SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
Mungon kritika, qarje e qëmotshme, gati-gati refren në ligjërimin tonë për letërsinë. Përtej ankimit dhe qarjes, është mbase më konstruktive të diskutojmë shkaqet.
Mungon kritika, po a ekziston leximi? Ka rënë dukshëm, thonë disa, brezi i ri nuk lexon, ku ne e ku këta! Dhe si argument sjellin tirazhet. Atëhere librat e mirë botoheshin në 20 mijë kopje dhe shpesh nuk i gjeje, një pjesë shiteshin nën banak, për miq e të njohur.
Vërtetë kanë rënë tirazhet, por janë shtuar dukshëm titujt, kundërshtojnë disa.
Hajde e gjeje cila është e vërtetë! Si edhe në fusha të tjera mungojnë të dhënat empirike. Diskutojmë me hamendje. Në një tjetër regjistër, ky lloj diskutimi quhet spekullim.
Mirë leximin individual nuk e masim, po pse e kemi aq të mekët leximin publik? Nuk i praktikojmë grupet apo klubet e leximit. Të rralla e tejet formale janë takimet me autorin, leximi prej tij në auditor.
Kemi radio dhe televizione të shumta, por leximi i letërsisë në to është i munguari i madh. Këto dhe forma të tjera të leximit tejindividual, do nxisnin artikulim publik për këtë apo atë vepër, për këtë apo atë shkrimtar.
Mungon kritika, por a ekzistojnë mediumet që e kërkojnë, e nxisin, e gjenerojnë? Bashkë me kritikën mungojnë edhe revistat a gazetat e specializuara. Ashtu siç mungojnë edhe rubrikat serioze në media me emër, gazeta a televizione qofshin.
Mungon kritika, por a ekzistojnë lexuesit e kualifikuar e të artikuluar? Lexues, që seleksionojnë e nxjerrin në pah, qoftë me një recensë a qoftë edhe me vetëm një referencë, vlerat që hidhen në qarkullim. Dhe ndihmojnë kështu të orientohet masa e lexuesve të thjeshtë. E bëjnë më të lehtë ndarjen e drithit nga byku e kashta e botimeve.
Me gjasë këta lexues të kualifikuar ekzistojnë, por nuk përqëndrohen aq tek vlerat që krijohen në shqip. Dhe në një farë mase është e kuptueshme. Jetojmë në kohën kur librin e mirë, që bën emër në NY, Londër a Paris, mund ta blesh në variant elektronik njëkohësisht me njujorkezin a londinezin.
Mungon kritika, por a ekzistojnë kritikët? Është profesion jo fort i lehtë, kërkon specializim të hollë, erudicion të thellë e shije të rafinura. Sa punojmë për të përgatitur kritikë në kurse universitare e pasuniversitare; ç?institucione shkencore kemi?
Kjo është vetëm njera anë e mungesës a pengesës. Ana institucionale. Por ekziston dhe ana etike: jemi vend i vogël, ndajmë të njëjtat hapësira, rrjedhimisht nuk është aq e lehtë të vlerësosh tjetrin, pa u ndruajtur a frenuar.
Dhe më në fund: Mungon kritika, po a kemi letërsi?
Është vështirë të përgjigjesh. E sigurt është se kemi një vërshim botimesh të paguar nga vetë autorët, pa kurrfarë seleksionimi, sipas parimit ?zhgarravit, paguaj e boto?.
Në këtë det byku nuk është lehtë të gjesh drithin letrar. Mund të humbasë e të përfundojë në sosmë. Për më tepër, se fjala, qoftë edhe ajo letrare, nuk ka më peshën e dikurshme, i ka hyrë rëndshëm në pjesë imazhi. Edhe spektakli.
E meqë është koha e e spektaklit, s?na mbetet gjë tjetër veçse të performojmë melodramën ?mungon kritika?.
Disa persona kanë rënë në pranga me vendim gjykate, bën me d...
Turin e takimeve të llogaridhënies publike, ministri i Bujqë...
LSI ka ankimuar vendimin e Prokurorisë që mbylli hetimet për...
Prej disa ditësh kryetemë debati e diskutimi, është dosja e ...
Kur sheh që ka artistë shqiptarë që performojnë në skenat to...
Shërbimi u mamografisë për diagnostikimin e hershëm të kance...
Nga sot, sinjali i platformës së RTSH, do të shtrihet në një...
Policia e Shtetit ka vijuar aksionin për rritjen e sigurisë ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri...
Dy makina u gjetën të djegura mëngjesin e sotëm në fshatin B...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i është bashku...
Flet Zak Topuzi, nga Shoqata e Hotelerisë dhe TurizmitBregde...
Dy automjete janë gjetur të djegura gjatë natës në Vlorë, në...
Hetimi ndaj PD dhe Lulzim Bashës po merr ritme të paparashik...
Flet Kryetari i ATOA (Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & A...
Tashmë nuk është më sekret, për shqiptarët, rimodelimi i hun...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e von...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Moti për ditën e sotme, e shtunë 12 Maj 2018. Nëse po përga...
Më në fund rikthehet dinamika dhe pozitiviteti në vendin e p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...