web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stresi i bën “diss” policisë: Del në video duke pirë hashash

16 Prill 2018, 08:40, Lifestyle CNA

Ai u kap dy ditë më parë nga policia teksa konsumonte kokainë, në një prej lokaleve të Tiranës.

?Jam përdorues droge, por nuk merrem me shitjen e saj. Me miqtë e mi konsumoj drogë kur gjej. Dua të lirohem se nuk kam bërë asnjë shkelje?, dëshmoi Stresi.

Dy ditë pasi qëndroi në qelinë e paraburgimit ai u lirua dhe menjëherë vendosi që të ndante me fansat reagimin e tij.

Reperi shqiptar postoi një video ku shihet duke tymosur në lagje, ndërsa në një mur shkruhet: ?Policisë mos u dorëzo. Paqe jeshile. Banda e lagjes?.

?Jom shumë i madh për ju, i lirë?, shkruan Stresi në përshkrimin e videos./CNA





Lajmet e fundit nga