës

23 Maj 2018, 10:46, Aktualitet CNA

Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka zbardhur me detaje skemën që ka përdorur grupi i ?baronit të drogës? në Shqipëri.

Në dosjen e siguar nga CNA.al, zbardhet mënyrë se si funksiononte grupi i Met Kananit në Shqipëri.

Pas Fierit, strukturat policore e kanë vijuar aksionin në Vlorë,  Kavajë, Rrogozhinë dhe Durrës.

Kështu me datë 18.12.2017 në orën 07.30 në Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Renato Skënder Agalliu. Gjatë kontrollit të automjetit tip Opel Zafira me ngjyrë blu me targa AA0820Z në përdorim prej tij u gjet në sedilen e pasme, u gjet një çantë sporti me ngjyrë të zezë, brenda së cilës kisht 19 pako në formë paralelopipedi me mbishkrime me ngjyre blu.

Brenda  tyre kishte material bimor, në formë boçe, si ajo e lëndës narkotike kanabis sativa. Edhe në bagazhin e automjetit, u gjetën tetë pako të tjera të mbështjella me qese plasmasi transparente me mbishkrime , me ngjyrë blu “X X” , ku edhe brenda tyre është gjetur material bimor në forme boçe si ai i pari.

Prokuroria nëpërmjet përgjimeve ka siguruar biseda të shtetasit Renato Agalliut me shtetasin Iliro Haruni.

Ilir Haruni që përdor numrin e telefonit 0692084444  i telefonon shtetasit Renato Agalliu që përdor numrin e telefonit 00355697724104.

Në një nga mesazhet e transkriptuara rezulton se Haruni i ka thënë Agalliut: “eee ec kalo se kan dal për protestë, s?kan punë me furgonat rripin dhe ec drejt, se është protesta në Tiranë e kupton dhe  do ndalojnë, ata që do të ikin për Tiranë.

Shtetasi Renato Agalliu i thotë: se është një çik problem ëëë.

Ndërsa shtetasi Ilir Haruni i përgjigjet: Në rregull fike, pastaj do hidhesh. Hidhu në krahun matanë. Të vij e të marr unë. Lere makinë o vlla?.se po vij unë në krahun matanë.. në të kundërt hajt.

Në momentin që fugoni eshtë ndaluar nga policia lliri ka njoftuar shtetasin me numër telefoni 00355693925787,  i cili ka qënë personi që po i priste në  qytetin e Vlorës, duke e pyetur. “ku je se dhe unë kam ikur, lëviza se ra ai, fik telefonin, hajd?.

Më pas i hetuari Iliro Haruni rezulton se ka ndryshuar numrin e telefonit.

Prokuroria  ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Renato Agalliu ka  bashkëpunuar me shtetasin Iliro Haruni, duke siguruar sasinë prej rreth 77 kg. lëndë narkotike  kanabis sativa. Lëndën narkotike do ta dorëzonin tek një shtetas i paidentifikuar që përdorte numrin e telefonit 00355693925787.

Shtrirja e grupit të drogës, në Kavajë

Në datë 23.02.2018. në qytetin e Kavajës është bërë kapja në flagrancë e shtetasit Hajrulla Gjekaj, të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me silenciator.

Gjatë kohës që ky shtetas ishte ndaluar, ka kontaktuar me të hetuarin Bilbil Heqimi të cilit i tregon se e kanë ndalur në Kavajë dhe se ?u kam thënë se kam folur me ty për punën e atij Fordit, a kena fol? dhe i hetuari Bilbili e pohon.

Sipas Prokurorisë me datë 23.02.2018 në orën 08:10:09 i hetuari Bilbil Heqimi që përdor numrin e telefonit 0698678486 është telefonuar nga i hetuari Armando Gjini (Tonin) që përdor numrin e telefonit 00355698591170

Ky  i fundit e pyet se ” a të mori Nexha, se unë po vi nga Durrësi e po takohemi, e lëm takim dhe takohemi tek rrethrrotullimi në Rrogozhinë a dikun, se un kujtova se të ka thirr ai po hajd. Ja po fol me Nexhën e po të them?

Në orën 08:26:35 i hetuari Bilbil Heqimi që përdor numrin e telefonit 0698678486 i telefonon shtetasit që përdor numrin e telefonit 00355699381014 dhe i thotë ndër të tjera se “po vjen Nexha andej nga ty? dhe pastaj e lënë të shkojnë së bashku tek i hetuari Bilbil Heqimi.

Në orën 09:19:04 te hetuarin Bilbil Heqimi që përdor numrin e telefonit 0698678486 e telefon i hetuari Armando Gjini (Tonin) që përdor numrin e telefonit 00355698591170 dhe i thotë se “Thash të takojnë edhe Qemalin aty për atë bisedën?.

I hetuari Bilbil Heqimi i thotë se “Mirë, mirë po vim aty llafosemi aty, hajde?.

Takimi i trafikantëve në Rrogozhinë

Sipas raportit të vëzhgimit për datën 23.02.2018 rezulton se në orën 09:35′ konstatohet duke hipur në automjetin me targë DF536LX shtetasi që thërritet “Bilbil” ( i hetuari Bilbil Heqimi) bashkë me një shtetase femër rreth moshës 35 vjeçe me flokë të verdha e veshur me një xhup kafe dhe pantallona blu. Automjeti  ka vazhduar lëvizjen në rrugën “Skënderbeu” drejt rrethrrotullimit të Shelqit ku dhe ka humbur nga vëzhgimi.

Më pas në orën 10.32′ është konstatuar i parkuar automjeti Fiat me targë DF536LX sa kalon rreth rrethrrotullimin e Rrogozhinës në  autostradë,  tek bar Restorant Hotel Alessio.

Në orën 11.30′ është konstatuar në afërsi të automjetit me targë DF536LX i hetuari Bilbil H     eqimi, i cili kishte diçka në një qese plastike ngjyrë blu, që e mbante në dorë.

Ai ishte bashkë me tre persona të tjerë, të cilët ishin me një automjet pezho ngjyrë gri me targë AA824TE.

Personi i parë rreth moshës 52 vjeç me flokë të shkurtra, i shëndoshë, i veshur me pantallona xhinse ngjyrë blu dhe bluzë të brendshme ngjyrë blu dhe pallto treçerekëshe ngjyrë të zezë, ndërsa personi i dytë rreth moshës 50 vjeç me flokë të shkurtra, të rëna pak para, veshur me xhinse ngjyrë gri të errëta, triko gri të errët dhe xhup të zi.

Personi  i tretë ishte 45 vjeç me flokë të gethura zero. me kapele, veshur me xhup të zi dhe pantallona xhinse gjyrë blu. Fillimisht kontaktoi dhe bisedoi me personat rreth moshave 52 vjeç dhe 50 vjeç.

I hetuari Bilbil i jep një qese plastike me ngjyrë blu shtetasit 52 vjeç, i cili futet në automjetin tip Pezho, ngjyrË gri me targa AA824TE, ndërsa shtetasi Bilbil Heqimi sëbashku me personin rreth moshës 50 vjeç vazhdojnë levizjen në këmbë në drejtim të një tezge fruta perimesh, ku pas rreth dy minutash kthehen përsëri tek automjeti pezho ngjyre gri me targa AA824TE.

Në orën 11.34, të katër personat u ndanë nga njëri tjetri, ku shtetasi Bilbiln Heqimi hipi në automjetin me targa DF536LX, ndërsa tre personat e tjerë hipën në automjetin pezho, ngjyrë gri, me targë AA824TE, ku personi rreth moshës 52 vjeç ishte drejtues mjeti, personi rreth moshës 50 vjeç pasagjer në vendin e parë dhe personi rreth 45 vjeç qeros, pasagjer i ulur mbrapa.

Në orën 11.43 automjeti me targë AA824TE u ndalua nga shërbimet e patrullës së qarkullimit rrugor.

Zbritën duke komunikuar me shërbimet e qarkullimit rrugor, ndërsa drejtuesi automjetit i identifikuar si shtetasi Nexhat Hamdi Mlloja dhe personi rreth moshës 52 vjeç i shëndoshë i identilikuar si Hajrullah Gjeka.

Gjatë kësaj kohe shtetasi Shaqir Hajrullah Gjeka, lëvizi nga automjeti dhe shkoi në një pikë materialesh ndërtimi me paleta tullash blloqe betoni me emrin ?Kapidani?, në një distancë rreth 30 metër nga automjeti dhe u kthye përsëri  tek automjeti pas rreth 2-3 minutash i pashoqëruar nga shërbimet e qarkullimit rrugor. Në këtë kohë kanë mbërritur edhe shërbime të tjera policore nga Komisariati i Kavajës dhe në vendin ku shkoi  shtetasi Shaqir Hajrullah Gjeka u gjet e fshehur poshtë disa blloqe betoni tek pika e materialeve të ndërtimit, një  silenciator armë zjarri pistoletë, një armë zjarri pistoletë+, me nr.65028, me dorezë plastike të zezë si dhe një qese plastike e bardhë me fishekë./CNA.al

-Vijon-





Lajmet e fundit nga