PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Nga Skënder Minxhozi
Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk na zhgënjeu edhe një herë. Në linjë me historinë dhe reputacionin që mban, në drejtim të mbrojtjes së korrupsionit të gjyqtarëve dhe të garantimit të paprekshmërisë së çfarëdo shkeljeje e pazari të pisët që ata bëjnë, KLD ka thënë edhe një herë ?jo? për shkarkimin e katër gjyqtarëve, të kërkuar nga Ministria e Drejtësisë. Ashtu siç kishte bërë edhe në janar të këtij viti, kur kishte rrëzuar kërkesën e ministres Gjonaj për masa disiplinore për 13 gjyqtarë.
Rasti i mbledhjes së janarit, me debatet e brendshme që u botuan në media, zbuloi natyrën e vrazhdë dhe të pandjeshme me të cilën KLD ka hedhur poshtë akuza konkrete për shkelje monstruoze të një liste të gjatë gjyqtarësh. Kush lexon se çfarë kanë thënë anëtarët e KLD në atë mbledhje, kupton se tashmë aleanca e sistemit të vjetër të drejtësisë me abuzimin dhe shpërfilljen e ligjit, ka marrë trajtat e një sëmundjeje terminale. Nuk njohin më skrupuj, vetëm votojnë si korporatë që ndjen se ndodhet në rrezik.
Vonesa e Reformës në Drejtësi, bashkë me kostot që ka sjellë në krijimin e institucioneve bazë që do të zëvendësonin edhe ?kadavrën? KLD, po shtyn në kalenda rrëzimin e pandëshkueshmërisë dhe të imunitetit ligjor për një listë të gjatë gjyqtarësh e prokurorësh. Qëndrimi shurdh i KLD edhe këto ditë, kur Vetingu ka bërë tashmë viktimat e para gjatë rrugës, është prova se me një pjesë të sistemit të drejtësisë shqiptare nuk ka vend forca e shembullit, por vetëm shembulli i forcës.
KLD ka bërë edhe një herë mburojën e gjyqtarëve që, ndër të tjera, kishin kryer shkelje të rënda për kriminelë të kërkuar nga Shqipëria e Italia. Me qëndrimin e saj shpërfillës ndaj kundravajtjeve ligjore, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë të lëvizë nga vendi edhe kreun e shtetit Meta, që zakonisht ka qenë garantist dhe konservator kur ka qenë fjala për të ndryshuar diçka në sistemin e drejtësisë.
Me deklarimin e Ilir Metës kundër, KLD ka humbur jo vetëm kreun e tryezës, por edhe njërin ndër filtrat e fundit që e ka mbajtur në këmbë këto vite, me rolin frenues gjatë reformës në drejtësi.
Tashmë të gjithë duket se e kanë shitur këtë llogore të ndryshkur të (pa)drejtësisë shqiptare. Megjithatë japonezët luftuan në transhetë e Paqësorit edhe shumë vite pasi kishte mbaruar Lufta e Dytë Botërore. Kështu po ndodh edhe në këtë rast. /Tema
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Dega Kukës, Ibsen Elezi, ...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Dega Kukës, Ibsen Elezi,...
Menjëherë pas denoncimit nga ana e emisionit Fiks Fare mbi c...
Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berishës, Izet Haxhia ...
Sot në orën 23.00 nis emisioni më interesant sportiv në IN T...
E ftuar në emisionin radiofonik “IN Traffic” në IN Radio 105...
Lista Serbe nuk do të kthehet në Qeverinë e Kosovës, “sepse ...
Pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit...
Në emisionin ‘Fun Day’ me Fatma Methasani ishte e ftuar Ueda...
Reagimeve pas grabitjes së Postës Sekrete të Prokurorisë së ...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Delegacioni i ...
Pas grabitjes së Postës Sekrete të Prokurorisë së Durrësit, ...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Pas grabitjes së Postës Sekrete të Prokurorisë në Durrës ka ...
Pasditen e sotme Edi Rama ka organizuar një takim me banorët...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur një ditë më p...
Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 10 mijë euro për familjen e d...
Kryeministri Edi Rama, ka vijuar me fushatën e llogaridhënie...
Grindja e vazhdueshme në disa vende të BE-së për statusin e ...
Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me ‘Skype’ për rubrikë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...