web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dashuri Bardh e Zi/ Ja çfarë do ndodhë në serinë e sotme

7 Maj 2018, 11:30, Lifestyle CNA

Jeter shkon tek shtëpia e Jigit dhe takohet me Sunën. Ajo takon djalin e vogël, nipin e saj dhe emocionohet. Ferhat i kthen telefonin Asllës dhe i thotë që kjo është dhurata ime për dasmë, por i vendos disa rregulla. Sinan i bie pa pushim dhe Ferhat i thotë ta bllokojë numrin e tij nëse nuk do që t?i shkoj në funeral. Namik kërcënon Asllën duke i thënë se ka një jetë që i pret këto zgjedhje. Ajo i thotë se si ka besuar një njeri si ai, si ka mundur të bashkëpunjë me një vrasës. Gjithashtu i thotë se ajo nuk mund të bëhet si ata dhe gjithçka po bën e bën për familjen e saj. Gjatë një darke familjare Gylsym nuk ndihet mirë dhe detyrohet t?i tregojë Asllës mbi shtatzaninë e saj.

Ajo nuk ka besim tek Asllë por më pas e kupton dhe i tregon asaj, Asllë i premton se do ta ndihmojë. Ferhat pyet vazhdimisht se çfarë ka motra e tij. Kjo e fundit jep një deklaratë për shtyp, ku tregon mbi martesën e saj me Ferhatin. I thotë se janë të lumtur dhe se janë njohur vite më parë. Gjithçka qe një farsë para mediave. Asllë i thotë vjerrës saj se si mendon se mund të ndihet një e burgosur që shtiret si e lumtur. Namik dhe Ferhat do të kenë debate. Namik i thotë se gruaja jote nuk më dëgjon dhe nuk po sillet mirë, ai ka frikë se ajo do ti prish zgjedhjet. Ferhat i thotë se nuk dua të mësosh ti sepse ka kohë që jam rritur dhe di çfarë bëj. Asllë flet në telefon me pacienten e saj të vogël.

Xhem mëson se prokurori Jigit është vëllai i Ferhatit. Ai mbetet i shtangur. Namik i tregon Igitit se Ferhat është djali i saj dhe se në atë laptop gjendet çdo detaj. Namik i tregon asaj si ai dhe Jeter kanë kaluar një histori të ngjashme me atë që po përjeton Ferhati. Ai thotë se këtë histori e di vetëm unë dhe Jeter. Sinan gjen adresën e Asllës dhe shkon ta takojë duke i krkuar llogari. Por Ferhat i shikon dhe e merr Asllën. Në dabat e sipër Asllë plagos Ferhatin me thikë.





Lajmet e fundit nga