VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
E kishte pritur shumë gjatë këtë moment dhe donte ta bënte të veçantë, siç do e ëndërronte çdo vajzë. Publikisht, në një ambient tejet masiv e të ndjekur nga qindra sy kureshtarë Edi i është ulur në gjunjë Nadës duke i ofruar unazën e martesës. Të gjithë këtë surprizë për të fejuarën e tij ai e organizoi me stafin e ?Ka një mesazh për ty? mes emocioneve të mëdha, ndoshta si në atë ditë kur i dha puthjen e parë që vulosi dashurinë mes tyre.
Përballë moderatorit Ardit Gjebrea ai ka rrëfyer historinë e njohjes me vajzën e ëndrrave të tij. Gjithçka nisi në dhjetorin e vitit 2012 kur Eduarti, në atë kohë 19-vjeç dhe në universitet, ftohet nga një shok dhe e dashura e këtij të fundit për të marrë pjesë në një mbrëmje gjimnazistësh. Që të mos ishte vetëm, ai kërkoi që shoqja t?i gjente një shoqëruese për atë mbrëmje dhe menjëherë ajo i propozoi mikëshën e saj Ernaldën. ?Shoqja i pëshpëriti diçka në vesh asaj dhe ajo u përgjigj: Unë me atë? Kurrë! Ti je qeros dhe kjo është një gjë që s?ka për të ndodhur kurrë?, tregon Edi për momentin e parë të prezantimit me Nadën. Siç ndodh zakonisht në raste të tilla, refuzimi është gjithmonë ?joshës? për të këmbëngulur më tej. Shoqja i foli vazhdimisht Nadës për Edin të cilit i mbeti ?fiksim? që ta bënte për vete vajzën. Atëherë Edi punonte kamarier dhe me shumë vështirësi merrte leje për pak minuta që të shkonte në shkollën e Nadës e të shfrytëzonte 15 minutëshin e pushimit të gjatë që ta takonte. Një ditë ajo i?a bëri me shenjë që të futej brenda dhe Edi nuk nguroi të kapërcente mbi hekurat e rrethimit të shkollës. Aty në katin e tretë foli vetëm për vetëm me Nadën dhe duhet të ketë qenë aq bindës në fjalët e tij sa arriti t?i rrëmbejë dhe puthjen e parë. Ky ishte momenti i lidhjes por edhe i vështirësive në rritje për ta mbajtur gjallë dashurinë e tyre. Nada shoqërohej vazhdimisht nga familjarët e saj dhe i vetmi moment i takimit mes dy të rinjëve ishte ai 15 minutëshi i ?shenjtë? i pushimit në shkollë. Tre muaj më vonë Edi takon babain e Nadës i cili i kërkoi që të njihej me familjen e tij. Por mesa duket Edi nuk ishte ende gati për këtë hap sepse donte që të mbaronte dhe shkollën dhe prezantimi i familjeve u shty për një kohë të gjatë. Për tre vite të tjera çiftit i duhej të takoheshin me minuta të numëruara, derisa erdhi momenti i shumëpritur për familjet. Në atë periudhë babai i Edit ishte i sëmurë rëndë dhe mjekët i kishin dhënë shumë pak kohë jetë. Me pëlqimin e familjes, vendosë që të takojnë prindërit e Nadës, në një datë që përkonte dhe me 20 vjetorin e lindjes së vajzës. Meqënëse gjithçka shkoi mirë dy të rinjtë menduan se tashmë do ishin të lirë për të shijuar daljet me njëri-tjetrin. Por në fakt ata patën dhe një sprovë tjetër të fortë. Edi u angazhua me forcat e armatosura si ushtarak dhe i?u desh për një kohë të gjatë që të qëndronte larg Nadës për shkak se ishte me mision jashtë Shqipërisë.
Malli mbase e forcoi më tepër lidhjen mes tyre dhe Edi më i bindur se kurrë, mori hapin e shumëpritur: t?i propozojë Nadës për martesë.
?Ka një mesazh për ty?, siç nuk ndodh shpesh, ishte zhvendosur jashtë ambienteve të studios në TV Klan për të realizuar dëshirën e Edit. Një kushërirë e tij ishte bërë edhe bashkëpunëtorja e emisionit që ta sillte Nadën në ambientet e ?TEG?.
Siç ndodh gjithmonë që gjatë programit ?E diela shqiptare? moderatori Gjebrea bën mesazhe promocionale, këtë herë zgjodhi ?rastësisht? Nadën, një ndër klientet e ulura në barin ngjitur për të realizuar reklamën.
Kamerat e fshehura në cepat e qendrës tregëtare fokusonin habinë dhe emocionet e saj që pak nga pak po e kuptonte se ?diçka po ndodh??. Këtë e ka vënë re më së miri kur në sfond është dëgjuar kënga e preferuar e asaj dhe Edit dhe balerinët e programit kanë ?vërshuar? përpara duke kërcyer.
Duke kryqëzuar gishtat për fat, Edi ka zbritur i vendosur shkallët nga kati i dytë për t?u bërë pjesë e koreografisë së balerinëve.
Fjalët e këngës ?Marry me? të Bruno Mars e kanë ndihuar djalin për t?iu afruar të dashurës së tij që dridhej nga emocionet. ?Dua të martohem me ty? i ka thënë me këngë Edi dhe në gjunjë i ka zgjatur unazën të cilën i?a ka vendosur në gisht.
Përveç lotëve të gëzimit dhe puthjes, Nada nuk ka mundur të japë përgjigje më të mirë për këtë propozim të guximshëm në publik.
?Në emër të redaksisë tonë ju urojmë jetë të lumtur dhe me shumë kalamaj?, u ka thënë Ardit Gjebrea çiftit të të rinjëve. Siç është shprehur dhe vetë djali, i?a ka vlejtur gjithë ajo pritje e gjatë për këtë moment.
Me siguri shumë vajza që e kanë ndjekur nga ekrani propozimin e guximshëm të Edit për Nadën kanë filluar të ëndërrojnë. Disa edhe mund të kenë thumbuar partnerët e tyre me pyetjen ?përse nuk më bën dhe ti mua një propozim të tillë?? Megjithse nuk është i pari dhe as i fundit, Edi e hapi lojën. Çdo njeri është unik në ndienjat dhe historinë e tij, ndaj forca! Çfarë prisni akoma?!
Është një prej shtëpive më famëkeqe në Britani, një banesë n...
Maria Sol Perez është një nga femrat që ngrenë temperaturat ...
Në radion më ‘sexy’, IN Radio, sic gazetari Sokol Balla ka p...
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka kujtuar sot babain e ndjerë pë...
Xhesur dhe Syhan më në fund janë të lumtur në krahët e njëri...
Alketa Vejsiu ishte e ftuar dje në “Mos i fol shoferit” ku s...
Anastasia Kvitko u bë e famshme për krahasimin e saj me seks...
Armela Hyseni ishte një ndër banoret më të përfolura të “Big...
Ajo është një nga modelet më të njohura në botë dhe shumë e ...
Këngëtarja aq e dashur Aurela Gaçe ishte e ftuara e moderato...
Ka shumë arsye pse këpucët mund të mbajnë aromë të keqe: nga...
Në një fotografi që ka postuar në profilin e saj në Instagra...
Kur është fjala për protokollin mbretëror, princi Harry dhe ...
Iku koha kur meshkujve u interesonte vetëm akti final! Tashm...
Nuk është më një sekret se qëndrimi në celular natën vonë nu...
Tesla ka zhvilluar projektin e fundit të baterive në shkallë...
Studiuesit e Universitetit Indiana, të cilët kanë në fokus m...
Stina e verës është thuajse stina e preferuar e të gjithëve,...
Meshkujt zakonisht janë më të prirur të shohin femrat e tjer...
Po ju prezantojmë me “Barbie-n e vërtetë aziatike”, e cila k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...